Page 52 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 52
të zinjë e të kaltër të cilët quhen: Munker dhe Nekir dhe ata i thonë: Çfarë
thoshe për këtë njeri Muhammedin (s.a.v.s.)? Kurse ai thotë atë që thoshte,
nëse është besimtar thotë: Ai është rob i All-llahut dhe I Dërguar i Tij, dëshmoj
se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob
dhe I Dërguar i Tij. Ndërsa ata i thonë: Ne e dinim se ti e thoshe këtë. Pastaj i
zgjerohet varri shtëdhjetë kut në shtatëdhjetë kut, i ndriçohet ai dhe i thuhet:
Flej. Kurse ai thotë: Të kthehem te familja dhe pasuria ime e t’i lajmëroj, por
ata i thonë: Flej si fjetja e dhëndrrit të cilin nuk e zgjojnë përveçse më të
dashurit e familjes së tij, kështu derisa ta ringjallë atë All-llahu nga
vendshtrirja e tij. Ndërsa nëse është munafik (dyfytyrësh) thotë: Nuk e di, i
dëgjoja njerëzit duke thënë diç edhe unë thoja ashtu, kurse ata i thonë: Ne e
dinim se ti e thoshe atë, pastaj i thuhet tokës: Tubohu mbi të dhe ajo i
bashkohet derisa t’ia mbështjellë brinjët e tij dhe ai vazhdon të dënohet kështu
derisa ta ringjallë All-llahu nga vendshtrirja e tij”. Ky hadith, pra, është i hapët
për dënimin e trupit.
Nga Ebu Hurejre (r.a.) transmetohet se I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “Kur
besimtarit i afrohet vdekja i vien melekët me një pëlhurë mëndafshi të bardhë
dhe thonë: Dil o shpirtë i mirë, i kënaqur dhe të gëzuar në ty në një qetësi, në
furnizim të mirë dhe te Një Zot që nuk është i hidhëruar, atëherë ai del me një
aromë më të mirë se misku derisa edhe melekët e marrin nëpër duart e tyre
derisa të vinë te dera e qiellit ku thonë: Sa e mirë që është kjo aromë që u ka
ardhur prej tokës, i afrohen atij shpirtrat e besimtarëve, e ata janë më të
gëzuar me të se sa ndonjëri nga ju me ardhjen e atij që ju ka munguar dhe e
pyesin: Çfarë ka bërë filani? Melekët thonë: Lene atë të pushoj sepse ai ishte në
preokupimin e dun’jas. Por nëse ai (shpirti i të vdekurit) u thotë: Ai ka ardhur
te ju (ka vdekur)! Atëherë ata thonë: Ai qenka kedhur me kokën e tij në El-
Havije (Xhehennem). Kurse kur pabesimtarit i afrohet vdekja i vien melekët e
dënimit me një pëlhurë të trashë dhe i thonë: Dil i hidhëruar në ty në dënim të
All-llahut, kurse ai del me një erë më të keqe se të coftinës dhe e dërgojnë te
shpirtrat e pabesimtarëve”. E transmetoi Nesaiu (4/8), El-Bezzari dhe Muslimi të
shkurtuar në “El-Xhenne” (75).
Atë hadith e transmetoi edhe Ebu Hatimi në Sahihun e tij dhe tha: “Kur besimtarit
i afrohet vdekja i vien atij melekët e mëshirës, pasi që ta marrin atë e vendosin
në një pëlhurë mëndafshi të bardhë, e bartin atë deri te dera e qiellit dhe thonë:
Nuk kemi nuhatur erë më të mirë se sa kjo. I thonë (shpirtrat e të vdekurve):
Çfarë ka bërë filani? Çfarë ka bërë filan’ja? U thuhet: Lene të pushojë sepse ai
ishte në preokupim të dun’jas. Kurse kur pabesimtarit ia marrin shpirtin ia
dërgojnë atë në tokë dhe rojet e tokës thonë: Nuk kemi nuhatur erë më të keqe
se sa kjo dhe e dërgojnë atë në tokën më të ulët” 111 .
Transmetoi Nesaiu në Sunenin e tij në hadithin e Abdullah Ibn Omerit (r.a.) se I
Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “Ky, për të cilin u dridh Arshi, iu hapen dyert
e qiellit dhe dëshmuan xhenazen e tij shtatëdhjetë mijë melekë, e shtrëngoi
varri me një shtrëngim dhe pastaj e liroi”. Nesaiu tha: Kishte për qëllim Sa’d Ibn
Muadhin (r.a.).
111 I saktë. E transmetoi Hakimi në “El-Mustedrek” (1/353), e përmendi Ibn Kethiri në tefsirin e tij
(4/216) dhe Ez-Zubejdi në “Ithafus-Sadetil-Muttekin” (10/266).