Page 92 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 92

Them: Nuk ka kundërthënie mes thënies së tij (s.a.v.s.): “Shpirti i besimtarit është
                     një  shpendë  i  cili  ushqehet  nga  pemët  e  Xhennetit”  dhe  thënies  tjetër:  “Kur
                     ndonjëri nga ju vdes i shfaqet vendi i tij mëngjes e mbrëmje, nëse  është nga
                     banorët  e  Xhennetit  i  shfaqet  ai  nga  Xhenneti,  e  nëse  është  nga  banorët  e
                     Zjarrit i shfaqet ai nga Zjarri”. Kjo thënie përfshinë të vdekurin në shtratin e tij
                     dhe  shehidin,  sikurse  përfshinë  edhe  thënia  e  tij:  Shpirti  i  besimtarit  është  një
                     shpendë që ushqehet nga pemët e Xhennetit, shehidin dhe të tjerët, por edhe pse
                     atij i shfaqet vendi i tij mëngjes e mbrëmje, ai zbret në lumenjët e Xhennetit dhe
                     ushqehet nga frytet e tij.
                     Sa i përket vendit të tij të veçantë dhe shtëpisë e cila i është përgatitur, aty do të hyjë
                     në Ditën e Kijametit, sepse në mënyrë të prerë është e sigurtë se pozitat e shehidëve,
                     si dhe shtëpitë e pallatet e tyre të cilat All-llahu ua ka përgatitur nuk janë ata kandila
                     në të cilët strehohen shpirtrat e tyre në jetën e Berzahut, edhe pse ata i shohin pozitat
                     dhe vendet e tyre në  Xhennet derisa strehim i tyre janë  ata kandila të  ngjitur për
                     Arshin. Nuk ka dyshim se hyrja e plotë ndodhë në Ditën e Kijametit kurse hyrja e
                     shpirtrave në Xhennet në jetën e Berzahut është diçka nën këtë.
                     Në anën tjetër, shpirtrave të palumturëve u shfaqet Zjarri mëngjes e mbrëmje dhe
                     kur të ndodhë Kijameti ata hynë në pozitat e vendet e tyre që u shfaqeshin në jetën e
                     Berzahut. Pra, begatia e shpirtrave në Xhennet në jetën e Berzahut është diç tjetër
                     kurse  begatia  e  tyre  me  trupa  në  Ditën  e  Kijametit  është  krejtësisht  diçka  tjetër,
                     sikurse edhe të ushqyerit e shpirtit në Xhennet në jetën e Berzahut që është diç tjetër,
                     kurse të ushqyerit  e tij  bashkë me trupin  në  Ditën e ringjalljes  është  diçka tjetër.
                     Prandaj në hadith tha: Ata ushqehen nga pemët e Xhennetit, ndërsa ushqimi, pija,
                     veshja dhe kënaqësia e  plotë ndodhin  kur të kthehen shpirtrat  në  trupat  e tyre në
                     Ditën e Kijametit, sipas kësaj nuk ka kundërthënie në të atyre thënieve, por Sunneti i
                     përforcon dhe i pëlqen ato.
                     Kurse thënia e atyre që thanë: Hadithi i Ka’bit i veçon vetëm shehidët e jo edhe të
                     tjerët, nuk ka në atë shprehje veçanti që mund të argumentohet, kjo është bartje e
                     thënies së përgjithshme në shquarjen më të vogël të saj, sepse shehidët në krahasim
                     me  besimtarët  e  përgjithshëm  janë  shumë  pak,  ndërsa  I  Dërguari  (s.a.v.s.)  atë
                     shpërblim  e  ndërlidhi  me  të  cilësuarit  e  imanit,  ky  është  rivendikim  i  tij  e  nuk  e
                     ndërlidhi  atë  me  rënien  shehid.  A  nuk  e  vëren  se  dispozita  me  të  cilën  veçohen
                     shehidët është ndërlidhur me rënien shehid, sikurse thënia e tij (s.a.v.s.) në hadithin e
                     El-Mikdad  Ibn  Muid  Jekreb  (r.a.):  “Shehidi  tek  All-llahu  i  posedon  gjashtë
                     veçanti: I falen atij gjynahet në derdhjen e parë të gjakut, e sheh pozitën e tij
                     në  Xhennet,  vishet  me  petkun  e  imanit,  strehohet  nga  dënimi  i  varrit  dhe
                     sigurohet nga frikësimi i madh (i Ditës së Kijametit), i vendoset në kokë kurora
                     e nderit që një dijamant i tij është më vlefshëm se krejt bota dhe çfarë ka në të,
                     martohet me shtatëdhjetë e dy hyri dhe ndërmjetëson për shtatëdhjetë persona
                     nga të afërmit e tij”. Meqë këto janë veçanti të shehidit, ai tha: Shehidi tek All-
                     llahu dhe nuk tha: Besimtari tek All-llahu. Kështu është edhe thënia e tij (s.a.v.s.) në
                     hadithin  e  Kajs  El-Xhudhamit:  “I  jipen  shehidit  gjashtë  veçanti...”,  kështu
                     vazhdojnë edhe hadithet e citatet e tjera në të cilat ndërlidhet shpërblimi me rënien
                     shehid.
                     Ndërsa aty ku ndërlidhet shpërblimi me iman përfshihen të gjithë besimtarët, qofshin
                     ata shehidë apo të tjerë.
                     Citatet dhe gjurmët të cilat përmendin furnizimin e shehidëve dhe se shpirtrat e tyre
                     janë  në  Xhennet  janë  të  vërteta,  por  ato  nuk  mohojnë  hyrjen  e  shpirtrave  të
                     besimtarëve të tjerë në Xhennet, posaqërisht të siddikinëve (shumë të sinqertëve) të
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97