Page 10 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 10

El-Hafidh Ebu Muhammed Abdul-Hakk El-Eshbili foli për këtë e tha: Përmendja e
                      asaj  që  transmetohet  se  të  vdekurit  pyesin  për  të  gjallët,  se  dinë  për  thëniet  dhe
                      veprat e tyre, pastaj tha: Ebu Omer Ibn Abdul-Berri transmetoi nga Ibn Abbasi r.a.
                      se Muhammedi (s.a.v.s.) tha: “Sa herë që një njeri kalon pranë varrit të vëllaut
                      të tij besimtar të cilin e njihte dhe e përshëndet atë me selam, ai do ta njehë atë
                      dhe do t’i kthejë selamin”. Këtë hadith e transmeton edhe Ebu Hurejre të ngritur te
                      I Dërguari (s.a.v.s.), tha: “...e nëse nuk e ka njohur dhe e përshëndet me selam do
                      t’ia kthejë atij selamin”.
                      Poashtu tha se transmetohet nga Aishja (r.a.) se I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha:
                      “Sa herë që një njeri e viziton varrin e vëllaut të tij dhe ulet aty, ai (i vdekuri)
                                                                           26
                      do të ndihet mirë me prezencën e tij derisa të shkoi” .
                      El-Hafidh Ebu Muhammedi mori për argument në këtë kapitull atë që  transmetoi
                      Ebu Davudi  në Sunenin e tij nga Ebu Hurejre (r.a.) i cili transmetoi se Muhammedi
                      (s.a.v.s.) tha: “Nuk ka asnjë që më përshëndet mua me selam përveçse All-llahu
                      do të ma rikthejë shpirtin tim që t’ia kthejë selamin”. Ai poashtu tha: Sulejman
                      Ibn Neimi tha: E pashë të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s.) në ëndërr dhe i thashë: O I
                      Dërguar i All-llahut, a i kupton këta të cilët vinë te ti dhe të përshëndesin me selam?
                                                       27
                      Më tha: Po dhe ua kthejë selamin . Poashtu ai tha: Ai (s.a.v.s.) i mësonte Sahabët
                      (r.a.) kur të hynë në varreza të thonë: “Es-Selamu Alejkum (paqja qoftë me ju) o
                      banorë të këtyre shtëpive”. Kjo argummenton se i vdekuri dinë për selamin e atij
                      që e përshëndet dhe për lutjen e atij që lutet.
                      Ebu Muhammedi tha: Përmendet nga El-Fadl Ibnul-Muffeku se tha: Shkoja te varri i
                      Ebul-Murres disa herë, një ditë dëshmova një xhenaze në varrezat ku ishte varrosur
                      ai kështu që shpejtova për një nevojë timen dhe nuk shkova te varri i tij, në mbrëmje
                      e pashë në ëndërr dhe më tha:  O biri im përse nuk më erdhe? I thashë: O babai im, a
                      e di ti kur unë vijë? Tha: Po, pasha All-llahun o biri im, unë vazhdojë të të shikoj
                      kur shfaqesh te El-Kantereja (vend i caktuar) derisa të vishë tek unë dhe të ulesh te
                                                                                         28
                      varri im, pastaj ngritesh dhe unë të shikoj derisa të kalosh El-Kanteren .
                      Ibn Ebud-Dun’ja tha: Më tregoi Ibrahim Ibn Bishar El-Kufiu i cili tha: Më tregoi El-
                      Fadl Ibnul-Muffeku dhe përmendi këtë rrëfim.
                      Është vërtetuar se Amr Ibn Dinari tha: Nuk ka asnjë të vdekur përveçse di për atë që
                      ndodhë në familjen e tij pas tij dhe kur ata e pastrojnë dhe i vendosin qefinin ai i
                               29
                      shikon ata .
                      Poashtu  është  vërtetuar  se  Muxhahidi  tha:  Njeriu  përgëzohet  në  varrin  e  tij  për
                                                   30
                      mirësinë e fëmijës së tij pas tij .
                      KAPITULL
                      Këtë  e  argumenton  poashtu  veprimi  që  ka  rrjedhur  në  mesin  e  njerëzve  në  të
                      kaluarën dhe tani kur ia thonë Tallkinin (thënien  La ilahe il-lAll-llah) te varri i tij, e
                      sikur ai të mos dëgjonte atë dhe të mos përfitonte nuk do të kishte dobi, do të ishte
                      kotësi  dhe  është  pyetur  imam  Ahmedi,  All-llahu  e  mëshiroftë,  për  të,  e  ai  e
                      konsideroi të mirë (istihsanehu) dhe e mori argument për veprim.
                      Transmetohet  për  Tallkinin  një  hadith  i  dobët  të  cilin  e  përmendi  Taberani  në
                      Mu’xhemin  e  tij  në  hadithin  e  Ebu  Umames  i  cili  transmetoi  se  Muhammedi
                      (s.a.v.s.) tha: “Kur ndonjëri nga ju vdes dhe t’i keni rrafshuar dheun atij, le të
                      ngritet ndonjëri nga ju te koka e tij pranë varrit të tij dhe pastaj le të thotë: O


                  26
                    I dobët. E transmetoi Ibn Asakiri në “Tarih”  (7/292).
                  27  Kjo është vetëm një ëndërr e cila nuk mund të jetë argument.
                  28
                    Them: Kjo është vetëm një ëndërr, nuk mund të jetë argument.
                  29  Them: Kjo është thënie e një tabiiu, nuk mund të jetë argument.
                  30
                    Them: Kjo është thënie e një tabiu, nuk mund të jetë argument.
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15