Page 27 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 27

Më keq se kjo është ai që thotë: Se të gjitha këto janë dituri dhe besime të lidhura
                      për shpirtin, të cilat i shfaqen njeriut kur shpirti i tij ndahet nga ngarkesat e trupit
                      gjatë gjumit, e kjo është vetë kotësia (e pavërteta) dhe e pamundura sepse shpirti
                      kurrë nuk ka patur njohuri për këto çështje të cilat i lajmëron i vdekuri, as që i ka
                      menduar ai, as që kishte shenjë të tyre, e as ndonjë udhëzim në çfarëdo aspekti dhe
                      ne nuk e refuzojmë se çështja mund të ndodhë ashtu si është paralajmëruar.
                      Disa  ëndërra  janë  nga  të  folurit  e  shpirtit  dhe  të  dukurive  mbështetëse,  madje  e
                      shumta e ëndërrave të njerëzve janë vetëm dukuri të bindjeve të tyre të praktikuara
                      apo të papraktikuara.
                      Ëndërrat janë tri llojë: Ëndërra prej All-llahut të madhëruar, ëndërra prej Shejtanit
                      dhe ëndërra e të folurit të shpirtit.
                      Pastaj ëndërrat e vërteta janë disa llojë:
                      Prej tyre: Inspirim të cilin All-llahu i madhëruar e hedhë në zemrën e robit, të cilët
                      është të folur të Zotit me robin e Tij në ëndërr sikurse thanë Ubadetu Ibnus-Samiti
                      dhe të tjerët.
                      Prej tyre: Shembull të cilin ia paraqet meleku i ëndërrës i caktuar për këtë.
                      Prej tyre: Takim mes shpirtit të atij që është në gjumë me shpirtrat e të vdekurve të
                      familjes, të farefisit, të shokëve të  tij  apo të  dikujt tjetër sikurse përmendëm  deri
                      tani.
                      Prej tyre: Ngritja e shpirtit të tij te All-llahu i madhëruar dhe të folurit e Tij me Të.
                      Prej tyre: Hyrja e shpirtit të tij në Xhennet dhe shikimi i tij, etj. Takimi i shpirtave
                      të të gjallëve me shpirtrat e të vdekurve është një lloj i ëndërrave të sakta të cilat te
                      njerëzit janë një lloj i gjërave të ndijshme.
                      Në  këtë  çështje  njerëzit  nuk  u  pajtuan,  e  disa  thanë:  Të  gjitha  dituritë  janë  të
                      fshehura në shpirt kurse preokupimi me botën e ndijshme e mbulon vështrimin e
                      tyre  dhe  kur  zhveshet  gjatë  gjumit  i  sheh  ato  sipas  përgatitjes  së  tij,  e  pasi  që
                      zhveshja e tij në rastin e vdekje është më e plotë atëherë edhe dituritë dhe njohjet e
                      tij  atje janë  më  të plota. Në  këtë  ka të  vërtetë  dhe  të  pavërtetë, pra nuk mund  të
                      refuzohet tërësisht, por edhe nuk mund të pranohet tërësisht sepse zhveshja e shpirtit
                      i  mundëson  vështrimin  e  diturive  dhe  të  njohjeve  të  cilat  nuk  mund  të  arrihen
                      përveçse  me  zhveshje,  mirëpo  sikur  ai  të  zhveshet  tërësisht  nuk  do  të  mund  të
                      vështroj diturinë e All-llahut me të cilën e dërgoi të Dërguarin e Tij, detajet të cilat i
                      tregoi për të dërguarit e Tij dhe për popujt e kaluar, detajet e botës së ardhme dhe të
                      shenjave të Kijametit, detajet e urdhërave dhe të ndalesave, të emrave dhe të cilësive
                      dhe të  të  tjerave të  cilat  nuk mund të  dihen përveçse me shpallje, por  megjithatë
                      zhveshja e shpirtit i ndihmon t’i kuptoj ato dhe i hedhë nga madeni i tij më lehtë, më
                      afër dhe më shumë sesa që i ndodhë shpirtit të zhytur në preokupimet e trupit.
                      Dikush tjetër thotë: Këto ëndërra janë dituri të cilat All-llahu i madhëruar i ka lidhur
                      në shpirtë që nga fillimi dhe pa shkak. Kjo është thënie e refuzuesve të shkaqeve e të
                      urtësive të All-llahut të fuqishëm, e cila thënie është në kundërshtim me sheriatin,
                      mendjen dhe natyrshmërinë.
                      Dikush tjetër thotë: Ëndërrat janë shembuj të cilët All-llahu ia paraqet robit sipas
                      përgatitjes  së  tij  të  cilat  i  përpiloi  në  dorën  e  melekut  të  ëndërrës,  kështu  që
                      ndonjëherë shfaqet si një shembull i paraqitur dhe ndonjëherë ndodhë mu ashtu si e
                      ka parë ëndërruesi dhe kështu përputhet me realitetin ashtu si dituria me të diturën.
                      Kjo thënie mund të jetë më afër se ato dyja para saj edhe pse ëndërrat nuk janë të
                      kufizuara në  të, por  mund  të  ketë edhe shkaqe  të  tjera  sikurse u tha më herët  në
                      takimin  e  shpirtrave  dhe  bashkinformimin  e  tyre,  në  pëshpëritjen  e  melekut  në
                      zemër dhe në shikimin e çështjeve nga shpirti drejtpërdrejt pa ndërmjetsim.
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32