Page 56 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 56

Bejhekiu 121   përmendi  hadithin  e  Err-Rrebi’ë  Ibn  Enesit    nga  Ebil-Alije  nga  Ebu
                      Hurejre (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.) në këtë ajet: “Pa të meta është Lartmadhëria e
                      Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës...”(El-Isra : 1), tha se atij i erdhë një
                      kali me të cilin ai u bartë dhe tha: Çdo hap i tij vendosej larg sa shikimi i tij dhe
                      me  të  shkoi  Xhibrili  (a.s.),  me  atë  rast  kaluan  pranë  disa  njerëzve  të  cilët
                      mbillnin dhe korrnin brenda një dite dhe sa herë që korrnin rikthehej e njejta
                      gjendje,  tha:  O  Xhibril,  kush  janë  këta?  Tha:  Ata  janë  Muxhahidinët
                      (luftëtarët)  në  rrugën  e  All-llahut  të  cilëve  u  shumfishohet  një  e  mirë  me
                      shtatqindë të mira: “...e çfarëdo që ju shpenzoni, Ai do ta kompenzojë atë dhe Ai
                      është  Furnizuesi  më  i  mirë”  (Sebe’  :  39).  Pastaj  kaloi  pranë  disa  njerëzve  të
                      cilëve u shtypeshin kokat me guri, sa herë që ato shtypeshin ktheheshin prap në
                      të njejtën gjendje dhe kjo veprohej me ta pandërprerë. Tha: O Xhibril, kush
                      janë këta? Tha: Këta janë ata të cilët kanë prituar t’i vendosin kokat e tyre në
                      namaz  (në  sexhde,  nuk  janë  falur).  Tha:  Pastaj  kaluan  pranë  disa  njerëzve  të
                      cilët  në  anën  e  tyre  të  parparme  (në  avret)  dhe  në  anën  e  tyre  të  mbrapme
                      kishin pëlhurë, vraponin sikur vrapojnë shtazët mbi barishtat helmuese,  mbi
                      pemën e Zekkumit dhe mbi gacat e gurët e Xhehennemit, tha: Kush janë këta,
                      o Xhibril? Tha: Këta janë ata të cilët nuk i kryejn obligimet e pasurisë së tyre
                      (zeqatin) e All-llahu nuk u ka bërë padrejtësi dhe All-llahu nuk është mizorë
                      ndaj robëve të Tij. Pastaj kaluan pranë disa njerëzve të cilët kishin pranë vete
                      mish të pjekur dhe mish të prishur, por ata filluan të hanë mishin e prishur dhe
                      ta lënë mishin e pjekur dhe të mirë, tha: O Xhibril, kush janë këta? Tha: Ky
                      është njeriu i cili e lenë gruan e tij e cila është e mirë dhe e lejuar, e shkon te
                      gruaja e keqe (lavirja) dhe flen me të deri në agim. Pastaj kaloi pranë një druri
                      në rrugë të cilin e gjuante çdo gjë që kalonte  pranë tij, All-llahu i madhëruar
                      thotë:  “Mos  zini  pusi  në  çdo  rrugë  e  të  kërcënoheni...”(El-A’rafë  :  86).  Pastaj
                      kaloi pranë një njeriu i cili kishte tubuar një grumbull të madh drunjësh, të
                      cilin  ai  nuk  kishte  mundësi  ta  barte,  megjithëatë  ai  i  shtonte  atij,  tha:  O
                      Xhibril, kush është ky? Tha: Ky është një njeri nga ummeti yt i cili ka marrë
                      një emanet (detyrë, porosi, etj) që nuk ka mundësi ta kryej, megjithatë ai i shton
                      asaj.
                      Pastaj  kaloi  pranë  disa  njerëzve  që  u  shkëputnin  buzët  e  tyre  me  dana  prej
                      hekuri sa herë që ato shkëputnin, prap riktheheshin në të njejtën gjendje dhe
                      kështu veprohej me ta pandërpre, tha: O Xhibril, kush janë këta? Tha: Këta
                      janë  ligjëruesit  e  fitnes  (që  kanë  larguar  njerëzit  nga  rruga  e  All-llahut).  Pastaj
                      kaloi pranë një guri të vogël nga i cili dilte një dritë e madhe kurse ajo dritë
                      tentonte të hyjë nga kishte dalur, por nuk kishte mundësi, tha: Ç’është kjo o
                      Xhibril?  Tha:  Ky  është  njeriu  i  cili  flet  një  fjalë  për  të  cilën  pendohet  dhe
                      pastaj dëshiron ta kthej atë, por nuk mundet. Dhe kështu e përmendi hadithin.
                      Poashtu Bejhekiu 122  përmendi në hadithin e Isras duke transmetuar nga Ebu Seid El-
                      Huderiu se I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “U ngritën unë dhe Xhibrili i cili kërkoi që të
                      hapet qielli, aty pamë Ademin si në pamjen në atë ditë që është krijuar nga All-
                      llahu,  atij  i  shfaqeshin  shpirtrat  e  pasardhësve  të  tij  besimtarë  dhe  thoshte:
                      Shpirtë i mirë dhe frymë e mirë, vendoseni atë në Il-lijjun, pastaj i shfaqeshin
                      shpirtrat e pasardhësve të tij të prishur dhe thoshte: Shpirtë i keq dhe frymë e


                  121
                     I dobët.  E transmetoi Bejhekiu në  “Delailun-Nubuvve”.  Ibn Hibbani tha:  njerëzit kanë kujdes nga
                  hadithi I Err-Rrebi’ Ibn Enesit kur transmeton nga Ebi Xha’fer Err-Rraziut sepse në hadithet e tij nuk ka
                  stabilitet.
                  122  I dobët. E përmendi Ibn Kethiri në tefsirin e tij dhe ia përshkruajti Bejhekiut në “Delailun-Nubuvve”,
                  si dhe aty gjindet Ebu Harun El-Abediu rreth të cilit janë pajtuar se është I dobët.
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61