Page 71 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 71

e I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Mua më është dhënë Libri dhe diçka si ai bashkë me
                      të” 142 .
                      Përgjigjja  detaje:  Është  se  begatia  dhe  dënimi  i  Berzahut  janë  përmendur  në
                      Kur’an në disa vende, si p.sh. thënia e të madhëruarit: “...e, sikur t’i shihje mizorët
                      kur janë në agoni të vdekjes, e melekët kanë shtrirë duart e tyre (me ndëshkim) e (u
                      thonë):  “Shpëtonie  pra  vetveten  (nëse  mundeni)”.  Tash  përjetoni  dënimin  e
                      turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumenteve
                      të Tij ishit kryeneç” (El-En’amë : 93). Këto fjalë u drejtohen atyre në momentin e
                      vdekjes  dhe  melekët  lajmëruan,  e  ata  janë  të  sinqertë,  se  ata  atëherë  përjetojnë
                      dënimin e turpshëm, e sikur ai dënim të vonohej deri në fund të dun’jas nuk do të
                      ishte e drejtë tu thuhet “..tash (sot) përjetoni”.
                      Nga  ato  ajete  është  edhe  thënia  e  të  madhëruarit:  “Dhe  All-llahu  e  shpëtoi  atë
                      (besimtarin)  prej  të  këqijave  që  i  kurdisën,  ndërsa  ithtarët  e  Faraonit  i  përfshiu
                      dënimi më i keq. Ata i nënshtrohen zjarrit mëngjes e mbrëmje, e Ditën e Kijametit (u
                      thuhet melekëve): “Ithtarët e Faraonit futni në dënim më të rëndë!” (Gafir : 45-46).
                      Këtu  përmendi  dënimin  në  të  dy botërat në  mënyrë  të  qartë  që  nuk pranon tjetër
                      kuptim.
                      Poashtu thënia e të madhëruarit: “Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e
                      tyre, kur do të shtangen. Ditën kur dredhia e tyre nuk do t’u bëjë dobi asgjë e as që
                      do të ndihmohen. Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt
                      se sa ai (i Kjametit), por pjesa dërmuese e tyre nuk e dinë” (Et-Tur : 45-47). Këtu
                      mund të jetë për qëllim dënimi i tyre me vrasje dhe dënime të tjera në këtë botë, por
                      mund të jetë për qëllim edhe dënimi i tyre në Berzah që përputhet më shumë sepse
                      shumë nga ata vdiçën pa u dënuar në këtë botë, e mund të thuhet: Më e drejtë është
                      të thuhet se ata që vdiçën prej tyre dënohen në Berzah kurse ata që kanë mbetur
                      dënohen në këtë botë me vrasje e të tjera dhe ky është qortim për dënimin e tyre në
                      këtë botë e në Berzah. Në këtë kontest është edhe fjala e të madhëruarit: “Ne do t’u
                      shijojmë  atyre  prej  dënimit  më  të  shpejtë  (në  dun’ja)  para  dënimit  të  madh  (në
                      Ahiret),  ndoshta  do  të  tërhiqen  (prej  të  këqiave)”  (Es-Sexhde  :  21).  Këtë  ajet  e
                      morën argument  për dënimin  e varrit disa dijetarë  prej  tyre Abdullah  Ibn Abbasi
                      (r.a.),  por  argumentimi  me  këtë  ajet  mban  në  vete  diç  sepse  ky  dënim  i  tyre  në
                      dun’ja lenë hapësirë për tërhiqjen e tyre nga kufri (mosbesimi) dhe kjo nuk do të
                      ishte sekret për më të diturin e këtij ummeti e komentuesin më të madh të Kur’anit,
                      mirëpo për shkak të kuptimit të thellë dhe të hollësishëm të tij të Kur’anit ai kuptoi
                      nga ky ajet dënimin e varrit sepse All-llahu i madhëruar lajmëroi aty se ata kanë dy
                      dënime,  dënimin  më  të  shpejtë  (më  të  ulët)  dhe  dënimin  më  të  madh,  Ai  këtu
                      lajmëroi se do t’i bëjë të shijojnë diçka (në këtë botë) nga dënimi më i shpejtë që ata
                      të tërhiqen, por për ta ka mbetur diçka nga ai dënim që të dënohen pas dënimit të
                      dun’jas (në Berzah) dhe për këtë thotë: “minel-adhabil-edna” diçka nga dënimi më i
                      shpejtë dhe nuk thotë: Do t’i bëjmë të shijojnë “el-adhabel-edna” dënimin më të
                      shpejët, prandaj vështro ti këtë.
                      Kjo i përngjan thënies së Muhammedit (s.a.v.s.): “Atij i hapet një derë nga Zjarri
                      dhe i vie atij nga nxehtësisë e vapa e tij”, e nuk tha: I vie nxehtësia e vapa e tij,
                      sepse ajo që i ka arritur është diçka prej tij dhe i ka mbetur shumica e tij, kurse atë
                      që kanë shijuar armiqët e All-llahut në këtë botë është diçka prej dënimit kurse u ka
                      mbetur dënim edhe më i madh.



                  142
                     I saktë. E transmetoi Ebu Davudi (4604), Tirmidhiu (2664) dhe tha për të: Hasenun garib (I mirë, I
                  panjohur), Ibn Maxhe (12), Ahmedi në “El-Musned” (4/131, 132) dhe Ibn Abdul-Berri në “Et-Temhid”
                  (1/150).
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76