Page 3 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 3
trupat veç janë kalbur, por takohen vetëm shpirtat. Atëherë i thashë: A dini ju për
vizitën të cilën ua bëjmë? Më tha: Po, dimë për to në mbrëmjen e ditës së xhuma dhe në
ditën e shtune deri në lindje të diellit. I thashë: E pse jo edhe në ditët e tjera? Më tha: Si
7
shkak i vlerës dhe madhështisë së ditës së Xhuma.
Na tregoi Muhammed Ibnul-Husejn, më tregoi Bekr Ibn Muhammed, na tregoi Hasen
El-Kassab i cili tha: Dilja me Muhammed Ibn Vasiun çdo mëngjes të ditës së shtune
derisa arrinim te El-Xhubbani (vend i caktuar), ku ndaleshim para varrezave të cilat i
përshëndetnim me selam, luteshim për ta dhe pastaj largoheshim, e një ditë thashë:
Sikur këtë ditë ta ndryshoi me ditën e hënë, e ai më tha: Më ka arritur se të vdekurit dinë
8
për vizitorët e tyre në ditën e Xhuma, si dhe një ditë para saj dhe një ditë pas saj.
Më tregoi Muhammedi, na tregoi Abdul-Aziz Ibn Ibbani i cili tha: Na tregoi Sufjan Eth-
Thevriu i cili tha: Më ka arritur nga Ed-Dahhaku se ka thënë: Ai që viziton një varr në
ditën e shtune para lindjes së diellit, i vdekuri do të dijë për vizitën e tij. Dikush i tha: E
9
si kjo? Tha: Si shkak i pozitës së lartë të ditës së Xhuma.
Na ka treguar Halid Ibn Haddashi, na ka treguar Xhafer Ibn Sulejmani nga Ebut-Tejjahi
i cili tha: Kthehej Matrefi ditën, por kur ishte dita e Xhuma ai kthehej në mbrëmje (e tha
se e dëgjova Ebut-Tejjahin) duke thënë: Na ka arritur se kamxhiku i tij bënte dritë, një
natë duke ardhur u ndalë te varrezat i hypur në kalin e tij me ç’rast i pa të gjithë pronarët
e varreve të ulur në varret e tyre të cilët thanë: Ja ku është Matrefi i cili vjen në ditë të
Xhuma! Thashë: A dini ju për ditën e xhuma? Thanë: Po, e ne dimë se edhe çfarë
10
shpezët thonë! Thashë: E çfarë thonë ato? Thanë: Thonë selam, selam (paqe, paqe).
Më tregoi Muhammed Ibnul-Husejni, më tregoi Jahja Ibn Bekiri, më tregoi El-Fadl Ibn
Muveffek Ibn Halid Ibn Sufjan Ibn Ujejne i cili tha: Kur vdiç babai im u pikëllova
shumë, kështu që shkoja te varri i tij për çdo ditë, pastaj fillova t’i zvogëloj vizitat aq sa
All-llahu dëshiroi, një ditë kur shkova aty duke qenë ulur pranë varrit të tij më kaploi
gjumi, pash sikur varri i babait tim u hap, ai ishte ulur në varrin e tij me qefinë të
shkapërderdhur dhe me pamje të të vdekurve, atëherë unë sikur qajta nga ajo që pashë,
ai më tha: O biri im, çka të pengoi që të vishë tek unë? I thashë: A di ti për ardhjen
time? Tha: Sa herë që ke ardhur unë e kam ditur, kur ti vishe ndihesha mirë, gëzohesha
unë dhe ata që janë rreth meje për shkak të lutjes që na bëje. Tha: Pas kësaj unë e
11
vizitoja atë shumë herë.
Më tregoi Muhammedi, më tregoi Jahja Ibn Bestami, më tregoi Uthman Ibn Sevde Et-
Tafavi i cili tha: Nëna e tij ishte adhuruese e devotshme dhe e quanin askete. Tha: Kur i
erdhë vdekja e ngriti kokën në qiell dhe tha: O mbështetja dhe thesari im, Ai që në Të
mbështetem në jetën dhe pas vdekjes time, mos më poshtëro në momentin e vdekjes
time dhe mos më lë të vetmuar në varrin tim. Tha: Ajo vdiç dhe unë shkoja te varri i saj
çdo dite të hhuma, lutesha e kërkoja falje për të si dhe për banorët e tjerë të varreve. Një
ditë e pashë në ëndërr dhe i thashë: Oj nëna ime, si je ti? Tha: O biri im, vërtetë vdekja
ka një fatkeqësi të rëndë, ndërsa unë, duke iu falënderuar All-llahut, jam në një Berzah
(jetë e varrezave) të respektuar ku shtrojmë bimë aromatike, mbështetemi në kolltuqe
7
Zingjiri I transmetimit është shumë I dobët. Them: Si shkak I mosnjohjes së Jahja Ibn Bestam El-
Musafferit. El-Ukajli tha: Fjalët e tij nuk janë të ruajtura (4/394, 2013). Ebu Hatimi tha: Është I sinqertë.
Kurse Ibn Hibbani tha: Nuk lejohet transmetimi nga ai (El-Mexhruhin, 3/119).
8 Zingjiri është I dobët (daif). Është përplot me të kotë dhe është vetëm një ëndërr nuk del nga ëndërrat e
pakomentuara.
9 Zingjiri është shumë I dobtë. Aty gjindet: Abdul-Aziz Ibn Ibban, për të cilin El-Hafidh Ibn Haxheri
tha: I lënë, e përgënjeshtroi Ibn Muini dhe të tjerët (Et-Takrib, 1/507, 1206).
10 Zingjiri është I dobët. Aty gjindet Halid Ibn Haddashi, Ebul-Hejthem El-Mehbeli, El-Basri, I sinqert
por gabon, (Takrib, 1/212/22).
11 Zingjiri është I dobët. Aty gjindet El-Fadl Ibn Muveffek Ibn Ebil-Mutteid, Eth-Thekafiju, Ebul-
Xhehm El-Kufiju, I cili është I dobët, (Takrib, 2/112/55).