Page 85 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 85

transmetime të tij thuhet: “...pastaj i hapet atij një vrimë nga Zjarri dhe i vie atij
                     nga fatkeqësitë e tymi i saj deri në Ditën e Kijametit”.
                     Lloji i dytë: Është dënim deri në një kohë dhe pastaj ndërpritet, ky është dënimi i
                     disa gabimtarëve të cilët vepruan krime të lehta dhe ata dënohen sipas krimeve të
                     tyre,  pastaj  u  lehtësohet  ai  sikurse  edhe  do  të  dënohen  përkohësisht  në  Zjarr  dhe
                     pastaj përfundon dënimi.
                     Ndonjëherë mund të ndërpritet dënimi me lutjen, sadakanë, istigfarin (kërkimin për
                     falje), shpërblimin e Haxhit, apo këndimin e Kur’anit që i bëhet nga të afërmit e tij
                     apo nga dikush tjetër. Kjo ndodhë ashtu sikurse ndërmjetëson një ndërmjetësues për
                     atë që është duke u dënuar në këtë botë dhe e liron nga dënimi me ndërmjetësimin e
                     tij, por ky ndërmjetësim në këtë botë mund të ndodhë pa lejen e atij që kërkohet
                     ndërmjetësimi  tek ai, ndërsa tek  All-llahu i  madhëruar  nuk mund  të  ndërmjetësoi
                     askush  përveçse  me  lejen  e  Tij,  pra  Ai  është  i  Cili  i  lejon  ndërmjetësuesit  të
                     ndërmjetësoj kur dëshiron ta mëshiroi të ndrmjetësuarin për të dhe ti mos u mashtro
                     me tjetër gjë sepse është shirk dhe e kotë, i lartë e i madhëruar është All-llahu nga
                     ajo: “...kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij...” (El-Bekare : 255)
                     dhe: “...dhe ata nuk mund të ndërmjetësojnë përveç për atë që Ai dëshiron...” (El-
                     Enbija : 28), e thënia e Tij: “...nuk ka asnjë ndërmjetësues që mund të ndërmjetësojë
                     përveçse me lejën  e Tij”  (Sebe’ë  :  23)  dhe thënia e Tij:  “Thuaj:  “I tërë  shefaati
                     (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës...”
                     (Ez-Zummer : 44).
                     Ibn Ebid-Dun’ja tha: Më tregoi Muhammed Ibn Musa Es-Saig, na tregoi Abdullah
                     Ibn Nafi’ë i cili tha: Vdiç një njeri i Medinës të cilin një tjetër e pa në ëndërr se është
                     nga banorët e Zjarrit dhe ai për këtë u pikëllua, pastaj pas një kohe e pa sikur është
                     prej banorëve të Xhennetit dhe i tha: A nuk ishe ti prej banorëve të Zjarrit? Tha: Po,
                     i tillë isha, por te ne u varros një njeri i mirë i cili ndërmjetësoi për dyzet persona
                     nga fqinjët e tij dhe unë isha njëri nga ata.
                     Ibn Ebid-Dun’ja tha: Na tregoi Ahmedi Ibn Jahja i cili tha: Më tregoi dikush nga
                     shokët e mi e më tha: Vdiç një vëlla i imi të cilin e pashë në ëndërr dhe thashë: Cila
                     ishte gjendja jote kur u vendose në varrin tënd? Tha: Më erdhë dikush me një gacë
                     zjarri dhe sikur një lutës të mos lutej për mua, mendova se ajo do të më godas mua.
                     Amr Ibn Xheriri tha: Kur lutet robi për vëllaun e tij të vdekur ia sjellë atë lutje një
                     melekë në varrin e tij dhe i thotë: O pronarë i vetmuar i këtij varri, kjo është një
                     hedije nga një vëlla i mëshirshëm për ty.
                     Bishar Ibn Galibi tha: E pashë Rabian në ëndërr dhe unë lutesha shumë për të, ajo
                     më tha: O Bishar Ibn Galib dhuratat e tua na vijnë në enë prej drite të mbuluara me
                     faculeta  të  mëdafshit.  I  thashë:  Si  ndodhë  kjo?  Tha:  Kështu  ndodhë  me  lutjet  e
                     besimtarëve të  gjallë  kur të luten për të  vdekurit, lutjet e tyre pranohen, ato  lutje
                     vendosen në enë të dritës dhe mbulohen me faculeta të mëndafshit, pastaj i sillen atij
                     që i është bëra lutja në mesin e të vdekurve dhe i thuhet: Kjo është hedija e filanit
                     për ty.
                     Ibn Ebid-Dun’ja tha: Më tregoi Ebu Ubejd Ibn Buhajri i cili tha: Më tregoi dikush
                     nga shokët e mi dhe më tha: E pashë një vëlla timin në ëndërr pas vdekjes së tij dhe i
                     thashë: A arrinë te ju lutja e të gjallëve? Ai tha: Po pasha All-llahun, ajo vërvëlitet
                     sikurse drita dhe pastaj i vishet ajo.
                     Plotësimi  i  kësaj  do  të  vijë,  in  sha  All-llah,  kur  të  përgjigjemi  në  pyetjen  për
                     përfitimin e të vdekurve nga ajo që u dhurohet nga të gjallët.
                     ÇËSHTJA E PESËMBËDHJETË
                     KU  ËSHTË  VENDQËNDRIMI  I  SHPIRTRAVE  PAS  VDEKJES  DERI  NË
                     KIJAMET, A JANË ATA NË QIELL APO NË TOKË DHE A JANË ATA NË
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90