Page 97 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 97

obligimet e tij 182 . Poashtu afrimi i Tij te haxhinjët në mbrëmjen e Arafatit 183 , zbritja
                     e Tij në Ditën e Kijametit që t’i llogaris krijesat dhe ndriçimi i tokës me dritën e Tij,
                     poashtu zbritja e Tij në tokë kur e rrumbullakësoi, e plotësoi, e zgjati, e shtriu dhe e
                     përgatiti për atë që i dëshirohej, zbritja e Tij në Ditën e Kijametit kur t’i fusë në
                     grushtin e Tij të gjithë ata që janë në tokë e të mos mbetet aty askush sikurse tha I
                     Dërguari (s.a.v.s.): Atëherë fillon të shëtis Zoti yt nëpër tokë derisa vendet kanë
                     mbetur të shkreta, me gjithë këtë Ai është mbi shtatë qiejt dhe mbi Arshin e Tij.
                     KAPITULL
                     Ajo që duhet ditur është se atë që kemi përmendur rreth çështjes së shpirtit ndryshon
                     sipas gjendjes së shpirtit,  forcës  së  tij,  dobësisë,  madhësisë,  vogjlisë  dhe shpirti  i
                     madhërishëm e i madh ndryshon nga ai që është nën të. Ti sheh se si dispozitat e
                     shpirtrave  në  dun’ja  dallojnë  me  dallim  të  madh  sipas  dallimit  të  shpirtrave  në
                     mënyrën, forcën, ngadalsinë, shpejtësinë dhe ndihmesën e tyre, kështu që shpirti i
                     liruar  nga  burgimi,  ndërlidhja  dhe  pengesat  e  trupit  posedon  veprim,  forcë,
                     vendosmëri, interesim, ngritje të shpejtë tek All-llahu dhe ndërlidhje me All-llahun
                     çfarë  nuk  psedon  shpirti  i  poshtëruar  dhe  i  burgosur  në  ndërlidhjet  e  pengesat  e
                     trupit. Pra, nëse kjo ndodhë me të derisa ai është i burgosur në trupin e tij, atëherë
                     çfarë të themi kur ai të zhveshet, të ndahet nga trupi dhe të tubohen forcat e tij, e në
                     bazë të tij ai është shpirtë i lartë, i pastër, i madh dhe me interes të lartë, e për të pas
                     ndarjes nga trupi ka çështje e veprim tjetër.
                     Janë transmetuar shumë ëndërra të njerëzve rreth veprimit të shpirtrave pas vdekjes
                     çfarë nuk kanë mundësi të bëjnë derisa janë të lidhur me trupat e tyre, sikur që është
                     shkatërrimi i ushtrive të shumta nga një njeri, dy apo një numri të vogël dhe në këtë
                     drejtim. Sa janë ata që  kanë parë të Dërguarin  (s.a.v.s.) në ëndërr dhe me të Ebu
                     Bekri e Omeri (r.a.) të kenë shkatërruar shpirtrat e tyre ushtritë e kufrit dhe zullumit,
                     e pastaj e kanë vërtetuar se ato ushtri janë mundur në realitet edhe pse numri i tyre e
                     përgatitja ishte e madhe kurse muslimanët ishin të dobët dhe me numër të vogël.
                     Është  për  tu  çuditur  se  si  shpirtrat  e  besimtarëve  që  duhen  për  All-llah  takohen
                     ndërmjet  vete  edhe  pse  mes  tyre  ekziston  një  largësi  shumë  e  madhe,  ata  ndiejn
                     dhimbje, njihen ndërmjet vete sikurse të jenë pranë njëri-tjetrit dhe kur të takohen
                     përputhet ajo që ka ditur shpirti i tij për të para se ta ketë parë 184 .
                     Abdullah Ibn Amr tha: Shpirtrat e besimtarëve takohen sa largësia një ditë edhe pse
                     nuk  e  kanë  parë  njëri-tjetrin  asnjëherë.  Disa  e  transmetuan  këtë  nga  I  Dërguari
                     (s.a.v.s.).
                     Ikreme dhe Muxhahidi thanë: Kur njeriu të ketë fjetur i zgjatet atij një rrugë në të
                     cilën i udhëton shpirti kurse baza e tij gjindet në trup dhe ai arrinë deri ku dëshiron
                     All-llahu të arrijë, e njeriu është duke fjetur dhe kur ai të kthehet në trup zgjohet,
                     kështu që kjo i përngjan rrezeve të diellit të cilat bien mbi tokë kurse baza e tyre
                     është në diell.
                     Ebu Abdullah Ibn Mendeh përmendi nga disa dijetarë se thanë: Shpirti zgjatet nga
                     vrimat e hundës së njeriut derisa mjet dhe bazë e tij është trupi, sepse sikur ai të ketë
                     dalur plotësishtë atëherë ai vdes sikurse ndodhë nëse fitili ndahet nga llamba, a e ke
                     parë  se  si  zjarri  është  i  përqëndruar  në  fitil  kurse  drita  dhe  rrezet  e  tij  mbushin



                  182
                     Hadithin e zbritjes e transmetoi Buhariu (6321), Muslimi në “El-Musafirin” (169-172) dhe Ahmedi në
                  “El-Musned” (2/504, 521).
                  183
                     E transmetoi Muslimi në “El-Haxhxh” (436), Nesaiu (5/251), Ibn Maxhe (3014) dhe Ahmedi në “El-
                  Musned” (2/224).
                  184
                     I dobët. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (2/175, 220), aty gjindet Ibn Lehia për të cilin thanë
                  dijetarët  se  është  I  dobët  pas  ndezjes  së  librave  të  tij,  poashtu  zingjiri  është  përplotë  të  dobët  dhe  të
                  panjohur.
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102