Page 74 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 74
vajtuesja dhe dëgjuesi i saj, vajtuesit e Xhehennemit e që janë këngëtarët e muzikës
që e ka ndaluar All-llahu dhe I Dërguari i Tij (s.a.v.s.) dhe dëgjuesi i tyre, ata që
ndërtojnë xhamiat në varre dhe ndezin tek ato kandila e qirinjë, mangësuesit në
peshore dhe tepruesit kur ata marrin, tiranët, mendjemëdhenjët, syefaqësit,
përqeshësit, cytësit, shpifësit ndaj selefit (të parëve), ata që shkojnë te falltorët,
astrologët e njohësit e fshehtësive të cilët i pyesin dhe u besojnë atyre, ndihmësit e
tiranëve të cilët kanë shitur Ahiretin e tyre me dun’jan e të tjerëve, ai të cilin nëse e
frikëson me All-llahun nuk frikësohet dhe nuk mërzitet, por nëse e frikëson me një
krijesë si ai frikësohet dhe ndalet nga gjendja në të cilën gjindet, ai që këshillohet
me fjlaët e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, por ai nuk udhëzohet as nuk ngre
kokën për këtë, e nëse këshillohet nga ai që ka mendim të mirë për të, i cili mund
t’ia qëlloj dhe mund të gaboj, ai kapet me dhëmballa për të dhe nuk e kundërshton,
atij që i lexohet Kur’ani dhe ai nuk ndikon në të, e ndoshta edhe i duket i rëndë, e
nëse e dëgjon kur’anin e shejtanit, rukjen e zinas (emër i muzikës) dhe elementin e
dyfytyrsisë gëzohet në brendësinë e tij, i zgjohet zemra e tij dhe dëshiron që
këngëtari të mos hesht, ai që betohet në All-llahun duke gënjyer, por nëse betohet në
arrë, në shehun e tij, në të afërmin e tij, në shëndetin e tij, ose në jetën e atij që e do
dhe e respekton atëherë ai nuk betohet rrejshëm edhe sikur të kërcënohet apo të
dënohet, ai i cili lavdërohet me gjynahe dhe i përmend shpesh ato me shokët e tij, i
cili quhet El-Muxhahir (ai që haptas bën gjynahe), atij që nuk i beson pasurinë dhe
familjen tënde, i pamoralshmi në gjuhën e tij të cilin e kanë lënë njerëzit duke iu
ruajtur sherrit dhe amoralitetit të tij, ai që e vonon namazin deri në kohën e tij të
fundit, e falë atë shpejt dhe nuk e përmend në të All-llahun përveçse pak, nuk e jep
zeqatin me dëshirë të tij, nuk e kryen Haxhxhin duke patur mundësi, nuk i kryen
obligimet të cilat i ka me gjithë mundësinë e tij, nuk është i kujdesshëm në
momentet, fjalët, ushqimin e as hapat e tij, nuk i interson kah e fiton pasurinë, prej
hallalli apo prej harami, nuk i mbanë lidhjet farefisnore, nuk e mëshiron të varfërin,
të vejën, jetimin, e as shtazët, ai e refuzon jetimin dhe nuk nxitë të ushqehet i
varfëri, i bën punët për sy të njerëzve, i ndalon nevojat elementare, mirret me të
metat e njerëzve nga të metat e tyre dhe me gjynahet e të tjerëve nga gjynahet e tij,
të gjithë këta dhe të ngjashmit me ta dënohen në varret e tyre për shkak të
këtyre krimeve sipas veprimeve të shumta apo të pakta, si dhe sipas gjynahit të
vogël apo të madh.
E meqë shumica e njerëzve janë të tillë, atëherë edhe shumica e banorëve të varreve
dënohen, ndërsa ata që shpëtojnë janë të pakët, pamja e jashte e varreve është dhe
kurse brendësia e tyre është plotë fatkeqësi, dënimi i pamjes së tyre të jashtme janë
dheu dhe gurët e ndërtuar e të shkruajtur kurse në brendësinë e tyre janë trishtimet e
fatkeqësitë të cilat vlojnë me pendime sikurse vlojnë tenxheret me çka ka në to.
Edhe i takon atyre kur ka ndërhyrë në mes tyre dhe epsheve e shpresimeve të tyre.
Pasha All-llahun ti ke këshilluar dhe nuk i ke lënë fjalë asnjë këshilluesi, ai thotë: O
ndërtues të dun’jas, ju keni ndërtuar një shtëpi që së shpejti do të largoheni nga ajo,
keni shkatërruar një shtëpi që ju me të shpejtë do të shkoni aty, keni ndërtuar shtëpi
që të tjerët do të përfitojnë dhe banojnë në to, ndërsa keni shkatërruar shtëpi që tjetër
pos tyre nuk do të banoni, kjo botë është shtëpi e garimit, vend i punëve dhe
mbjelljes së farës, kurse ky (varri) është vend i mësimit, ose një kopsht i Xhennetit,
ose një grop e Zjarrit.
ÇËSHTJA E DHJETË
SHKAQET SHPËTUESE NGA DËNIMI I VARRIT
Përgjgjeja në këtë poashtu bëhet nga dy aspekte, atë të përgjithshëm dhe atë detaj.