Page 46 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 46

ishe në trup të keq, dil i poshtëruar e gëzohu me ujë të valë dhe kalbësirë, si
                      dhe shumë gjëra të tjera të ngjashme, i thonë këtë derisa të dal, pastaj e ngritin
                      atë  në  qiell  e  kërkojnë  që  t’i  hapet  qielli  dhe  thonë:  Kush  është  ky?  Thonë:
                      Filani i biri i filanit. Thonë: Nuk ka mirëseardhje për shpirtin e keq që ishte në
                      shpirt të keq, kthehu i poshtëruar sepse nuk do të hapen dyert e qiellit, kështu
                      që e lëshojnë atë në mes të qiellit e tokës derisa të futet në varr. Njeriu i mirë
                      ulët në varrin e tij i pafrikësuar dhe pa të meta, pastaj i thuhet: Çfarë thoshe
                      në  Islam,  çka  ishte  ky  njeri?  Thotë:  Muhammedi  I  Dërguari  i  All-llahut
                      (s.a.v.s.)  i  cili  na  erdhë  me  argumente  prej  All-llahut  e  ne  i  besuam  dhe  e
                                 98
                      vërtetuam” . Pastaj e përmendi plotësisht hadithin.
                      El-Hafidh  Ebu  Neimi  tha:  Ky  është  një  hadith  që  janë  pajtuar  në  drejtësinë  e
                      transmetuesve të tij, dy  imamët  u pajtuan Muhammed  Ibn  Ismail El-Buhariu dhe
                      Muslim Ibnul-Haxhxhaxhi nga Ibn Ebu Dhi’bi dhe Muhammed Ibn Amr Ibn Ataja,
                      si  dhe  Seid  Ibn  Jesari  dhe  që  të  gjithë  i  plotësojnë  kushtet  e  tyre.  Poashtu  e
                      transmetuan  dijetarët  e  mëdhenjë  të  mëparshëm  nga  Ibn  Ebu  Dhi’bi  si  Ibn  Ebi
                      Fudejk  dhe  Abdurrahim  Ibn  Ibrahim,  si  dhe  transmetuan  nga  Ibn  Ebi  Dhi’bi  më
                      shumë se një.
                      Ebu Abdullah Ibn Mendeh mori për argument kthimin e shpirtit në trup duke thënë:
                      Na tregoi Muhammed Ibnul-Husejn, na tregoi Muhammed Ibn Zejd En-Nejsaburi,
                      na  tregoi  Hammad  Ibn  Kirati,  na  tregoi  Muhammed  Ibnul-Fadli  nga  Jezid  Ibn
                      Abdurrahmani Es-Saig El-Belhi nga Ed-Dahhak Ibn Mezahim nga Ibn Abbasi (r.a.)
                      se tha: Derisa një ditë I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) ishte i ulur e këndoi këtë ajet:
                      “...e, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e melekët kanë shtrirë
                      duart e tyre (me ndëshkim)...”, tha: “Pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij,
                      nuk ka asnjë shpirtë i cili ndahet nga kjo botë përveçse do ta shoh  vendin e tij
                      në Xhennet apo në Zjarr, pastaj tha: Kur i vie atij momenti rreshtohen tek ai
                      dy rreshta të melekëve të cilët rënditën në mes të Lindjes dhe Perëndimit me
                      fytyra të ndritura si dielli, ai i shikon ata dhe nuk sheh asgjë tjetër përveç tyre
                      edhe nëse ju shihni se ata (të vdekurit) u shikojnë juve, çdonjëri nga ata melekë
                      mbanë në dorën e tij qefin dhe aromë, nëse ai është besimtar e përgëzojnë me
                      Xhennet  dhe  i  thonë:  Dil  o  shpirtë  i  mirë  në  kënaqësi  të  All-llahut  dhe
                      Xhennetin e Tij, ty All-llahu të ka përgatitur nga fisnikëria diçka që është më e
                      mirë se sa bota dhe çfarë ka në të, e ata melekë vazhdimisht e përgëzojnë dhe e
                      rrethojnë atë, e ata janë më të butë dhe më të mëshirshëm me të se sa nëna me
                      fëmijën e saj, pastaj e nxjerrin shpirtin e tij nga çdo thua e nyje, i vdesin një
                      nga një dhe i lehtësohet atij, ju e shihni atë të fortë derisa arrinë fytin e tij, e
                      tha:  Ai  (shpirti)  e  urren  daljen  nga  trupi  më  shumë  se  foshnja  kur  del  nga
                      mitra, atëherë shpejtojnë melekët se cili do ta merr atë, por e merr atë meleku i
                      vdekjes,  pastaj  I  Dërguari  i  All-llahut  (s.a.v.s.)  e  këndoi  këtë  ajet:  “Thuaj:
                      “Meleku  i  vdekjes,  i  cili  është  caktuar  për  ju, ua merr  shpirtrat,  e  pastaj  do të
                      ktheheni te Zoti juaj” (Es-Sexhde : 11). E pret atë meleku i vdekjes me qefinë të
                      bardhë pastaj e përqafon atë dhe ai e mbanë atë më shumë se nëna foshnjen e
                      saj, pastaj del nga ai një aromë më e mirë se e miskut kështu që i marrin erë
                      atij, gëzohen me të dhe thonë: Mirë se erdhe o shpirtë i mirë dhe trup i mirë, o
                      All-llah mëshiroje shpirtin e tij dhe mëshiroje trupin nga i cili ka dalur, tha: E
                      ngritin atë, kurse në qiell ka krijesa të All-llahut të madhëruar që vetëm Ai e di
                      numrin e tyre, del nga ai një aromë më e mirë se e miskut, kështu që melekët
                      luten dhe gëzohen me të, u hapen atyre dyert e qiellit dhe luten për të melekët e

                  98  I saktë.  E transmetoi Nesaiu  në  “El-Muxhteba” (4/8), Ibn Maxhe (4262), Ahmedi  në “El-Musned”
                  (2/364) dhe Albani tha se është I saktë.
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51