Page 19 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 19

këtë  argumenton  Kur’ani  dhe  Sunneti.  Tha:  All-llahu  i  madhëruar  e  përmendi
                      mbajtjen e atij që ia caktoi vdekjen nga ata shpirtra të cilët i mori në gjumë, kurse
                      atë që e mori në momentin e vdekjes nuk e përmendi as me mbajtje e as me lëshim
                      sepse ai është nga grupi i tretë.
                      Në mesin e këtyre dy mendimeve i pari është më i saktë sepse All-llahu i madhëruar
                      na tregoi për dy vdekje: Vdekja e madhe, e që është vetë vdekja, si dhe vdekja e
                      vogël,  e që është vdekja në gjumë. Shpirtrat ndahen në dy grupe: Grupi i parë janë
                      ata që u është caktuar vdekja dhe në atë moment janë mbajtur, pra janë ata që kanë
                      vdekur, ndërsa grupi i dytë janë shpirtrat që u ka mbetur afat në këtë jetë kështu që
                      kthehen që ta plotësojnë atë afat. All-llahu i madhëruar i bëri mbajtjen dhe lëshimin
                      gjykim për të dy vdekjet e përmendura qysh në fillim: Pra ky shpirt i mbajtur e ky
                      tjetri i lëshuar, pastaj tregoi se ai që nuk ka vdekur ai është i mbajtur në gjumin e tij,
                      e sikur ta kishte ndarë vdekjen e gjumit në dy pjesë, mbajtje e vdekjes dhe mbajtje e
                      gjumit, nuk do të thoshte: “...e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur...”, sepse
                      ai nga momenti i mbajtjes veç ka vdekur, kurse i Madhëruari na tregoi se ai nuk ka
                      vdekur, e si pra thotë pastaj: “...e atij që i është caktuar vdekja e mban...”.
                      Ai që përkrah këtë mendim mund të thotë se fjala e Tij: “...e atij që i është caktuar
                      vdekja e mban...”, pasi që e ka marrë në vdekjen e gjumit, All-llahu i madhëruar në
                      fillim e mori në vdekje të gjumit, pastaj pas kësaj ia caktoi vdekjen. Përfundimisht,
                      ajeti  përfshinë  të  dy  llojet,  sepse  All-llahu  i  madhëruar  përmendi  të  dy  vdekjet,
                      vdekjen e gjumit dhe vdekjen e rëndomtë, pastaj përmendi mbajtjen e të vdekurit
                      dhe lëshimin e tjetrit dhe është e ditur se All-llahu i madhëruar mbanë çdo shpirtë të
                      vdekur, qoftë ai që vdiç në gjumë apo i zgjuar, si dhe e lëshon shpirtin e atij që nuk
                      ka vdekur, prandaj fjala e Tij: “All-llahu i merr shpirtrat në momentin e vdekjes së
                                                                                        48
                      tyre...”, përfshinë atë që ka vdekur i zgjuar dhe atë që vdes në gjumë .
                      Takimi i shpirtrave të të gjallëve me të vdekurve argumenton se i gjalli e sheh të
                      vdekurin në gjumin e tij dhe ai merr informata nga ai, ndërsa i vdekuri e informon të
                      gjallin për atë që nuk e di ai dhe fjalët e tij i përputhen me atë që ka thënë në të
                      kaluarën dhe në të ardhmen, ndoshta edhe e informon për ndonjë pasuri të cilën e ka
                      fshehur i vdekuri në ndonjë vend që nuk e di askush përveç tij, e ndoshta edhe e
                      informon për ndonjë borxh të tij dhe ia përmend dëshmitë e argumentet.
                      Më shumë se kjo është edhe ajo se ai e informon përndonjë punë që ai e ka bërë dhe
                      askush nuk e ka parë, e edhe më shumë se kjo është se ai i tregon se ti do të na
                      bashkangjitesh në këtë apo këtë kohë dhe ndodhë ashtu si ka thënë ai. Ndoshta edhe
                      e informon për çështje për të cilat i gjalli është i bindur se askush nuk i ka ditur
                      përveç tij dhe ne veç kemi përmendur rrëfimin e  Sa’b Ibn Xhuthames me Avf Ibn
                      Malikun dhe kemi përmendur rrëfimin e Thabit Ibn Kajs Ibn Shemmasit kur tregoi
                      për atë që ia kishte parë mburojën e tij dhe për borxhin që kishte.
                      Poashtu  kemi  përmendur  rrëfimin  e  Sadeka  Ibn  Sulejman  El-Xha’feriut  dhe
                      informimin e birit të tij për atë që bëri pas vdekjes së tij, si dhe rrëfimin e Shebib Ibn
                      Shejbes se si nëna e tij pas vdekjes së saj i tha All-llahu të shpërbleftë me çdo të
                      mirë pasi që i kishte thënë te varri i saj fjalën La ilahe il-lAll-llah dhe rrëfimin e El-
                      Fadl Ibnul-Muffekut me birin e tij kur e informoi për diturinë dhe vizitën e tij.
                      Seid  Ibnul-Musejjibi  tha: Një  ditë  u takuan Abdullah  Ibn Selami  dhe Selman El-
                      Farisiu dhe i thanë njëri-tjetrit: Nëse vdes para meje më tako mua dhe më trego se
                      çka takove te Zoti yt, por edhe nëse unë vdes para teje do të takoj dhe do të tregoj.
                      Atëherë  njëri  nga  ata  pyeti:  A  takohen  të  vdekurit  me  të  gjallët?  Tha:  Po  dhe
                      shpirtrat  e  tyre  janë  në  Xhennet  udhëtojnë  kahdo  që  dëshirojnë.  Tha:  Vdiç  filani

                  48  Zingjiri është I dobët. Aty është Isbat Ibn Nasr El-Hemdani, Ebu Jusuf, e i thuhet edhe: Ebu Nasr, i
                  sinqert, por me shumë gabime (Takrib: 1/53/362).
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24