Page 32 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 32

E saktë është të thuhet: Vdekja e shpirtrave është ndarja dhe dalja e tyre nga trupat,
                      e nëse dëshirohet me vdekjen e tyre kjo masë, atëherë ata kanë shijuar vdekjen, e
                      nëse dëshirohet se ata zhduken, fiken dhe nuk mbetet asgjë, ata në këtë aspekt nuk
                      vdesin,  por  ata  do  të  mbesin  përgjithmonë  pas  krijimit  të  tyre  në  begati  apo  në
                      dënim, sikurse do të  cekim pas kësaj  ashtu  si  qartësoi  citati se do të  jenë  të  tillë
                      derisa t’i rikthejë All-llahu në trupat e tyre.
                      Nëse thuhet: Gjatë fryerjes në Sur (buria në dorën e Israfilit) a do të mbesin shpirtrat
                      gjallë apo do të vdesin dhe pastaj të ngjallen? Themi: All-llahu i madhëruar thotë:
                      “Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre
                      që do All-llahu (të mos vdesin)...” (Ez-Zummer : 68). Pra, All-llahu i madhëruar i
                      veçoi disa në qiej dhe disa në tokë nga ajo vdekje.
                      Është thënë se: Ata janë shehidët, kështu thanë Ebu Hurejre, Ibn Abbasi dhe Seid
                      Ibn Xhubejri (All-llahu qoftë i kënaqur me ta).
                      Është thënë se: Ata janë Xhibrili, Mikaili, Israfili dhe meleku i vdekjes (a.s.) kështu
                      thanë Mukatili dhe të tjerët.
                      Poashtu  është  thënë  se:  Ata  janë  ata  të  cilët  gjinden  në  Xhennet  si  hyritë  dhe  të
                      tjerët, si dhe ata që janë duke u dënuar në  Zjarr dhe rojet e tij kështu thanë Ebu
                      Is’hak Ibn Shakila dhe pasuesit e tij.
                      Imam Ahmedi citoi se hyritë e djelmoshat e Xhennetit nuk vdesin kur t’i fryhet Surit
                      dhe All-llahu i madhëruar tregoi se banorët e Xhennetit: “Nuk shijojnë aty vdekjen
                      përveç vdekjes së parë...”, pra ky është citat se ata nuk vdesin përveç vdekjes së
                      parë  dhe  sikur  të  vdisnin  edhe  njëherë  do  të  ishin  dy  vdekje,  ndërsa  sa  i  përket
                      thënies së banorëve të Zjarrit: “O Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle
                      dy  herë...”,  komenti  i  këtij  ajeti  gjindet  në  suren  El-Bekare  në  fjalën  e  të
                      madhëruarit: “Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur, e Ai ju ngjalli,
                      mandej ju bën të vdesni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni?!” (El-
                      Bekare : 28). Ishin të vdekur derisa ishin spermë në kurrizin e babajve të tyre dhe në
                      mitrat e nënave të tyre pastaj i ngjalli, pastaj i bëri të vdesin dhe pastaj i ringjallë në
                      Ditën e ringjalljes, këtu nuk ka vdekje të shpirtrave të tyre para Ditës së Kijametit se
                      përndryshe  ato  do  të  ishin  tri  vdekje,  ndërsa  alivanosja  e  shpirtrave  me  rastin  e
                      fryrjes në Sur nuk nënkupton edhe vdekjen e tyre dhe në një hadith të saktë thuhet:
                      ”Njerëzit në Ditën e Kijametit do të alivanosen kurse unë do të jem i pari i cili
                      do të zgjohem, atëherë Musa (a.s.) do të jetë i kapur për shtyllën e Arshit dhe
                      nuk e di a është zgjuar para meje apo i ka mjaftuar alivanosja e asaj dite në
                                   74
                      kodrën Tur” .
                      Kjo është një alivanosje në pritjen e Kijametit kur do të vijë All-llahu i madhëruar
                      që  të  ndajë  gjykimin  dhe  kur  toka  të  ndriçohet  me  nurin  e  Tij,  atëherë  do  të
                      alivanosen të gjitha krijesat, e All-llahu i madhëruar thotë: “Po ti lëri ata derisa të
                      ballafaqohen  me  ditën  e  tyre,  kur  do  të  alivanosen”  (Et-Tur  :  45).  Sikur  kjo
                      alivanosja të ishte vdekje do të ishte edhe një vdekje tjetër, të cilën gjë e vërejtën
                      disa dijetar të devotshëm, kështu që Ebu Abdullah El-Kurtubiu tha: Nga pamja e
                      jashtme ky hadith tregon se ajo është alivanosje me të fikët e cila ndodhë në Ditën e
                      Kijametit, e jo alivanosja me vdekje e cila ndodhë pas fryrjes në Sur. Ai tha: Imami
                      ynë  Ahmed  Ibn  Amri  tha:  Pamja  e  jashtme  e  hadithit  vërteton  se  ajo  alivanosje
                      ndodhë pas fryrjes së dytë në Sur, e cila është fryrja e ringjalljes dhe citati kur’anor
                      rivendikon se ai përjashtim ndodhë pas fryrjes së alivanosjes. Për këtë disa dijetar
                      thanë: Mund të jetë se Musa (a.s.) ishte me ata pejgamberë që nuk vdiçën dhe kjo
                      është e pavërtetë. Gjykatësi  Ijjad tha: Mund të jetë për qëllim me këtë alivanosje

                  74  E transmetoi Buhariu (3407), Fet’hul-Bari (6/508), Muslimi në (El-Fedail: 160), Ebu Davudi (4671)
                  dhe Ahmedi në “El-Musned” (3/41).
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37