Page 80 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 80

edhe këtë: “Ndërsa munafikut dhe pabesimtarit i thuhet: Çfarë thoshe për këtë
                     njeri? Thotë: Nuk di, unë e thoja atë që njerëzit e thonin. Atëherë i thuhet: Nuk
                     dite dhe nuk mësove, pastaj e godasin me një çekan prej hekuri dhe ai bërtet
                     me një bërtimë që e dëgjojnë të gjithë përveç njerëzve dhe xhindëve”, kështu
                     është thënë te Buhariu.
                     Më herët kemi përmendur hadithin e Ebu Seid El-Huderiut të cilin e transmetoi Ibn
                     Maxhe dhe imam Ahmedi, e tha: Ishim në një xhenaze me të Dërguarin (s.a.v.s.) dhe
                     tha: “O ju njerëz, njëmend ky ummet sprovohen në varret e tyre, kështu që kur
                     njeriu të varroset dhe të largohen nga ai shokët e tij, i vie një melek i cili në
                     dorën e tij mban një çekan, e ulë dhe i thotë: Çfarë thua për këtë njeri? Nëse
                     është besimtar thotë: Dëshmoj që nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, të Vetmit i
                     Cili nuk ka shoq dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe I Dërguari i Tij.
                     Ai i thotë: Të vërtetën e the. Atëherë i hapet një derë për në Zjarr dhe i thotë:
                     Kjo  kishte  me  qenë  pozita  jote  sikur  të  mos  besoje  në  Zotin  tënd.  Kurse
                     pabesimtarit dhe munafikut i thonë: Çfarë thua për këtë njeri? Thotë: Nuk e
                     di.  I  thuhet:  Nuk  dite  e  as  nuk  u  udhëzove,  pastaj  i  hapet  një  derë  për  në
                     Xhennet dhe i thotë: Ky kishte me qenë vendi yt në Xhennet sikur të besoje në
                     Zotin tënd, por meqë ke mohuar All-llahu ta zëvendësoi atë me këtë, pastaj i
                     hapet një derë për në Zjarr, pastaj e godet meleku me një goditje çekani që e
                     dëgjojnë të gjitha krijesat përveç njerëzve dhe xhindëve”. Disa nga Sahabët (r.a.)
                     i thanë: O I Dërguar i All-llahut, nuk ka asnjë njeri që meleku i qëndron te koka e tij
                     përveçse trishtohet në atë moment, atëherë I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “All-
                     llahu forcon ata  që  besuan me fjalën e fortë  në  jetën e kësaj  bote edhe në  botën
                     tjetër,  ndërsa  mizorët  All-llahu  i  bën  të  humbur.  All-llahu  punon  çka  të  dojë”
                     (Ibrahim : 27).
                     Poashtu  në  hadithin  e  gjatë  që  e  transmetoi  El-Bera  Ibn  Azibi  thuhet:  “Kur
                     pabesimtari  të  jetë  i  drejtuar  për  në  Ahiret  dhe  në  shkëputje  nga  kjo  botë,
                     zbresin te ai  melekë nga qielli që me vete mbajnë pëlhura të Xhehennemit” dhe
                     e përmendi hadithin derisa tha: “Pastaj i kthehet shpirti në trupin e tij në varr”
                     deri në  fund. Në një thënie tjetër tha: “Nëse ai  është pabesimtar i vie meleku i
                     vdekjes dhe ulet te koka e tij” dhe e përmendi hadithin derisa tha: “Çka është ky
                     shpirt i keq? Thonë: Filani, duke e përmendur atë me emrat e tij më të këqinjë
                     dhe kur të arrijë te qielli i dun’jas i mbyllet ai. Tha: Hidhet ai nga qielli, pastaj
                     e tha fjalën e All-llahut të madhëruar: “...e kush i përshkruan shok All-llahut, ai
                     është sikur të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e
                     stuhishme në ndonjë vend të humbur” (El-Haxhxh: 31). Tha: “Kthehet shpirti në
                     trupin e tij dhe i vien dy melekë shumë të ashpër, e ulin, e qortojnë dhe i thonë:
                     Kush është Zoti yt? Thotë: Ha, nuk e di. I thonë: Mos dish! I thonë: Çfarë thua
                     për  këtë  pejgamber  që  është  dërguar  te  ju?  Thotë:  I  dëgjova  njerëzit  duke
                     thënë atë, nuk di. I thonë: Mos dish! Ky është kuptimi i thënies së All-llahut të
                     madhëruar:  “ndërsa  mizorët  All-llahu  i  bën  të  humbur.  All-llahu  punon  çka  të
                     dojë” dhe e përmendi hadithin.
                     Emri El-Faxhir (i prishur) në terminologjinë kur’anore dhe të sunnetit në mënyrë të
                     prerë përfshinë edhe pabesimtarin (kafirin) sikurse thënia e të madhëruarit: “E s’ka
                     dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet). Dhe se mëkatarët
                     janë  në  Xhehennem”  (El-Infitar  :  13-14),  poashtu  thënia  e  Tij:  “Jo,  të  mos  rrinë
                     gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhxhin (në një libër shënimesh
                     të të këqijave më të dëmshme)” (El-Mutaffifinë : 7). Në një thënie tjetër në hadithin
                     e  El-Beras  thuhet:  “Kur  pabesimtari  të  jetë  i  drejtuar  për  në  Ahiret  dhe  në
                     shkëputje nga kjo botë, zbresin tek ai melekë të fortë, të ashpër që me vete kanë
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85