Page 42 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 42

lidhje dhe mbikëqyrje me trupin në varrin e tij, ai falet në varrin e tij dhe ia kthenë
                      selamin atij që e përshëndet edhe pse shpirti i tij është në shoqërinë më të lartë.
                      Mes  këtyre  dy  çështjeve  nuk  ka  kundërshtim  sepse  çështja  e  shpirtrave  është
                      ndryshe nga çështja e trupave, ti ndonjëherë  sheh dy  shpirtra të ngjashëm  dhe të
                      harmonizuar deri në skaj të afërsisë edhe pse në mes tyre ka distancë sa mes Lindjes
                      dhe  Perëndimit,  poashtu  i  gjen  dy  shpirtra  të  paparështatshëm  dhe  të  urrejtur
                      ndërmjet vete deri në skaj edhe pse trupat e tyre janë afër njëri-tjetrit dhe të ngjitur.
                      Zbritja dhe ngritja e shpirtit, si dhe afërsia dhe largësia e tij nuk është e të njejtit lloj
                      si te trupi, sepse ai lartësohet deri mbi shtatë qiejt, pastaj ai zbret në tokë brenda
                      daljes së tij nga trupi dhe vendosja e të vdekurit në varr, e kjo është një kohë shumë
                      e shpejtë që trupi nuk ka mundësi assesi ta bëjë, poashtu këtu mund të përmendet
                      ngritja dhe zbritja e tij në trup gjatë gjumit dhe në gjendje të zgjuar, disa e paraqitën
                      shembullin e tij me shemmbullin e diellit i cili është në qiell kurse rrezet e tij në
                      tokë, ndërsa imami ynë (Ibn Tejmije) tha: Ky nuk është një shembull adekuat sepse
                      vetë dielli nuk zbret nga qielli dhe se rrezet e tij në tokë nuk janë vetë dielli e as
                      cilësia e tij, por ato janë një dukuri të cilat ndodhën si shkak i diellit dhe planetit
                      përballë tij, kurse shpirti vetë ai ngritet dhe zbret dhe sa i përket thënies së Sahabëve
                      (r.a.) të cilët i thanë të Dërguarit (s.a.v.s.) për të mbyturit në Bedr: Si u flet njerëzve
                      të cilët janë kalbur, kur ai u tha se e dëgjuan thënien e tij, e kjo nuk mohon kthimin e
                      shpirtrave të tyre në trupa në atë kohë me një kthim që i bën të dëgjojnë thënien e tij,
                      sepse trupat ishin kalbur ndërsa të folurit i është drejtuar shpirtrave të cilët ishin të
                      ndërlidhur me trupat të cilët ishin kalbur.
                      Ndërsa sa i përket thënies së All-llahut të madhëruar: “...e ti nuk mund të bësh të
                      dëgjojë ai që është në varr” (Fatir : 22), vetë rrjedhja e ajetit argumenton se për
                      qëllim  është  pabesimtari  me  zemër  të  vdekur  i  cili  nuk  mund  të  dëgjojë  me  një
                      dëgjim që i bën dobi sikurse nuk ke mundësi që t’i bësh të dëgjojnë ata që janë në
                      varr me dëgjim që u bën dobi, e All-llahu i madhëruar nuk ka për qëllim se banorët e
                      varreve nuk dëgjojnë tërësisht, e si mund të jetë kështu kur I Dërguari (s.a.v.s.) na
                      lajmëroi se ata dëgjojnë rrahjen e këpucave të atyre që e përcjellin (xhenazen)
                      dhe se të mbyturit e Bedrit i dëgjuan fjalët e tij, e bëri ligj që të përshëndeten ata
                      me  selam  sikur  përshëndetet  ai  që  është  prezent  dhe  na  lajmëroi  se  ai  që  e
                      përshëndet vëllaun e tij besimtar (të vdekur) me selam, ai ia kthen selamin.
                      Ky ajet është i ngjashëm me ajetin: “Ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e
                      as nuk mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë
                      shpinën” (En-Neml : 80). Mund të thuhet: Mohimi i dëgjimit nga i shurdhëri bashkë
                      me mohimin e dëgjimit nga të vdekurit argumenton mospërgatitjen e të dy palëve
                      për dëgjim dhe se zemrat e atyre pasiqë ishin të vdekura e të shurdhëra edhe dëgjimi
                      i tyre i fjalëve është i pamundur si rasti i të vdekurit dhe të shurdhërit. Kjo është e
                      vërtetë, por nuk mohon dëgjimin e shpirtrave pas vdekjes të një dëgjimi qortues e
                      këshillues  përmes  ndërlidhjes  së  tij  me  trupat  në  ndonjë  kohë  dhe  ky  nuk  është
                      dëgjimi i mohuar, All-llahu e di më së miri.
                      Kuptimi i vërtetë është: Ti nuk ke mundësi ta bësh të dëgjoj atë që All-llahu nuk
                      dëshiron  ta  bëj  të  dëgjoj,  ti  je  vetëm  qortues,  d.m.th.  All-llahu  ta  mundësoi  ty
                      qortimin me të cilin të ngarkoi dhe jo ta bësh të dëgjoj atë që All-llahu nuk dëshiron
                      ta bëjë të dëgjoj.
                      Kurse thënia e tij: Hadithi nuk është i saktë si shkak i veçorimit të El-Minhal Ibn
                      Amrit, kjo thënie nuk është e fortë dhe është nga ngutësistë e tij, All-llahu e paqë
                      mëshiru, sepse hadithi është i saktë pa kurrfarë dyshimi dhe atë e transmetuan nga

                  94  E transmetoi Muslimi në “El-Fedail” (164), Nesaiu (3/215) dhe Ahmedi në “El-Musned” (3/248) nga
                  Enesi (r.a.).
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47