Page 47 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 47
çdo qielli që ai kalon derisa të përfundojnë me të para duarve të El-Melikul-
Xhebbarit (Mbretit, Mbizotëruesit), me atë rast Mbizotëruesi i madhëruar
thotë: Mirë se erdhe o shpirtë i mirë që doli nga një trup i mirë dhe kur Zoti i
madhëruar i thotë një shpirti: Mirë se erdhe i bëhet atij e dashur çdo gjë dhe i
largohet atij çdo ngushtim, pastaj i thotë këtij shpirti të mirë: Futeni në
Xhennet, paraqitnja atij vendin e tij në Xhennet dhe paraqitni atij lumturinë e
begatinë të cilën i kam përgatitur, pastaj zbritne atë në tokë sepse prej saj i
kam krijuar, në të do t’i kthejë dhe prej saj prapë do t’i nxjerri, pasha Atë që
shpirti i Muhammedit është në dorën e Tij, ai (shpirti) urren të dalë nga aty më
shumë se që urrente të dalë nga trupi i tij dhe thotë: Ku po më dërgoni, a në atë
trup që kam qenë, i thonë: Ne jemi të urdhëruar që ta bëjmë atë, kështu që
patjetër duhet të të ndodhë kjo. Zbresin me të brenda kohës së pastrimit dhe
99
mbështjelljes me qefin dhe atë shpirtë e fusin në mes trupit dhe qefinëve” .
Ky hadith argumenton se shpirti kthehet në mes të trupit dhe qefinëve, ky kthim
është një lidhje tjetër me trupin nga ajo që ishte me të në dun’ja, poashtu është një
lloj i ndërlidhjes tjetër nga ajo ndërlidhje që i ndodhë me të gjatë gjumit sepse ky
është një rikthim i veçantë që kështu ai të pyetet.
Shejhul-Islam (Ibn Tejmije) tha: Hadithet e sakta të një pas njëshme argumentojnë
kthimin e shpirtit në trup në momentin e sualit (pyetjes). Kurse thënia se pyetet trupi
pa shpirtë është një thënie që e thanë një grupë njerëzish dhe atë e refuzuan
xhumhuri (shumica e dijetarëve), kurse në anën e kundërt të tjerët thanë: Pyetja i
bëhet vetëm shpirtit pa trup, të cilën thënie e thanë Ibn Murre dhe Ibn Hazmi dhe që
të dy gabuan, sepse hadithet e sakta e refuzojnë atë dhe sikur suali t’i bëhej vetëm
shpirtit ndërlidhja e varrit me shpirtin nuk do të kishte ndonjë veçanti.
Kjo mund të sqarohet gjatë përgjigjes në këtë problematikë:
Thënia e pyetësit: Dënimi i varrit ndodhë mbi shpirtin dhe trupin, apo mbi
shpirtin pa trup, apo mbi trupin pa shpirtë dhe trupi a e shoqëron shpirtin
gjatë begatisë e dënimit të tij apo jo?
U pyet për këtë çështje Shejhul-Islam (Ibn Tejmije) dhe ne po përmendim thënien e
tij. Ai tha: Dënimi dhe begatia i ndodhin shpirtit dhe trupit me pajtimin e Ehlus-
Sunne vel-Xhemaah (pasuesve të vërtetë të Muhammedit (s.a.v.s.). Shpirti begatohet
dhe dënohet i ndarë nga trupi, por begatohet dhe dënohet edhe i bashkuar me trupin
dhe trupi i bashkuar me të, me këtë rast begatia dhe dënimi i ndodhin në këtë
gjendje të bashkuar sikurse i ndodhë shpirtit pa trupin.
Sa i përket asaj se a ndodhë dënimi dhe begatia mbi trupin pa shpirtë? Në
përgjigjjen e kësaj pyetje janë të njohura dy thënie të njohura të Ehlul-Hadithi ves-
Sunne (njohësve të Hadithit dhe Sunnetit) e Ehlul-Kelamit (apologetikëve) dhe se në
përgjigjjen ndaj kësaj çështjeje ekzistojnë disa thënie të vetmuara të cilat nuk janë të
njohësve të Sunnetit e Hadithit. Thënia e atyre që thanë: Begatia dhe dënimi nuk i
ndodhin përveçse shpirtit, ndërsa trupi nuk begatohet dhe nuk dënohet, është thënie
e filozofëve të cilët refuzojnë ringjalljen e trupave, e të cilët janë pabesimtarë me
pajtimin e të gjithë muslimanëve, të cilën thënie e thonë edhe shumë nga Ehlul-
Kelami (apologetikët) në mesin e Mu’tezilëve 100 dhe të tjerë të cilët vërtetojnë
99
I dobët. Sepse Hammad Ibn Kirat është I dobët, tha Ibn Hibbani: Nuk lejohet transmetimi nga ai, sepse
ai vjenë me çudira.
100
El-Mu’tezile: Është shkolla e parë e madhe e Ehlul-Kelamit (apologetikëve), e cila beson në mendje,
mundohetë bëjë pëlqimin në mes mendjes dhe shpalljes, anojnë kah komentimi (te’vili) sat ë kenë
mundësi, e cila gjë bëri që të ndodhë ndarja në mes tyre dhe selefit (të parëve) dhe Ehlus-Sunnetit. E
themeloi atë Vasil Ibn Ata, kurse nga burrat më të mëdhenjë të atij drejtimi janë: Ebu Hudhejl dhe
Ibrahim En-Nidham.