Page 68 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 68
fuqishëm për çdo gjë që t’i mbajë lidhje shpirtit të tij me ato pjesë pa marrë
parasyshë largësinë apo afërsinë e tyre dhe ato pjesë të ndiejnë ndonjë lloj dënimi
apo kënaqësie, e nëse All-llahu i madhëruar i ka caktuar gjërave të ngurta ndjenja
dhe kuptim me të cilat e madhërojnë Zotin e tyre, nëse guri rrokulliset nga frika e
Tij, nëse malet dhe pemët i bëjnë sexhde Atij, nëse gurët, ujërat dhe bimët e
madhërojnë Atë, sikurse thotë All-llahu i madhëruar: “...e nuk ka asnjë send që nuk
e madhëron Atë, duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim
të tyre...” (El-Isra : 44), sikur tesbihi (madhërimi) të ishte vetëm argumentim në
Krijuesin e tyre nuk do të thoshte: “...por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre...”
sepse çdo i mençur kupton argumentimin në Krijuesin e tyre. All-llahu i madhëruar
thotë: “Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e
mëngjes” (Sad : 18), argumentimi në Krijuesin nuk veçohet vetëm me këto dy kohë,
kështu edhe thënia e Tij: “...o male dhe shpezë, lartësoni (me tesbihë) së bashku me
të...” (Sebe’ : 10), pra argumentimi nuk është i veçant vetëm së bashku me të dhe
gënjeu në All-llahun ai që tha: Tesbihu i kodrave ka të bëjë me kthimin e zërit (nga
malet) sepse kjo i ndodhë çdo gjëje që ka zë dhe i Madhëruari thotë: “A nuk e di për
All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në
tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe yjet, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe
shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre...” (El-Haxhxh : 18),
argumentimi në Krijuesin nuk është i veçantë për shumë njerëz, poashtu All-llahu i
madhëruar thotë: “A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e tokë,
madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj
Tij dhe për madhërim ndaj Tij...” (En-Nurë : 41), ajo lutje dhe ai madhërim është i
vërtetë dhe realitetin e di vetëm All-llahu edhe nëse këtë e mohojnë injorantët
përgënjeshtarë. All-llahu i madhëruar tregoi se disa nga gurët lëvizin nga vendet e
tyre dhe rrokullisen nga frika prej Tij, poashtu tregoi se toka dhe qielli kërkojnë leje
nga Ai, e kjo d.m.th. se ato dëgjojnë fjalët e Tij dhe se Ai u foli atyre kurse ato
dëgjuan thirrjen e Tij dhe përgjigjja e tyre ishte e mirë, u tha: “...qasuni urdhërit
Tim me dëshirë ose me dhunë. Ato të dyja thanë: “Po i qasmi me dëshirë!” (Fussilet
: 11). Sahabët (r.a.) e dëgjonin madhërimin e ushqimit 138 duke e ngrënë atë dhe
dëgjuan vajtimin e drurit 139 të thatë në xhami, nëse këta trupa kanë ndjenja atëherë
trupat në të cilët ishin shpirtrat dhe jeta kanë më shumë përparësi në këtë. All-llahu i
madhëruar i mundësoi robëve të Tij në këtë botë të shohin kthimin e jetës së plotë në
trupin e atij që i është ndarë shpirti dhe ai foli, eci, hëngri dhe piu, u martua dhe i
lindën fëmijë: Sikur ata që dolën nga shtëpitë e tyre me mijëra dhe i frikësoheshin
vdekjes, e All-llahu u tha: Vdisni dhe pastaj i ringjalli: “Ose (nuk je i njohur) me
shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e ai tha:
“Si e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij?” e All-llahu e bëri të vdekur atë
(pyetësin – Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: “Sa qëndrove (i
vdekur)?” Ai tha: “Një ditë, ose një pjesë të ditës!”...” (El-Bekare : 259). Sikurse
edhe i vrari i Beni Israilëve, ose si ata që i thanë Musaut (a.s.): “...ne nuk do të
besojmë ty derisa ta shohim All-llahun haptazi...” (El-Bekare : 55), të cilët All-llahu
i bëri të vdesin pastaj i ringjalli pas vdekjes së tyre. Sikurse edhe As’habul-Kehfi
(banorët e shpellës) dhe rrëfimi i Ibrahimit (a.s.) me katër shpendët, pra, nëse All-
llahu i madhëruar e riktheu jetën e plotë në këta trupa pasi që janë ftohur pas
vdekjes, si atëherë i pamundësohet fuqisë së Tij të mahnitshme që pas vdekjes të
rikthejë një lloj jete jostabile në ata trupa që kështu të veprojë atë që ka urdhëruar, e
bënë me këtë që të flas, e dënon dhe e begaton sipas veprave të tij dhe mos nuk
138 E transmetoi Buhariu (3579), Fet’hul-Bari (6/679), Tirmidhiu (3633) dhe Darimiu (29).
139
E transmetoi Buhariu në “El-Menakib” (3583) dhe Fet’hul-Bari (6/696).