Page 77 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 77
Poashtu e transemtoi Ebu Neim El-Hafidhi nga Muhammed Ibnul-Munkederi nga
Xhabiri të ngritur: “Ai që vdes në natën e xhumas ose ditën e xhuma do të
sigurohet nga dënimi i varrit dhe do të vijë në Ditën e Kijametit e me vete bartë
vulën e shehidëve” 155 . U veçua me këtë Omer Ibn Musa El-Vexhihi i cili është një
Medinas i dobët.
Kurse thënia e tij (s.a.v.s.): “...mjafton sprovë për të vetëtima e shpatave mbi
kokën e tij”, kuptimi është, All-llahu e di më së miri, se u provua dyfytyrsia e tij
nga imani i tij me vetëtimën e shpatave mbi kokën e tij kurse ai nuk iku, e sikur ai të
ishte munafik nuk do ta duronte vetëtimën e shpatave mbi kokën e tij, kjo
argumentoi se iimani i tij e barti atë të dhuroi dhe të dorëzoi shpirtin e tij për All-
llahun, në zemrën e tij e ndez hidhërimi për All-llahun e të Dërguarin e Tij, për
triumfin e fesë së Tij dhe forcimin e fjalës së Tij. Ky, pra, shfaqi sinqeritetin e
brendësisë së tij meqë doli para vrasjes kështu që i mjaftoi kjo nga sprova në varrin
e tij.
Ebu Abdullah El-Kurtubiu tha: Nëse shehidi nuk sprovohet në varrin e tij, atëherë
siddiku (besimtari shumë i sinqertë) është më i rëndësishëm dhe me shpërblim më të
madh që të sprovohet, sepse ai në Kur’an është përmendur para shehidëve dhe El-
Murabitu (roja) i cili është më i ulët se shehidi nuk sprovohet, e çfarë të themi
atëherë për atë që është në shkallë më të lartë se shehidi.
Hadithet e sakta e refuzojnë këtë thënie dhe sqarojnë se siddiku pyetet në varrin e tij
sikurse pyeten edhe të tjerët, ky pra është Omer Ibnul-Hattabi (r.a.) koka e
siddiknëve i cili i tha të Dërguarit (s.a.v.s.) kur e lajmëroi për pyetjen e melekut në
varrin e tij, e tha: “A do të jem unë në këtë gjendjen time që jam tani? I tha:
Po” 156 dhe përmendi hadithin.
Sa i përket asaj se a pyetën pejgamberët në varret e tyre u dhanë dy mendime: Ato
janë dy aspekte në medhhebin e Ahmedit dhe te të tjerët, kurse ajo veçanti me të
cilën u veçua shehidi nuk obligon që ta shoqëroi në atë dispozitë siddiku edhe pse
ky është më i lartë se ai, sepse disa veçanti të shehidëve nuk i posedojnë ata që janë
më të lartë se ata. Kurse hadithin që e transmetoi Ibn Maxhe 157 : “Ai që vdes i
sëmurë vdes si shehid dhe mbrohet nga sprova e varrit” është nga hadithet që u
veçua me të Ibn Maxhe kurse në veçantitë e tij ka çudira dhe gjëra të papranuara, në
kësi lloj hadithi nuk bazohemi dhe nuk dëshmojmë nga I Dërguari i All-llahut
(s.a.v.s.) për të, e nëse është i saktë ai atëherë është i varur nga hadithi tjetër për atë
që vdes nga sëmundja e barkut, sepse është vërtetuar nga ai (s.a.v.s.) se tha: “Ai që
vdes nga sëmundja e barkut është shehid” 158 , prandaj ai hadith i përgjithshëm
komentohet me këtë hadith përkufizues, All-llahu e di më së miri.
Sa i përket asaj se çfarë të shpëton nga dënimi i varrit është transmetuar një hadith
që është shërues në këtë temë: E transmetoi Ebu Musa El-Medini dhe sqaroi
dobësinë e tij në librin “Et-Tergibu vet-Terhib – Stimulimi dhe Frikësimi”, si dhe e
komentoi atë. E transmetoi atë hadith nga El-Ferexh Ibn Fudale se na tregoi Hilal
Ebu Xhebele nga Seid Ibnul-Musejjibi nga Abdurrahman Ibn Semure, i cili tha: Një
ditë doli i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) te ne derisa ne ishim
duke ndejtur nën një hije (shtëpi verore e thjeshtë, kulmi i së cilës është i mbuluar
155 I dobët. Aty gjindet Omer Ibn Musa El-Vexhihi për të cilin Ibn Hibbani tha: Në transmetimin e tij nga
të besueshmit ka gjëra që nuk I përngjajnë haditheve nga të besueshmit. Ai doli nga të drejtët në të
akuzuarit kështu që e meritoi lënien e tij (El-Mexhruhin: 2/86).
156
E transmetoi Bejhekiu në “Kitabul-I’tikad”, kapitulli I besimit në dënimin e varrit (f. 126) ngga dy
aspekte: Njëri merfu’ (I ngritur), por është garib (I panjohur), u veçua me të Mufaddal Ibn Salih, I cili
është I dobët, nuk pranohet veçimi I tij. Tjetrin e bëri të saktë Ata Ibn Jesari nga I Dërguari (s.a.v.s.).
157 I dobët.
158
E transmetoi Buhariu (2829), Fet’hul-Bari (6/50), Muslimi në “El-Imare” (164) dhe Ibn Maxhe (2804).