Page 4 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 4
nga mëndafshi i hollë dhe i trashë derinë Ditën e ringjalljes. I thashë: A ke ndonnjë
nevojë? Më tha: Po. I thashë: Çfarë nevoje ke? U përgjigj: Mos i le vizitën dhe lutjet të
cilat na i bëje sepse unë gëzohem kur ti vjen në ditën e Xhuma, e kur ti nisesh nga
familja jote mua më thonë: Oj askete, ja ky biri yt po vjen, atëherë unë dhe të vdekurit
12
rreth meje gëzohemi.
Më tregoi Muhammed Ibn Abdul-Aziz Ibn Sulejmani, na tregoi Bisr Ibn Mensuri i cili
tha: Kur ishte koha e kolerës një njeri vinte te El-Xhubbani dhe dëshmonte namazin e
xhenazeve, kur ngryste ai ndalej në derën e varrezave dhe thoshte: All-llahu ua
lehtësoftë egërsinë tuaj, u mëshiroftë në vetminë tuaj, e kaloftë keqbërësinë tuaj dhe i
pranoftë të mirat tuaja. Ai nuk shtonte më shumë se këto fjalë, tha: Një natë u ktheva te
familja ime pa shkuar te varrezat dhe nuk u luta ashtu si lutesha, e derisa unë isha në
gjumë më erdhën shumë njerëz (në ëndërr) të cilëve u thashë: Kush jeni ju dhe çfarë
nevoje keni? Më thanë: ne jemi pronarët e varrezave. U thashë: Çfarë nevoje keni? Më
thanë: Ti na ke mësuar me hedije (dhurata) kur ktheheshe te familja jote. U thashë: E
cila është ajo hedije? Më thanë: Lutjet të cilat i bëje. U thashë: Unë do ta bëjë prapë atë.
13
Kështu që pastaj asnjëherë nuk i lash ato.
Më tregoi Muhammedi, më tregoi Ahmed Ibn Sehli, më tregoi Rishdin Ibn Sa’di nga
një njeri nga Jezid Ibn Ebi Hubejb: Se Sulejm Ibn Umejrin e kishte kapluar nevoja për
derdhjen e ujit derisa kalonte pranë disa varreve, e disa shokë i thanë: Sikur të shkosh
afër këtyre varreve dhe ta kryesh nevojën tënde në ndonjë gropë aty. Ai me këtë rast
qajti dhe tha: SubhanAllah (i lartë e i pastër është All-llahu nga çdo e metë), pasha All-
llahun unë marrohem nga të vdekurit sikur nga të gjallët. E sikur i vdekuri të mos ndinte
14
këtë, ai nuk do të marrohej nga ai.
Më shumë se kjo është se i vdekuri di për punët e të gjallëve nga farefisi dhe vëllezërit e
tij, Abdullah Ibnul-Mubareku tha: Më tregoi Thevr Ibn Jezidi nga Ibrahimi nga Ebu
Ejubi i cili tha: Paraqiten veprat e të gjallëve para të vdekurve dhe kur ata shohin ndonjë
të mirë gëzohen, e nëse shohin ndonjë të keqe, thonë: O All-llah, ktheje atë. Ibn Ebud-
Dun’ja përmendi nga Ahmed Ibn Ebul-Hivari i cili tha: Më tregoi Muhammedi vëllau
im i cili tha: Hyri Ubbad Ibn Ubbadi te Ibrahim Ibn Salihu derisa ishte në Palestin dhe i
tha: Më këshillo. Tha: Çfarë të këshilloj, All-llahu të përmirësoftë, më ka arritur se
veprat e të gjallëve u paraqiten të vdekurve nga të afërmit e tyre, prandaj shiko çfarë i
shfaqet të Dërguarit të All-llahut nga punët tua. Atëherë Ibrahimi qajti derisa iu lagë
mjekrra e tij.
Ibn Ebud-Dun’ja tha: Më tregoi Muhammed Ibnul-Husejni, më tregoi Halid Ibn Amr
El-Emeviu, na tregoi Sadekatu Ibn Sulejman El-Xhaferiu i cili tha: Kisha një hidhërim
të shëmtuar, pastaj vdiç babai im, kurse unë u pendova për teprimin tim. Tha: Pastaj
rrëshqita me një rrëshqitje të madhe dhe një natë pashë në ëndërr babain tim i cili më
tha: O biri im, unë nuk kam gëzim më të madh se sa me ty, veprat e tua na shfaqen neve
dhe ne i përngjasojmë ato me veprat e të mirëve, e kur erdhë kjo grua u marrova për së
tepërmi, prandaj mos më pikëllo me këta të vdekur që janë rreth meje. Tha: Pas kësaj e
dëgjoje duke thënë në duan e tij në kohën e paraagimit, e atë e kisha fqi në Kufe, : O Zot
12 Zingjiri është I dobët. Aty gjindet Jahja Ibn Bestami të cilin e përmendëm më herët.
13
Nuk ekziston për këtë ndonjë argument I ngritur I cili mund të vërtetohet.
14 Zingjiri është I dobët. Aty gjindet Rishdini, Ibn Sa’d Ibn Muflih El-Mehri Ebul-Haxhxhaxh El-
Misrijju, I dobët, Ebu Hatimi I dha përparësi ndaj tij Ibn Luheja, kurse Ibn Junusi tha: Ishte I mirë në fenë
e tij, pastaj e goditi hutia e të mirëve, kështu që përziente fjalët, vdiç më 88 dukepatur 78 vite, (Takrib,
1/251/92).