Page 55 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 55

arrinte  fundin  e  qafës  së  tij,  kështu  vepronte  edhe  me  nofullën  tjetër  të  tij.
                      Derisa ai bënte këtë, nofulla e parë shërohej derisa ky e përsëriste veprimin.
                      Thashë: Ç’është kjo? Më thanë: Vazhdo. Vazhduam derisa arritëm deri te një
                      njeri i shtrirë në shpinë dhe një njeri ngritur mbi kokën e tij me një gur me të
                      cilin ia shtypte kokën, kur i binte atij rrotullohej guri dhe ky lëshohej mbrapa
                      tij që ta zë dhe ende pa u kthyer tek ky i rikthehej koka në gjendje normale dhe
                      ai ia përsëriste veprimin. Thashë: Ç’është kjo? Më thanë: Vazhdo. Vazhduam
                      derisa arritëm tek disa vrima si të furrës, lartë ishin të ngushta kurse poshtë të
                      gjëra në të cilën ndizej zjarri, kur zjarri iu ofrohej ngriteshin gati sa dilnin nga
                      ai vend, kur zjarri pushonte ata riktheheshin aty, në të kishte burra dhe gra
                      lakuriq.  Thashë:  Ç’është  kjo?  Më  thanë:  Vazhdo.  Vazhduam  derisa  arritëm
                      tek një lumë prej gjaku, në të kishte një njeri kurse në breg të lumit qëndronte
                      një njeri që afër vete kishte gurë, kur ky që ishte në lum i afrohej dhe tentonte
                      të dilte nga ai, njeriu që ishte në breg e gjuante me gurë në gojën e tij dhe e
                      rikthente ku ishte, kështu çdo herë kur mundohej të dilte ai e gjuante me gurë
                      në  gojën e tij dhe ai  rikthehej aty ku ishte. Thashë: Ç’është  kjo? Më  thanë:
                      Vazhdo.  Vazhduam  derisa  arritëm  tek  një  kopsht  i  gjelbër.  Në  të  ishte  një
                      pemë e madhe, tek rrënjët e saj qëndronin një plak dhe disa fëmijë kur aty afër
                      pemës ishte një njeri qëpranë vetes kishte zjarrë, të cilin e ndizte. Më ngritën
                      mua  në  pemë  dhe  më  futën  në  një  shtëpi  që  nuk  kisha  parë  më  të  mirë
                      asnjëherë, në të kishte pleq, të rinjë, gra dhe fëmijë, pastaj më nxorën nga aty
                      dhe më futën në një shtëpi që ishte edhe më e mirë, aty kishte pleq dhe të rinjë.
                      Thashë, sonte më sollët deri këtu, më tregoni se çka pashë?” Më thanë: “Po, atë
                      që pe duke ia shkyer nofullat është gënjjeshtari që shpikë një gënjeshtër e ajo
                      arrinë horizontet, me të veprohet ashtu siç vërejte deri në Ditën e Kijametit.
                      Njeriun  që  pe  duke  iu  shtypur  koka  është  personi  që  All-llahu  ia  mësoi
                      Kur’anin por ai e la atë duke fjetur natën dhe duke mos vepruar me të ditën,
                      ashtu veprohet me të deri në Ditën e Kijametit. Ata që pe në vrimat (e zjarrit)
                      janë prostitutët. Ata që pe në lumë janë ngrënësit e kamatës. Plaku që ishte tek
                      rrënja  e  pemës  ishte  Ibrahimi  (alejhis-selam),  kurse  fëmijët  rreth  tij  ishin
                      fëmijët  e  njerëzve.  Ai  që  ndizte  zjarrin  është  Maliku,  mbikëqyrës  i  zjarrit.
                      Shtëpia e parë në të cilën hyre është shtëpia e besimtarëve në përgjithësi, kurse
                      kjo shtëpi është shtëpia e shehidëve. Unë jam Xhibrili kurse ky është Mikaili.
                      Ngrite kokën tënde. E ngrita kokën kur ja mbi mua qëndronte diç si retë. Më
                      thanë: Aty është shtëpia jote. U thash: “Më lejoni të hyjë në shtëpinë time”. Më
                      thanë: “Ty të ka mbetur jetë që ende nuk e ke plotësuar, kur ta plotësosh atë
                      do të hyshë në shtëpinë tënde”.
                      Ky pra, është një citat i qartë për dënimin e varrit sepse ëndërrat e pejgamberëve
                      janë shpallje ta sakta sipas gjendjes reale.
                      Tahaviu 120   përmendi  nga  Ibn  Mes’udi  (r.a.)  se  I  Dërguari  (s.a.v.s.)  tha:  “U
                      urdhërua që një rob i All-llahut të goditet në varrin e tij me njëqind kamxhik,
                      ai vazhdoi të lutet derisa iu bë një dhe pastaj iu mbush varri me zjarrë, e kur
                      dënimi iu largua dhe atij iu kthye vetëdija, tha: Përse më goditët me kamxhik?
                      I thanë: Ti e ke falur një namaz pa abdest dhe ke kaluar pranë një njeriut që i
                      bënin padrejtësi dhe nuk i ndihmove”.






                  120   I  dobët.  E  transmetoi  Tahaviu  në  “Mushkilul-Athar”  (f.  231),  Ibn  Abdul-Birri  në  “Et-Temhid”
                  (4/239), ndërsa në transmetimin e Tahaviut gjindet Fehd Ibn Sulejman.
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60