Page 50 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 50
Në Sahihun e Ibn Hibbanit 106 transmetohet nga Ummu Mubeshshiri (r.a.) se tha:
Hyri tek unë I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) duke thënë: “Kërkoni strehim tek All-
llahu nga dënimi i varrit”, unë i thashë: O I Dërguar i All-llahut, a ka varri dënim?
Tha: “Ata dënohen në varret e tyre me një dënim që e dëgjojnë shtazët”.
Disa dijetarë thanë: Për këtë arësye në Egjipt dhe Sham shkonin njerëzit me shtazët
e tyre kur ato fryheshin (apo kishin dhimbje na bark) te varret e hebrenjëve, të
krishterëve dhe të dyfytyrshëve (munafikëve) si: Ismailitët, Nusajrit, Keramitët nga
Beni Ubejdët dhe të tjerët. Pronarët e kuajve shkojnë te varret e tyre për këtë arsye
sikurse shkojnë edhe te varret e hebrenjëve dhe të krishterëve. Tha: Kur kuajt
dëgjojnë dënimin e varrit ai u shkakton frikë dhe temperaturë e cila u largon
fryerjen.
Abdul-Hakk El-Eshhbili tha: Më tregoi fekihu Ebul-Hakem Berhani, i cili ishte
dijetar dhe punëtor, se ata varrosen një të vdekur në fshatin e tyre në afërsi të
Eshbilis dhe kur përfunduan varrosjen e tij u ulën në një anë dhe filluan të bisedojnë,
e derisa një shtazë ishte duke kullotur aty afër ajo u nis me të shpejtë kah varri dhe e
vendosi veshin e saj aty sikur dëgjonte diçka pastaj vrapoi duke ikur pastaj u kthhye
te varri dhe e vendosi veshin e saj sikur po dëgjonte diçka, pastaj vrapoi duke ikur
dhe këtë e veproi disa herë.
Ebul-Hakemi tha: Në atë moment mu kujtua dënimi i varrit dhe thënia e të Dërguarit
(s.a.v.s.): “Ata dënohen me dënim që e dëgjojnë shtazët”. Ai na e përmendi këtë
rrëfim derisa ne dëgjonim nga ai librin e Muslimit kur lexuesi kishte arritur te thënia
e të Dërguarit (s.a.v.s.): “Ata dënohen me një dënim që shtazët e dëgjojnë”.
Ky dëgjim ndodhë nga zërat e atyre që dënohen. Hennad Ibnus-Sirrij në librin “Ez-
Zuhd – Asketizmi” tha: Na tregoi Vekiu nga El-A’meshi nga Shekiku nga Aishja
(r.a.) e cila tha: Hyra te një hebreje dhe ajo përmendi dënimin e varrit, por unë e
përgënjeshtrova, kur erdhë I Dërguari (s.a.v.s.) ia përmenda atë dhe ai tha: “Pasha
Atë që shpirti im është në dorën e Tij, ata dënohen në varret e tyre sa që
shtazët dëgjojnë zërat e tyre” 107 .
Them: Hadithet për pyetjen në varr janë të shumta, sikurse transmetohet p.sh. në dy
Sahihat dhe Sunenet nga El-Bera Ibn Azibi se I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha:
“Kur muslimani pyetet në varrin e tij dhe ai dëshmon se nuk ka zot (të
adhuruar) tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është I Dërguar i All-
llahut, e ky është kuptim i thënies së All-llahut: “All-llahu forcon ata që besuan
me fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër...” (Ibrahim :
27). Ndërsa në një transmetim thuhet: Ky ajet zbriti për dënimin e varrit, i thuhet
atij: Kush është Zoti yt? Ndërsa ai thotë: All-llahu është Zoti im dhe
Muhammedi është I Dërguari im, e kjo është thënia e All-llahut: “All-llahu
forcon ata që besuan me fjalën e fortë në jetën e kësaj bote edhe në botën
tjetër...”.
Këtë hadith e tarnsmetuan shkruesit e Suneneve me senede të gjata sikurse u tha më
herët.
Në atë hadith është përmendur qartë kthimi i shpirtit në trup dhe mbështjellja e e
brinjëve të tij, e kjo është e qartë se dënimi ndodhë bashkë mbi shpirtin dhe trupin.
Të ngjashëm me hadithin e El-Beras (r.a.) ku përmendët marrja e shpirtit, pyetja në
varr, begatia dhe dënimi, ka transmetuar edhe Ebu Hurejre (r.a.) dhe hadithi i tij
106
E transmetoi Ibn Hibbani në “Mevaridudh-Dham’an” (787), Muslimi në “El-Xhenne” (67), Ahmedi në
“El-Musned” (5/190) dhe Ibn Ebish-Shejbe në “El-Musannef” (3/373, 10/185, 190).
107
E transmetoi Muslimi në “El-Mesaxhid” (123) dhe Ahmedi në “El-Musned” (6/205).