Page 43 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 43
El-Bera Ibn Azibi një grup transmetuesish përveç Zadhanit, e nga ata edhe Adij Ibn
Thabiti, Muhammed Ibn Ukbe dhe Muxhahidi.
El-Hafidh Ebu Abdullah Ibn Mendeh në librin e tij “Err-Rruh ven-Nefs” tha: Na
lajmëroi Muhammed Ibn Jakub Ibn Jusufi, na tregoi Muhammed Ibn Is’hak Es-
Saffari, na lajmëroi Ebun-Nadr Hashim Ibnul-Kasim, na tregoi Isa Ibnul-Musejjibi
nga Adij Ibn Thabiti nga El-Bera Ibn Azibi i cili tha: Dolëm me të Dërguarin e All-
llahut (s.a.v.s.) në përcjelljen e një xhenazeje të një Ensariu derisa arritëm te varri i
cili ende nuk ishte përgatitur dhe ne u ulëm, edhe ai (s.a.v.s.) u ul, ne heshtëm sikur
në brinjët tonë të kishte gurë dhe mbi kokat tona të qëndronin shpendët, ai (s.a.v.s.)
heshti pak pastaj e ngriti kokën dhe tha: “Kur besimtari të jetë drejtuar për
ahiret, të ketë lënë këtë botë mbrapa dhe t’i ketë ardhur atij meleku i vdekjes
zbresin tek ai melekë të cilët me vete kanë qefin e aroma të Xhennetit, ulën
pranë tij sa largësia e shikimit të tij, atëherë i vie meleku i vdekjes te koka e tij
dhe pastaj i thotë: Dil o shpirt i qetë, dil në mëshirë të All-llahut dhe në
kënaqësinë e tij, atëherë shpirti i tij del sikurse pika e ujit kur del nga kofja dhe
kur ai del luten për të të gjithë ata që janë mes qiellit e tokës përveç xhindëve
dhe njerëzve, pastaj ai ngritet në qiell dhe i hapet qielli, pastaj banorët e çdo
qielli e bartin në qiellin e dytë, të tretin, të katërtin, të pestin, të gjashtin, të
shtatin dhe deri tek Arshi (Froni i All-llahut), e kur ai arrinë tek Arshi emri i
tij shkruhet në Il-lijjun dhe Zoti i madhëruar thotë: Kthene robin tim në
vendshtrirjen e tij sepse unë u kam premtuar se nga ajo (toka) i kam krijuar,
në të do t’i kthejë dhe prej saj prapë do t’i ringjallë. Atëherë e kthejnë atë në
vendshtrirjen e tij dhe i vien Munkeri e Nekiri të cilët gërmojnë tokën me
thonjët e tyre, të cilët vështrojnë tokën dhe e ulin atë, pastaj i thuhet atij: O
filan, kush është Zoti yt? Thotë: Zoti im është All-llahu. I thonë: Të vërtetën e
the! Pastaj i thuhet: Cila është feja jote? Thotë: Feja ime është Islami. I thonë:
Të vërtetën e the! Pastaj i thuhet: Kush është i Dërguari yt? Thotë:
Muhammedi I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.). I thonë: Të vërtetën e the! Pastaj i
zgjerohet varri i tij sa largësia e shikimit të tij dhe i vie një njeri me fytyrë të
bukur, me aromë të mirë, me tesha të bukura dhe i thotë: All-llahu të
shpërbleftë me mirësi, pasha All-llahun të kam njohur të shpejtë në bindje ndaj
All-llahut dhe të ngadalshëm në kundërshtim të Tij, ndërsa ai i përgjigjet:
Edhe ty All-llahu të shërbleftë me të mirë, kush je ti? Thotë: Unë jam puna jote
e mirë! Pastaj i hapet një derë nga Xhenneti nga e cila ai shikon vendin dhe
pozitën e tij në Xhennet derisa të bëhet Kijameti. Kurse pabesimtari kur të
është në lëshim të kësaj bote, i drejtuar për në ahiret dhe të i është afruar
vdekja, zbresin tek ai melekë nga qielli të cilët me vete bartin qefinë dhe erë të
keqe nga Zjarri, tha: Ulën pranë tij sa largësia e shikimit të tij pastaj vie
meleku i vdekjes i cili ulet te koka e tij dhe thotë: Dil o shpirtë i keq, dil në
poshtërim dhe hidhërim të All-llahut, atëherë shpirti i tij shpërndahet në
trupin e tij sepse urren të dal nga ajo që sheh, kurse ai (meleku i vdekjes) e
nxjerr atë sikur nxirret hekuri nga leshi i lagur dhe kur shpirti i tij del e
mallkojnë atë të gjithë ata që janë mes të qiellit dhe tokës përveç xhindëve e
njerëzve, pastaj ngritet ai në qiell, por i mbyllet ai, atëherë Zoti i madhëruar
thotë: Kthene robin Tim në vendshtrirjen e tij sepse Unë u kam premtuar se
nga ajo i kam krijuar, në të do t’i kthejë dhe nga ajo prap do t’i ringjalli. I
kthehet shpirti i tij në vendshtrirjen e tij dhe i vien Munkeri e Nekiri, të cilët
gërmojnë tokën me thonjët e tyre dhe jehasanierda bi esharihima, zërat e tyre
janë si kërsima e murmurimës, kurse shikimi i tyre si vetëtima e cila ta merr
shikimin, e ulin atë dhe i thonë: O filan, kush është Zoti yt? Thotë: Nuk e di!