Page 98 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 98
shtëpinë, kështu edhe shpirti zgjatet nga vrimat e hundës së tij në gjumë derisa të
arrijë në qiell, të shëtisë nëpër qytete dhe të takohet me shpirtrat e të vdekurve. Kur
meleku i përcaktuar për shpirtrat e robëve dëshiron t’i paraqesë atë që dëshiron
kurse ai që e sheh ëndërrën në jetë është i mençur, i sinqertë dhe në jetën e tij të
përditshme nuk i intereson e pavërteta, kur të kthehet shpirti i tij i është ngulitur e
vërteta në zemrën e tij sipas asaj që i mundësoi All-llahu i madhëruar të shohë në
bazë të moralit të tij. Por nëse ai është mendjelehtë që e do të kotën dhe shikimin në
të, kur të ketë fjetur dhe All-llahu t’i ketë shfaqur atij ndonjë çështje të mirë apo të
keqe, kthehet shpirti tek ai dhe kahdo që ka parë diçka nga mashtrimet e shejtanit
apo e kota i është ndalur shpirti aty sikurse vepron edhe kur është i zgjuar, e kjo nuk
e dërgon zemrën e tij askund, nuk kupton atë që ka parë sepse ai ka përzier të
vërtetën me të pavërtetën dhe nuk ka asnjë komentues i ëndërrave që mund t’ia
komentojë atë derisa ai ka përzier të vërtetën me të pavërtetën.
Këto janë nga fjalët më të mira dhe janë argument se thënësi i tyre ka njohuri e
shikimit të thellë rreth shpirtrave dhe dispozitave të tij.
Ti sheh njeriun se si dëgjon diturinë e urtësinë dhe atë që është në dobi të plotë për
të, por megjithëatë ai shkon kah e kota, mashtrimi, muzika, dyshimi, gënjeshtra, etj,
i nënshtrohet atyre dhe ua hapë zemrën derisa depërtojnë tek ai, kështu që i
mbështillet ajo dituri e urtësi që e dëgjoi dhe i përzihet e vërteta me të pavërtetën.
Kështu është çështja e shpirtrave në gjumë, ndërsa pas ndarjes ata dënohen për
shkak të atyre bindjeve e dyshimeve të kota të cilat ishin pjesë e tyre gjatë ekzistimit
të tyre në trup, kësaj i bashkohet edhe dënimi i tyre për shkak të dëshirave e epsheve
të cilat ndërhynë në mes tyre, pastaj kësaj i bashkohet edhe një dënim tjetër të cilin
All-llahu e krijon për të dhe trupin si shkak i disa veprave që i bashkvepruan, e kjo
është jeta e ngushtë në Berzah dhe ushqimi që mori me vete.
Ndërsa shpirti i pastër, i lartë e i vërtetë i cili nuk e do të kotën dhe nuk i afrohej
asaj, është plotësisht në të kundërtën e kësaj, ai begatohet si shkak i bindjeve të tij të
sakta, si shkak i diturive e njohurive të cilat i pranoi nga kandili i shpalljes dhe si
shkak i atyre dëshirave e interesimeve të pastërta, pastaj All-llahu i madhëruar i
krijon atij si shkak i punëve të tij begati të cilat e begatojnë në Berzah dhe ato i
shndërrohen në një kopsht prej kopshteve të Xhennetit, derisa atij tjetrit i
shndërrohen në një humnerë nga humnerat Zjarrit.
KAPITULL
Kurse ata që thanë: Shpirtrat e besimtarëve janë tek All-llahu i madhëruar dhe nuk
shtuan asgjë më shumë, ishin të edukuar me shprehjen Kur’anore sepse i Madhëruari
thotë: “...por ata janë të gjallë te Zoti i tyre duke u furnizuar” (Ali Imran : 169).
Pronarët e kësaj thënie morën në mesin e argumenteve atë që e transmetoi
Muhammed Ibn Is’hak Es-Sagani i cili tha: Na tregoi Jahja Ibn Ebi Bekiri, na tregoi
Muhammed Ibn Abdurrahman Ibn Ebi Dhi’bi nga Muhammed Ibn Amri nga Ataja
nga Seid Ibn Jesari nga Ebu Hurejre (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Kur i del
shpirti atij që është duke vdekur ngritet ai në qiell derisa të arrijë në qiellin në
të cilin është All-llahu i madhëruar, por nëse ai njeri që është duke vdekur
është i keq i ngritet shpirti i tij në qiell por nuk i hapen dyert e qiellit, kështu që
ai hidhet nga qielli dhe hyn në varrin e tij”. Mos pyet për saktësinë e këtij hadithi,
atë e transmetoi Ahmedi në Musnedin e tij dhe të tjerët 185 .
Ebu Davud et-Tajalisi tha: Na tregoi Hammad Ibn Seleme nga Asim Ibn Behdele
nga Ebi Vaili nga Musa El-Esh’ariu (r.a.) i cili tha: “Del shpirti i besimtarit duke
qenë më i mirë se aroma e miskut, e melekët nisen me të derisa të arrinë te
185
I saktë. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (2/364) nga Ebu Hurejre (r.a.).