Page 96 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 96

para duarve të All-llahut dhe i Madhëruari thotë: Shkruane librin e robit tim
                     në  Il-lijjin,  pastaj  kthene  në  varr,  kështu  që  kthehet  ai  në  varr,  e  gjithë  kjo
                     ndodhë në kohën kur ai përgatitet dhe mbështillet me qefin. Këtë e përmendi qartë
                     hadithi i Ibn Abbasit (r.a.) i cili tha: “E zbresin atë brenda kohës së pastrimit dhe
                     mbështjelljes së tij me qefin dhe e fusin atë shpirtë në mes trupit dhe qefinëve
                     të tij”.
                     Ebu Abdullah Ibn Mendeh përmendi një hadith nga Isa Ibn Abdurrahmani i cili tha:
                     Na tregoi Ibn Shihabi, na tregoi Amir Ibn Sa’di nga Ismail Ibn Talha Ibn Ubejdil-
                     lahi nga babi i tij se tha: Dëshirova të marr pasurinë time që kisha në mal dhe më
                     zuri nata, kështu që u strehova te varri i Abdullah Ibn Omer Ibn Hirami dhe nga
                     varri  i  tij  dëgjova  një  lexim  të  Kur’anit  që  nuk  kisha  dëgjuar  më  të  bukur  se  ai,
                     atëherë erdha te I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) dhe i’a përmenda atë, kurse ai tha:
                     “Ai është Abdullahu, a nuk e ke ditur se All-llahu i mori shpirtrat e tyre dhe i
                     vendosi  në  kandila  prej  elmazi  dhe  dijamanti,  pastaj  i  ngjiti  ata  në  mes  të
                     Xhennetit, e kur të bie nata kthehen shpirtrat e tyre tek ata dhe kështu mbesin
                     derisa të lindë agimi, pastaj kthehen në vendin e tyre në të cilin ishin” 181 .
                     Në këtë hadith sqarohet shpejtësia e lëvizjes së shpirtrave nga Arshi deri në tokë,
                     pastaj lëvizja e tij e shpejtë nga toka deri në vendin e tij dhe për këtë arësye Maliku e
                     imamët e tjerë thanë: Shpirti është i liruar shkon kahdo që dëshiron, ndërsa atë që
                     shohin  njerëzit  në  ardhjen  e  shpirtrave  të  të  vdekurve  tek  ata  nga  ndonjë  vend  i
                     largët, është një çështje që e dinë shumica e njerëzve dhe nuk dyshojnë në këtë, All-
                     llahu e di më së miri.
                     Ndërsa përshëndetja e banorëve të varreve me selam dhe të folurit me ta nuk është
                     argument se shpirtrat nuk janë në Xhennet dhe se ata janë në fushat e varreve. Ky
                     pra është zotriu i bijve të Ademit shpirti i të cilit është në lartësitë më të larta me
                     shoqërinë më të lartë, e kthen selamin e muslimanit që e përshëndet te varri i tij. Ebu
                     Omeri, All-llahu e paqë mëshiru, e pëlqeu mendimin se shpirtrat e shehidëve janë në
                     Xhennet dhe përshëndeten me selam te varret e tyre sikurse përshëndeten edhe të
                     tjerët ashtu sikurse na mësoi I Dërguari (s.a.v.s.) që t’i përshëndesim ata dhe ashtu
                     sikurse Sahabët (r.a.) i përshëndetnin shehidët e Uhudit, e është vërtetuar se shpirtrat
                     e tyre janë në Xhennet dhe shëtisin kahdo që dëshirojnë sikurse është përmendur më
                     herët. Prandaj, mos të mbyllet mendja jote nga qenia se shpirti është në shoqërinë
                     më të lartë, shëtit nëpër Xhennet kahdo që dëshiron dhe në të njejtën kohë dëgjon
                     selamin e muslimanit te varri i tij dhe afrohet që t’i kthejë selamin. Shpirti ka një
                     rregull tjetër nga ajo e trupit, shiko punën e Xhibrilit (a.s.) të cilin e pa I Dërguari
                     (s.a.v.s.) me gjashqindë palë krahë, një palë krahë të tij mbyllen horizontin në
                     mes  të  Lindjes  dhe  Perëndimit,  me  gjithë  këtë  ishte  afër  të  Dërguarit  (s.a.v.s.)
                     derisa vendoste gjunjët e tij pranë gjunjëve të Dërguarit (s.a.v.s.) dhe shuplakat e tij
                     mbi prehërit e tij, e nuk besoj se mendja jote mund të konceptoi se ai atëherë ishte në
                     shoqërinë më të lartë mbi shtatë qiejt ku është vendqëndrimi i tij dhe është afruar
                     pranë të Dërguarit (s.a.v.s.) me atë afërsi. Për besimin e kësaj janë krijuar zemra dhe
                     janë përgatitur që ta kuptojnë atë, e mendja e atij që nuk mund të konceptojë këtë
                     është më e ngushtë që të besojë zbritjen e All-llahut në qiellin e dun’jas çdo natë (në
                     pjesën e tretë të natës) derisa Ai është mbi shtatë qiejt mbi Arshin e Tij dhe mbi të
                     asgjë  nuk  ka,  por  Ai  është  I  Lartësuari  mbi  çdo  gjë  dhe  lartësia  e  Tij  është  nga




                  181
                     I dobët. Aty gjindet Isa Ibn Abdurrahman Ibn Ferve, I thuhet edhe Ibn Sire, Buhariu tha: Hadithi I tij
                  është  I  urrejtur,  ndërsa  Ibn  Hibbani  tha:  Ai  transmeton  gjëra  të  urrejtura  nga  të  njohurit  kështu  që  e
                  meritoi lënien (Takrib: 2/99/892).
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101