Page 105 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 105
meleku i vdekjes e fut në dorën e tij, pastaj melekët e marrin nga dora e tij dhe ai ka
një aromë më të mirë se të miskut, ose më të qelbur se të coftinës, e përcjellin atë
nga një qiell në tjetrin, pastaj e kthejnë melekët në tokë, kur ai fillon të dalë nga
trupi e përcjellë atë shikimi i tij saqë e sheh atë duke dalur, Kur’ani argumentoi se ai
lëvizë nga një vend në një vend tjetër derisa arrinë te gabzherri, të gjitha ato
argumente që i përmendëm se shpirtrat takohen dhe njihen ndërmjet vete, se ata janë
si ushtria e fortifikuar dhe shumë gjëra të tjera të cilat e zhvlerësojnë këtë thënie. Në
natën e Isras I Dërguari (s.a.v.s.) i pa shpirtrat në krahun e djathtë dhe atë të majtë të
Ademit (a.s.) dhe ai tregoi se: “Shpirti i besimtarit është një shpend i cili
ushqehet nga pemët e Xhennetit” dhe se: “Shpirtrat e shehidëve janë në
brendësinë e disa shpendëve të gjelbër”, poashtu na lajmëroi All-llahu i
madhëruar se familja e Faraonit i shfaqen Zjarrit mëngjes e mbrëmje.
Kur këtë e përmendi Ali Ibnul-Bakilani në përgjigjen e tij tha: Sipas kësaj në shesh
del njëri nga dy aspektet, ose atij i vendoset një jetë në pjesën e parë të trupit, ose
asaj jete i krijohet një trup tjetër që të përjetojë begatinë apo dënimin.
Kjo thënie është e pavlerë bazuar në shumë aspekte dhe cila thënie është më e
pavlerë se sa thënia e atij që shpirtin e njeriut e përcakton si një dukuri e cila çdo
moment ndryshon mijëra herë, e kur kjo dukuri të ndahet pas kësaj nuk mbetet
kurrfarë shpirti që begatohet, që dënohet, që ngritet, që zbret, apo që lirohet, s’ka
dyshim se kjo thënie bie në kundërshtim me mendjen, citatet Kur’anore e të Sunnetit
dhe të natyrshmërisë, ajo është thënie e atyre që nuk kanë njohur vetën e tyre dhe do
t’i përmendim disa aspekte argumentuese në pavërtetësinë e kësaj thënie në vendin e
përgjigjes ndaj saj, in sha All-llah. Pastaj ajo është një thënie që nuk e thanë askush
nga të parët e ummetit, as Sahabët (r.a.), as Tabiinët e as imamët e Islamit.
KAPITULL
Kurse thënia e atyre që thanë: Vendqëndrim i tyre pas vdekjes kalon në disa trupa të
tjerë nga këta, është thënie e cila përmban në vete të vërtetë dhe të pavërtetë.
E vërteta përqëndrohet në atë që lajmëroi më i Sinqerti dhe Besniku (s.a.v.s.) se
shpirtrat e shehidëve kalojnë në brendësinë e disa shpendëve të gjelbër të cilët
strehohen te disa kandila të ngjitur për Arshin dhe ata janë për ta si çerdhet
për shpendët, këtë madje ai e tha në mënyrë të qartë kur tha se All-llahu i vendosi
shpirtrat e tyre në brendësinë e disa shpendëve të gjelbër.
Ndërsa thënia e tij (s.a.v.s.): “Shpirti i besimtarit është një shpend i cili ushqehet
nga pemët e Xhennetit” mund të jetë ky shpend një mjet shfytëzues sikurse është
trupi për të dhe kjo ndodhë me disa besimtarë e shehidë, ose mund të thuhet se
shpirti kalon në pamjen e ndonjë shpendi që është zgjedhje e Ebu Muhammed Ibn
Hazmit dhe e Ebu Omer Ibn Abdul-Berrit, e më herët përmendëm thënien e Ebu
Omerit dhe atë që thamë rreth saj, ndërsa Ibn Hazmi tha: Thënia e tij (s.a.v.s.) se
shpirti i besimtarit është një shpendë që ushqehet, është në realitet një shpend e
jo sipas disa supozimeve të injorantëve, por ai (s.a.v.s.) na lajmëroi se shpirti i
besimtarit është një shpend që ushqehet që d.m.th. se ai fluturon në Xhennet e jo se
ai transformohet në pamjen e shpendëve. Ai tha: Nëse thuhet se emri En-Neseme
(shpirti) është i gjinisë femërore, ne themi: Një gjuhëtar i fortë arab tha: Etetke
kitabi festahfefte biha (të arrti libri im, por ti atë nuk e more në konsiderim), dikush i
tha: Si e përcakton librin (el-kitab) në gjinin femërore (kur ai është i gj.
Mashkullore)? Ai tha: A nuk është libri një fletë! Kështu pra edhe shpirti (en-
neseme) përmendët në gjinin mashkullore (sepse emri origjinal është i gj.
Mashkullore, Err-Rruh). Tha: Ndërsa shtesa në të cilën thuhet se ata janë në
brendësinë e disa shpendëve të gjelbër, është cilësi e atyre kandilave te të cilët
strehohen, ndërsa të dy hadithet së bashku formojnë një hadith. S’ka dyshim se kjo