Page 101 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 101
aty (ka për qëllim në luginën Berhut) e sikur u tubuan zërat e njerëzve të cilët
thonin: O Devme, o Devme! Ibbani tha: Na tregoi një njeri nga ithtarët e Librit se
Devmete është meleku i cili është kujdestar i shpirtrave të pabesimtarëve.
Sufjani tha: I pyetëm banorët e Hadramevtit, e thanë: Nuk ka askush që mund ta
kalojë natën aty.
Këta janë përgjithësisht ata që i njoha të kenë thënë atë thënie, nëse Abdullah Ibn
Amri ka për qëllim me termin El-Xhabije personifikimin apo shëmbëlltyrën dhe se
shpirtrat bashkohen në një vend të gjërë i cili i përngjanë El-Xhabijes në gjërësinë
dhe ajrin e pastër të saj, atëherë kjo është afër, por nëse ai ka për qëllim vetë El-
Xhabijen ne themi se kjo nuk dihet përveçse me argument, e ndoshta këtë ai e dëgjoi
nga ithtarët e Librit.
KAPITULL
Kurse thënia e atyre që thanë: Shpirtrat tubohen në tokën për të cilën All-llahu i
madhëruar thotë: “Ne kemi shënuar në Zebur pas shënimit (në Levhi Mahfudh), se
me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë”(El-Enbija : 105). Këtë
nëse ata e thanë si koment të këtij ajeti, nuk është koment i tij.
Dijetarët dhanë mendime të ndryshme sa i përket tokës së përmendur këtu, Seid Ibn
Xhubejri transmetoi nga Ibn Abbasi (r.a.) se tha: Ajo është toka e Xhennetit, e këtë e
thanë shumica e komentatorëve. Transmetohet edhe një thënie nga Ibn Abbasi (r.a.)
se tha: Ajo është toka të cilën All-llahu ia çliroi ummetit të Muhammedit (s.a.v.s.), e
kjo thënie është e vërtetë dhe i gjason thënies së të madhëruarit në suren En-Nur
(55): “Atyre të cilët në mesin tuaj besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu u premtoi
se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para
tyre...”. Në Sahih I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Mu mbështjell mua toka, Lindja dhe
Perëndimi i saj, e pushteti i ummetit tim do të arrijë deri atje ku mu
mbështjellë ajo” 191 . Disa komentatorë thanë: Me atë tokë është për qëllim toka e
Bejtul-Makdisit (në Jerusalem). Nuk ka dyshim se ajo është një prej tokave që All-
llahu ua trashëgoi robëve të Tij të mirë, por ajeti nuk e veçon vetëm atë.
KAPITULL
Kurse thënia e atyre që thanë: Shpirtrat e besimtarëve janë në Il-lijjunë në qiellin e
shtatë kurse shpirtrat e pabesimtarëve janë në Sixhxhin në tokën e shtatë, është një
thënie të cilën e thanë një grup i selefit (të parëve) dhe i halefit (më të fundit) dhe atë
e argumenton thënia e të Dërguarit (s.a.v.s.): “O All-llah, unë e dëshirojë
shoqërinë e lartë”. Më herët përmendëm edhe hadithin e Ebu Hurejres (r.a.): “Kur
të dal shpirti nga ai që është duke vdekur ngritet ai në qiell derisa të arrijë në
qiellin e shtatë në të cilin është All-llahu i madhëruar...”. poashtu kemi
përmendur thënien e Ebu Musës (r.a.): “Ai ngritet derisa të arrijë në Arsh”, pastaj
thënia e Hudhejfes (r.a.): Se ata janë të ndalur te I Gjithmëshirshmi, si dhe thënia
e Abdullah Ibn Omerit (r.a.): Këta shpirtra janë tek All-llahu, pastaj kemi
përmendur edhe thënien e të Dërguarit (s.a.v.s.): “Shpirtrat e shehidëve strehohen
te disa kandila nën Arshin”, si dhe përmendëm hadithin e transmetuar nga El-Bera
Ibn Azibi (r.a.): “Ai ngritet nga një qiell në tjetrin dhe e përcjellin atë të afërmit
e çdo qielli derisa të përfundojnë me të në qiellin e shtatë” kurse në një
transmetim u tha: “...në qiellin në të cilin është All-llahu i madhëruar”.
Por kjo nuk argumenton se atje është vendqëndrimi i tyre, por ata ngriten atje që të
shfaqen para Zotit të tyre I Cili gjykon për ta dhe e shkruan librin e tyre te banorët e
Il-lijjunit apo te banorët e Sixhxhinit, pastaj rikthehet në varr që të pyetet dhe pastaj
191 E transmetoi Muslimi në “El-Fiten” (19), Ibn Maxhe (3952), It’hafus-Sadetil-muttekine (2/210) dhe
El-Mugni an hamlil-esfar (2/387).