Page 39 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 39
robi im, shtroni atij prej zjarrit dhe hapni atij një derë për në Zjarr, me atë
rast i vie atij nga nxehtësia dhe vapa e tij, i ngushtohet atij varri derisa i
mbështillen brinjët e tij dhe i vie atij një njeri me fytyrë të keqe, me tesha të
këqija, me erë të qelbur dhe i thotë: Gëzohu me atë që do të bëjë keq kjo është
dita jote që të premtohej kurse ai i thotë: Kush je ti? Fytyra jote është e atij që
vjenë me sherr? Ai i thotë: Unë jam puna jote e keqe. Atëherë ai thotë: Zot,
mos e bënë Kijametin”. E transmetuan këtë hadith imam Ahmedi, Ebu Davudi,
87
Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ebu Avane El-Isfirajini në Sahihun e tij .
Në bazë të këtij hadithi punuan të gjithë Ehlus-Sunneti dhe sektet e tjera.
Ebu Muhammed Ibn Hazmi në librin e tij “El-Milel ven-Nihal – fetë dhe sektet” tha:
Ata që mendojnë se i vdekuri jeton në varrin e tij para Ditës së Kijametit gabojnë
sepse ajetet të cilat i përmendëm pengojnë një gjë të tillë. Ka për qëllim thënien e të
madhëruarit: “Ata thanë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy
herë...”(Gafir : 11), dhe thënien e Tij: “Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të
vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall...” (El-Bekare :
28). Tha: Sikur i vdekuri të jetonte në varrin e tij atëherë All-llahu i madhëruar do të
na bënte të vdisnim tri herë dhe do të na ringjallte tri herë, ndërsa kjo është e
pavërtetë dhe në kundërshtim me Kur’anin, duke përjashtuar ata që All-llahu i
madhëruar i bëri mrekulli ndonjë pejgamberi sikur ata që dolën nga shtëpitë e tyre
nga frika e vdekjes dhe që ishin me mijëra, e të cilëve All-llahu u tha vdisni, pastaj i
ringjalli (kjo ndodhi në kohën e Beni Israilëve), si dhe ai që kaloi pranë një fshati të
mbetur në gërmadhat e tij (Uzejri a.s.), ata që i veçoi citati dhe në këtë kontest është
edhe fjala e të madhëruarit: “All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes
së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e
atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është
caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në një afat të
caktuar...” (Ez-Zummer : 42). Pra, është e saktë me citat kur’anor se shhpirtrat e të
tjerëve që i kemi përmendur nuk kthehen në trupat e tyre deri në Ditën e Kijametit,
poashtu I Dërguari (s.a.v.s.) na tregoi se i pa shpirtrat në natën e Isras në qiellin e
dun’jas, e në anën e djathtë të Ademit a.s. ishin shpirtrat e të lumturëve
(xhennetlinjët) kurse në anën e majtë të tij ishin shpirtrat e të palumturëve
(xhehnemlinjët) dhe tregoi se në ditën e Bedrit kur u foli të vdekurve ata i dëgjuan
88
fjalët e tij para se të hynë në varret e tyre . Ai me këtë rast nuk ia mohoi Sahabëve
(r.a.) fjalën e tyre se ata veç janë kalbur, pra u vërtetua se të folurit dhe dëgjimi
kishte të bëjë vetëm me shpirtrat e tyre kurse trupi nuk kishte kurrfarë ndjenje, e All-
llahu i madhëruar thotë: “...e ti nuk mund të bësh të dëgjojë ai që është në varr”
(Fatir : 22). Pra, e mohoi dëgjimin e atyre që janë në varr, e ata janë trupat pa
kurrfarë dyshimi dhe asnjë musliman nuk dyshon se dëgjimin të cilin All-llahu i
madhëruar e mohoi është tjetër nga ai që I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) e tha për
dëgjimin e tyre, e sikur të vërtetohej me lajm të saktë se ai (s.a.v.s.) e tha një gjë të
tillë edhe ne do të thonim atë. Tha: Asnjëherë nuk është transmetuar nga I Dërguari
(s.a.v.s.) me transmetim të saktë se shpirtrat kthehen në trupat e të vdekurve kur ata
pytën dhe sikur të vërtetohej prej tij një gjë e tillë ne do ta thonim atë. Tha: Me këtë
zijade (shtesë në hadith) se shpirtrat kthehen në trupat e tyre në varre, u veçua El-
Minhal Ibn Amr, i cili nuk është i fortë, e lanë atë Shu’beja dhe të tjerët kurse El-
Mugire Ibn Muksim Ed-Dabji, i cili ishte një prej imamëve, tha: Asnjëherë nuk i
87
Hadithi është I saktë. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (4/287, 288), Ebu Davudi (4753) dhe
Hakimi në “El-Mustedrek” (1/37), për të cilin tha se është I saktë dhe e pëlqeu në këtë Dhehebiu.
88
E transmetoi Muslimi në “El-Xhenne” (77) nga Enesi r.a.