Page 58 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 58

që të ndërmjetësoj për çdo musliman i cili dënohet në varrin e tij për ndonjë krim të
                      tij. Ai na tregoi për pronarin e batanijes 125  i cili u vra në Xhihad se batanija e tij po
                      i ndizet zjarr në varrin e tij edhe pse ai ishte musliman dhe Muxhahid dhe nuk është
                      vërtetuar se ai përmendi këtë shprehje “se ata ishin dy pabesimtarë”, po edhe sikur
                      të është e saktë, e që rasti nuk është i tillë, do të ishte thënie e disa transmetuesve,
                      All-llahu e di më së miri. Ky mendim është zgjedhje e Ebu Abdullah El-Kurtubiut.
                      ÇËSHTJA E SHTATË
                      ËSHTË THËNIE E NJË PYETËSI SE CILA ËSHTË PËRGJIGJEJA JONË
                      NDAJ  ATEISTËVE  DHE  DYFYTYRSHËVE  TË  CILËT  MOHOJNË
                      DËNIMIN, GJERSINË DHE NGUSHTËSINË E VARRIT, SE AI ËSHTË NJË
                      GROPË  E  ZJARRIT  APO  NJË  KOPSHT  I  XHENNETIT  DHE  SE  I
                      VDEKURI NUK ULET NË TË?
                      Ata  thanë:  Ne  poqëse  hapim  varrin  nuk  do  të  gjejmë  aty  melekë  të  verbër  e  të
                      shurdhër të  cilët  godasin  të  vdekurit  me çekan  të  hekurt, poashtu  aty nuk gjejmë
                      gjarpërinjë e as zjarr që ndizet, e sikur të zbulojmë ndonjë nga ata do t’i gjejmë të
                      pandryshuar dhe sikur të vendosim në sytë e tij zhivën dhe mbi gjoksin e tij lirin
                      (pemë), do ta gjenim në të njejtën gjendje, e si pra zgjerohet ai sa largësia e shikimit
                      të tij apo i ngushtohet atij kurse ne e gjejmë në të njejtën gjendje, pastaj varrin e
                      gjejmë  me  të  njejtat  dimensione  në  të  cilat  e  kemi  gërmuar  pa  shtuar  e  as  pa
                      mangësuar asgjë, pastaj si ka mundësi që ai varr i ngushtë t’i mjaftojë atij, melekëve
                      dhe asaj pamje e cila nuk e lë të përmallohet apo e frikëson? Vëllezërit e tyre në
                      mesin  e  bidatxhinjëve  (risimtarëve)  dhe  të  devijuarve  thanë:  Çdo  hadith  i  cili
                      kundërshton rivendikimet e mendjeve dhe të ndishmërisë gjithsesi ka gabuar thënësi
                      i tij, ata thanë: Ne e shohim të kryqëzuarin në dërrasën e tij një kohë të gjatë dhe ai
                      nuk pyetet, nuk përgjigjet, nuk lëvizë, nuk ndizet trupi i tij me zjarr, poashtu atë që e
                      kanë  shqyer  shtazët,  që  e  kanë  shkapërderdhur  shpendët,  atij  të  cilit  i  janë
                      shpërndarë pjesët e trupit nëpër barqet e egërsirave, të shpendëve, të peshqëve dhe të
                      cilat i kanë shpërndarë erërat, e si pyeten pjesët e tij me gjithë atë shpërndarje, si
                      mund të konceptohet marrja e tyre në pyetje nga ata dy melekë kur ata janë në këtë
                      gjendje, si mund tu shndërrohet varri i këtyre në një kopsht të Xhennetit apo në një
                      gropë të Zjarrit dhe si mund t’i ngushtohet ai derisa t’i mbështillen brinjët e tij? Ne
                      këtu po përmendim disa çështje përmes të cilave kuptohet përgjigjja.
                      KAPITULL
                      Çështja e parë: Të dihet se pejgamberët (alejhimus-selam) nuk na kanë informuar
                      për  gjëra  të  cilat  nuk  i  konceptojnë  mendjet  dhe  që  janë  të  pamundura,  mirëpo
                      lajmërimet e tyre janë dy lloj:
                      Lloji i parë: Ato lajme të cilat i vërtetojnë mendjet dhe natyrshmëria.
                      Lloji i dytë: Ato lajme të cilat mendjet nuk mund t’i kuptojnë të vetmuara si p.sh:
                      Fshehtësitë  të  cilat  kanë  treguar  detajet  e  jetës  së  Berzahut,  të  Ditës  së  Fundit,
                      detajet e shpërblimeve e të dënimeve, me këtë rast lajmet e tyre në bazë nuk janë të
                      pamundura për mendjet dhe çdo lajm për të cilin mendohet se për mendjen është i
                      pamundur  nuk mund  të  jetë i  zhveshur nga njëra prej  dy  çështjeve, ose ai  lajm  i
                      është trilluar atyre ose ajo mendje është e prishur dhe ky është një dyshim supozues
                      të cilin pronari i tij e mendon si të kapshëm për mendjen dhe të qartë, All-llahu i
                      madhëruar thotë: “Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është
                      shpallur ty nga Zoti, është e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të
                      lavdishmit” (Sebe’ë : 6), e thotë: “A është i njejtë ai që e di se ajo që t’u shpallë ty

                  125
                      Them:  hadithi  I  pronarit  të  batanijes  është  I  saktë,  e  transmetuan  Buhariu  në  “El-Iman”  (k.  33),
                  Muslimi  në  “El-Iman”  (183),  Ebu  Davudi  (2711),  Nesaiu  në  “El-Iman”  (k.  38)  dhe  Maliku  në  “El-
                  Xhihad” (25).
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63