Page 87 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 87

formësuar dhe të vetëdijshëm para se t’i urdhërojë melekët t’i bëjnë sexhde Ademit
                     dhe para se shpirtrat të hynë në trupa derisa ata (trupat) ishin ende dhe e ujë, pastaj i
                     vendosi ata ku ai dëshiroi e që është Berzahu tek i cili rikthehen pas vdekjes, kështu
                     dërgohen ata një pas një dhe futen në trupa të lindur nga sperma derisa tha: Është
                     vërtetuar  se  shpirtrat  janë  trupa  që  bartin  qëllimet  e  veta  si  njohja  në  mes  vete  e
                     urrejtja dhe se ata kuptojnë e dallojnë, e All-llahu i sprovon në këtë botë qysh Ai
                     dëshiron pastaj i vdes dhe i rikthen në Berzahun të cilin e pa I Dërguari i All-llahut
                     në natën e Isras në qiellin e dun’jas, shpirtrat e të lumturëve ishin në krahun e djathtë
                     të Ademit kurse shpirtrat e të shkatërruarve ishin në krahun e majtë të tij atje ku
                     përfundojnë elementet, ndërsa shpirtrat e pejgamberëve dhe të shehidëve shpejtohen
                     për në Xhennet.
                     Tha: Muhammed Ibn Nasr El-Merviziu i cili përmendi nga Is’hak Ibn Rahevejhi se
                     ai e tha të njejtën gjë dhe tha: Dijetarët u pajtuan rreth kësaj.
                     Ibn Hazmi tha: Kjo është thënia e të gjithë pronarëve të Islamit dhe tha: Kjo është
                     edhe thënia e All-llahut të madhëruar: “E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?
                     Po të majtit, kush janë ata të majtit? Ndërsa të përparmit janë të dalluar (në ballë).
                     Ata pra, janë më të afruarit  (te Zoti). Janë  në  Xhennetet e begatshme.  (ata  janë)
                     Shumë prej (popujve) të hershmëve. E janë pak prej të mëvonshmëve” (El-Vakia : 8-
                     14), ndërsa thënia e të madhëruarit: “E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmeve (të
                     Zotit). Ai  ka  (te Zoti)  kënaqësi,  furnizim  të  mirë dhe Xhennet  të  begatshëm”  (El-
                     Vakia  :  88-89)  deri  në  fund  të  ajeteve,  atje  vazhdojnë  të  jenë  shpirtrat  derisa  të
                     plotësohet numri i tyre me fryerjen në trupa dhe pastaj me kthimin e tyre në Berzah
                     derisa të ndodhë Kijameti, pastaj All-llahu i madhëruar i rikthen shpirtrat në trupa
                     edhe njëherë dhe ajo është jeta e dytë në të cilën llogariten njerëzit, kështu që një
                     grup shkon për Xhennet përgjithmonë kurse një grup për Xhehennem përgjithmonë,
                     përfundoi.
                     Ebu  Omer  Ibn  Abdul-Berri  tha:  Shpirtrat  e  shehidëve  janë  në  Xhennet  kurse
                     shpirtrat  e  besimtarëve  të  rëndomtë  janë  në  fushën  e  varreve  të  tyre.  Ne  këtu  po
                     përmendim thënien e argumentet e tij dhe po sqarojmë atë që thotë.
                     Ibnul-Mubareku tha: Transmetohet nga Ibn Xhurejxhi sipas asaj që i tha Muxhahidi
                     se ata nuk janë në Xhennet por ushqehen nga frytet e tij dhe nuhatin aromën e tij.
                     Muavijetu Ibn Salihi përmendi nga Seid Ibn Suvejdi se e kishte pyetur Ibn Shihabin
                     për  shpirtrat  e  besimtarëve  dhe  ai  i  kishte  thënë:  Më  ka  arritur  se  shpirtrat  e
                     shehidëve janë në pamjen e disa shpendëve të gjelbër të ngjitur për Arsh, dalin dhe
                     kthehen  në  kopshtet  e  Xhennetit  dhe  shkojnë  te  Zoti  i  tyre  çdo  ditë  duke  u
                     përshëndetur me selam.
                     Ebu  Omer  Ibn  Abdul-Berri  duke  komentuar  hadithin  e  Ibn  Omerit  tha:  Kur  vdes
                     ndonjëri nga ju i shfaqet vendi i tij mëngjes e mbrëmje, nëse është nga banorët e
                     Xhennetit i shfaqet nga atje, e nëse është nga banorët e Zjarrit i shfaqet vendi i tij
                     nga  atje  dhe  i  thuhet:  Ky  është  vendi  yt  kur  të  ringjallë  All-llahu  në  Ditën  e
                     Kijametit. Tha: Disa morën argument këtë se shpirtrat janë në fushat e varreve, e i
                     cili mendim është më i sakti, All-llahu e di më së miri, sepse hadithet kështu janë
                     transmetuar dhe janë më të vërtetuara se të tjerat.
                     Tha: Transmetohet nga Muxhahidi se tha: Shpirtrat qëndrojnë shtatë ditë në fushat e
                     varreve që nga dita e varrosjes dhe nuk largohen prej aty, All-llahu e di më së miri.
                     Një sekt thanë: Vendqëndrim i tyre është zhdukja e tërësishme, e cila thënie është e
                     atyre që thon se: Shpirti është një dukuri e trupit sikurse edhe jeta dhe të kuptuarit e
                     tij,  kështu  ai  zhduket  me  vdekjen  e  trupit  sikurse  zhduken  dukuritë  e  tjera  të
                     kushtëzuara me jetën e tij, e nuk ka dyshim se kjo thënie është në kundërshtim me
                     citatet  Kur’anore,  të  Sunnetit  dhe  të  pajtimit  të  Sahabëve  (r.a.)  e  të  Tabiinëve,
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92