Page 65 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 65
Tha: I është thënë një gërmuesi tjetër të varreve: Cili është shkaku i pendimit tënd?
Ai tha: Shumicën e atyre që ua gërmova varret ua pashë fytyrat të kthyera në drejtim
të kundërtën të kibles!
Thashë: Më tregoi shoku ynë Ebu Abdullah Muhammed Ibn Misab Es-Sulami, i cili
ishte nga robërit më të zgjedhur të All-llahut dhe gjithmonë hulumtonte të vërtetën,
e tha: Erdhë një njeri në tregun e farkatarëve në Bagdad dhe shiti disa gozhda të
vogla, por ato gozhda ishin me dy koka, i mori ato farkatari i skuqi dhe u mundua që
t’i zbusë por nuk kishte mundësi që t’i godas, kështu që e kërkoi shitësin dhe e gjeti
atë, e i tha: Ku i more këto gozhda? I tha: Më kanë rënë në dorë. Por ky nuk iu
largua derisa i tregoi të vërtetën se ai kishte hasur një varr të hapur në të cilin kishin
qenë eshtrat e një të vdekuri të gozhduara me ato gozhda. Ai tha: U mundova t’i
nxjerr por nuk pata mundësi, atëherë e mora një guri ia coptova eshtrat dhe i tubova
ato gozhda. Tha: Unë vetë i kam parë ato gozhda? I thashë: Si dukeshin ato? Tha:
Gozhda të vogla me dy koka.
Ibn Ebid-Dun’ja tha: Më tregoi babai im nga Ebil-Hurejshi nga nëna e tij e cila tha:
Kur Ebu Xha’feri gërmoi hendekun e Kufes i bartën njerëzit të vdekurit e tyre dhe
me atë rast e pamë xhenazen e një të riu i cili kishte kafshuar dorën e tij.
Nga Semak Ibn Harbi përmendët se tha: Ebud-Derdai (r.a.) kaloi një ditë mes
varreve dhe tha: Sa e qetë është pamja e jote e jashtme kurse në brendësinë tënde
ndodhin fatkeqësi 135 .
Thabit El-Benani tha: Derisa ecja në varreza dëgjova një zë nga mbrapa duke më
thënë: O Thabit, mos të mashtron qetësia e tyre, e sa të preokupuar janë në
brendësinë e tyre. Kur shikova mbrapa, nuk pashë askënd.
Një ditë El-Hasani (si duket El-Basriu) kaloi pranë varrezave dhe tha: Ah, sa ushtarë
të qetë që janë, e sa prej tyre janë në fatkeqësi.
Ibn Ebid-Dun’ja përmendi se Omer Ibn Abdul-Azizi i tha Meslemtu Ibn Abdul-
Melikut: O Mesleme, kush e varrosi babain tënd? I tha: Shërbëtori im filani. Tha: Po
kush e varrosi Velidin? I tha: Shërbëtori im filani. Tha: Pra, unë po të tregoj atë që
ai më tha se kur varrosi babain tënd dhe Velidin, e kur i vendosi ata në varret e tyre
dhe shkoi që tu zgjidhë atyre lidhëset kishte gjetur se fytyrat e tyre u ishin rrotulluar
në qafat e tyre, prandaj shiko o Mesleme kur unë të vdes se çfarë ka ndodhur me
fytyrën time, shiko se a më ka ndodhur edhe mua ajo që u ka ndodhur atyre apo
kam shpëtuar. Tha Mesleme: Kur vdiç Omeri dhe e vendosa në varrin e tij e shikova
fytyrën e tij por ajo ishte në vendin e saj.
Ibn Ebid-Dun’ja poashtu përmendi nga të parët se njëri nga ata tha: Më vdiç mua një
vajzë të cilën e zbrita në varr kurse unë shkova të rregulloj disa çerpiçë, por kur u
ktheva e pashë se nuk ishte në drejtim të kibles dhe u pikëllova për këtë shumë,
pastaj e pashë atë në ëndërr e më tha: O babai im, ti u pikëllove nga ajo që pe, por
shumica e atyre që janë rreth meje nuk janë të kthyer nga kibla. Tha: Sikur kishte
për qëllim ata që vdiçën të vendosur në gjynahe të mëdha.
Amr Ibn Mejmuni tha: E dëgjova Omer Ibn Abdul-Azizin duke thënë: Unë isha nga
ata që e lëshuan El-Velid Ibn Abdul-Melikun në varrn e tij dhe pashë se gjunjët e tij
i ishin bashkuar me qafën e tij, e djali i tij tha: Jetoi babai im pasha Zotin e Qabes
kurse unë thash: U shpejtua babai yt pasha Zotin e Qabes. Pra, Omeri mori mësim
nga kjo pas kësaj.
135
Aty gjindet: Simak Ibn Harb Ibn Evs Ibn Halid Edh-Dhehebiu El-Bekriu El-Kufiu, Ebul-Mugire, I
sinqertë, transmetimi I tij nga Ikremeja është I luhatur dhe në fund ka ndryshuar, e ndoshta I thuheshin
fjalët (Takrib: 1/332/519).