Page 16 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 16
njerëzit ankohen tek unë dhe unë i lutem All-llahut, atëherë All-llahu i madhëruar e
lëshon një shi nga qielli i cili i bartë trupat e tyre dhe i hedhë në detë, pastaj i
copëton malet, e shtrinë tokën ashtu si shtrihet lëkura, All-llahu më premtoi se kur
kjo të ndodhë Kijameti do të jetë afër njerëzve si gruaje shtatëzëne që i ka plotësuar
muajt dhe nuk e dinë familja e saj se në çfarë kohe mund t’i befasoi me lindjen e saj,
41
natën apo ditën. Këtë hadith e përmendën Hakimi, Bejhekiu dhe të tjerët .
Ky pra është një citat i cili argumenton se shpirtat përkujtojnë diturinë.
All-llahu i madhëruar gjithashtu na informoi se shehidët janë të gjallë te Zoti i tyre,
furnizohen, presin me gëzim ata të cilët ende nuk ju kanë bashkangjitur pas tyre dhe
gëzohen me begatinë e mirësinë e All-llahut, e kjo argumenton takimin e tyre nga tri
aspekte:
Aspekti i parë: Se ata te Zoti i tyre furnizohen dhe nëse ata janë të gjallë, atëherë
edhe takohen.
Aspekti i dytë: Se ata përgëzohen me vëllezërit e tyre të cilët do të vinë dhe do të
takohen me ta.
Aspekti i tretë: Se fjala “jestebshirune – presin me gëzim” gjuhësisht ka për qëllim
se ata përgëzojnë njëri-tjetrin sikurse është rasti me fjalën “jetebasherun”.
Edhe ëndërrat të cilat përkrahin një gjë të tillë janë të shpeshta, prej tyre: Ajo që
përmendi Salih Ibn Beshiri i cili tha: E pashë Ata’ë Es-Selmiun në ëndërr pas
vdekjes së tij dhe i thashë: All-llahu të mëshiroftë, ti vërtetë ishe me pikëllim të
gjatë në dun’ja. Ai më tha: Pasha All-llahun, ai pikëllim më është zëvendësuar me
një hare të gjatë dhe me një gëzim të përhershëm. I thashë: Në cilat pozita je ti? Tha:
Me ata që All-llahu u dhuroi begatitë e Tij në mesin e pejgamberëve, besimtarëve të
42
sinqertë, shehidëve dhe njerëzve të mirë .
Abdullah Ibnul-Mubareku tha: E pashë Sufjan Eth-Thevriun në ëndërr dhe i thashë:
Çfarë bëri All-llahu i madhëruar me ty? Tha: E takova Muhammedin dhe partinë e
43
tij .
Kurse Sahr Ibn Rashidi tha: E pashë Abdullah Ibnul-Mubarekun në ëndërr pas
vdekjes së tij dhe i thashë: A nuk është se ke vdekur? Tha: Gjithsesi. Thashë: E
çfarë bëri All-llahu i madhëruar me ty? Tha: Më fali me një falje e cila përfshiu çdo
gjynah timin. I thashë: Po Sufjan Eth-Thevriu? Tha: Oho, oho, ai është me ata që i
begatoi All-llahu i madhëruar në mesin e pejgamberëve, besimtarëve të sinqertë,
44
shehidëve, njerëzve të mirë dhe sa shoqëri e mirë që është ajo .
Poashtu Ibn Ebud-Dun’ja transmetoi nga Hammad Ibn Zejdi nga Hisham Ibn
Hassani nga Jakedhatu bintu Rashid, e cila tha: Mervan El-Mahlemiu ishte një fqi i
imi dhe ishte një gjykatës muxhtehid (i zellshëm), tha: Ai vdiç dhe unë u pikëllova
për të shumë kështu që një natë e pashë në ëndërr dhe i thashë: O Ebu Abdullah,
çfarë bëri Zoti yt me ty? Tha: Më dërgoi në Xhennet. I thashë: Pastaj çfarë? Tha:
Pastaj u ngrita te As’habul-Jemini (pronarët e krahut të djathtë). I thashë: E pastaj
çfarë? Tha: Pastaj u ngrita te El-Mukarrebunët (më të afërmit e Zotit). I thashë: Kë i
pe nga vëllezërit e tu? Tha: E pashë Hasanin, Ibn Sirinin dhe Mejmun Ibn Sijahun.
Hammadi tha: Hisham Ibn Hassani tha: Më tregoi Ummu Abdullah, e cila ishte nga
gratë më të zgjedhura të Basres, e cila tha: Pashë në ëndërr sikur hyra në një shtëpi
shumë të bukur pastaj hyra në një kopsht dhe përmenda nga bukuria e tij çka All-
41 I dobët. E transmetoi Ibn Maxhe (4081). El-Buseriu në “Ez-Zevaid” tha: ky hadith e ka zingjirin e
saktë dhe transmetuesit janë të besueshëm. Kurse Hakimi në “El-Mustedrek” (2/384) tha: Zingjiri I tij
është I saktë.
42
Pra këto janë vetëm ëndërra nuk janë argument në vetën e tyre.
43 Është vetëm ëndërr nukmund të jetë argument në vete.
44
Pra edhe kjo është vetëm një ëndërr e cila nuk mund të jetë argument në veten e saj.