Page 17 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 17
llahu dëshiroi, kur aty pashë një njeri të mbështetur në një krevat prej ari, ndërsa
rreth tij kishte shërbëtore të cilat në duart e tyre kishin gota të panumërta, tha: Unë
isha e habitur nga bukuria që shihja kur dikush tha: Ky është Mervan El-Mahlemiu i
cili është duke ardhur, atëherë ai i mbështeturi në krevat u drejtua dhe u ulë në
krevatin e tij, tha: Atëherë u zgjova nga ëndërra ime dhe në atë moment pashë se
xhenazja e Mervanit kalonte pranë derës time.
Shpirtat e të vdekurve takohen dhe njihen
Ekzistojnë hadithe të qarta se shpirtat takohen dhe njihen. Tha Ibn Ebud-Dun’ja: Më
tregoi Muhammed Ibn Abdullah Ibn Buzejgi, më tregoi Fudejl Ibn Sulejman En-
Numejri, më tregoi Jahja Ibn Abdurrahman Ibn Ebi Lebibe nga gjyshi i tij i cili tha:
Kur vdiç Bishr Ibnul-Bera Ibn Ma’ruri nëna e tij Ummu Bishr u pikëllua shumë dhe
tha: O i Dërguar i All-llahut, vazhdimisht po ndodhë vdekja në fisin Beni Seleme, a
njihen të vdekurit në mes vete që kështu t’i dërgoi selam Bishrit? Atëherë I Dërguari
i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “Po, pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij, oj
nëna e Bishrit, ata njihen ashtu si njihen shpendët në majet e pemëve”, pas
kësaj sa herë që ndodhi të vdes te Beni Seleme dikush ajo shkonte para se të vdes ai
dhe i thoshte: O filan paqja qoftë me ty, kurse ata ia kthenin: Edhe me ty. Pastaj kjo
45
u thoshte: Bëni selam Bishrit.
Ibn Ebid-Dun’ja përmendi hadithin e Sufjanit nga Amr Ibn Dinari nga Ubejd Ibn
Umejri i cili tha: Banorët e varreve i përcjellin lajmet kështu që kur tu vijë ndonjë i
vdekur thonë: Çka ka bërë filani? Thotë: Mirë, çka ka bërë filani? Thotë: Çka ka
bërë filani? Thotë: Mirë, çka ka bërë filani? Thonë: Çka ka bërë filani? Thotë: A nuk
ka ardhur te ju? Thonë: Jo. Atëherë ai thotë: Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun – ne
jemi të All-llahut dhe tek Ai do të kthehemi, ka shkuar në tjetër rrugë nga rruga
jonë.
Salih El-Merriu tha: Më ka arritur se shpirtat takohen në momentin e vdekjes kurse i
shpirtat e të vdekurve i thonë atij shpirti që është duke shkuar tek ata: Si ka qenë
vendi yt, në çfarë trupi ke qenë, në trup të mirë apo në trup të keq? Pastaj filloi të qaj
derisa e kaploi të qarët.
Ubejd Ibn Umejri tha: Kur të vdes njeriu e presin atë shpirtat dhe fillojnë të marrin
informata ashtu si marrin informata udhëtarët, çfarë ka bërë filani, e çfarë ka bërë
filani dhe çfarë ka bërë filani? E nëse thotë për ndonjë: Po ai ka vdekur dhe nuk
është bashkuar me ata. Thonë: E kanë dërguar në El-Havije (në Xhehennem, apo te
shpirtat e pabesimtarëve). Seid Ibnul-Musejjibi tha: Kur vdes njeriu e pret babai i tij
ashtu si pritet udhëtari.
Poashtu Ubejd Ibn Umejri tha: Sikur unë të humbë shpresën në takimin e atyre që
kanë vdekur nga familja ime do të vdisja nga pikëllimi. Kurse Muavijetu Ibn Jahja
përmendi nga Abdullah Ibn Seleme se Ebarhem El-Mesmeiu i tha: Më tregoi Ebu
Ejub El-Ensariu se Muhammedi (s.a.v.s.) tha: “Kur mirret shpirti i besimtarit e
presin pronarët e mëshirës tek All-llahu ashtu si pritet një lajmëtar i mirë në
këtë botë. Thonë: Leni kohë vëllaut tuaj derisa të pushojë sepse ai ishte në
fatkeqësi të madhe, pastaj e pyesin: Çfarë ka bërë filani dhe çfarë ka bërë
filan’ja? A është martuar filan’ja? E nëse e pyesin për ndonjë njeri që ka
vdekur para tij, thotë: Ai ka vdekur para meje, atëherë ata thonë: Inna lil-lahi
ve inna ilejhi raxhiun – ne jemi të All-llahut dhe tek Ai do të kthehemi, e kanë
45 Zingjiri është I dobët. Aty gjindet Fudejl Ibn Sulejman En-Numejri, Ebu Sulejman El-Basriu, I
sinqertë, I cili gabonte shumë (Takrib, 2/112/63).