Page 109 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 109

përshtaten atij, e njeriu do të jetë me atë që e do në Berzah dhe në Ditën e Kijametit,
                     All-llahu i madhëruar i shoqëron shpirtrat ndërmjet vete në Berzah dhe në Ditën e
                     ringjalljes sikurse është përmendur në hadith. Ai e vendos shpirtin e besimtarit të
                     mirë  me shpirtrat  e mirë  që janë  të  njejtit lloj,  pra shpirti  pas ndarjes  nga trupi  i
                     bashkangjitet llojit të tij, vëllezërve dhe atyre që punuan si ai dhe me ta qëndron.
                     Disa nga ata shpirtra janë në furrën e prostitutëve dhe prostituteve, disa shpirta janë
                     në një lumë prej gjaku ku notojnë dhe hanë gurë. Pra, shpirtrat, qoftë ata të lumturit
                     apo edhe të palumturit, nuk kanë vendqëndrim të njejtë, por disa janë në lartësitë më
                     të larta dhe disa janë tokësore të ulëta nuk ngriten nga toka.
                     Nëse  ti  vështron  me  kujdes  hadithet  e  gjurmët  në  këtë  kapitull  dhe  nëse  ti  ke
                     interesim të mjaftueshëm, do të kuptosh argumentimin e kësaj. Assesi mos mendo se
                     citatet e sakta që  janë  përmendur në  këtë kapitull kanë  kundërthënie në  mes vete
                     sepse të gjitha ato janë të vërteta dhe përforcojnë njëra-tjetrën, por çështja ka të bëjë
                     me të kuptuarit e tyre e me njohjen e dispozitave të shpirtit dhe se ai ndryshon nga
                     trupi. Edhe pse ai është në Xhennet në qiell, ndërlidhet me fushën e varrit dhe trupin
                     e tij në të, ai lëvizë, bartet, ngritet dhe zbret me shpejtësi të madhe, se ata ndahen në
                     shpirtra të liruar, të ngujuar, të lartësive dhe ultësirave, se ata pas ndarjes mund të
                     jenë të shëndoshë, të sëmurë, të kënaqur, të begatuar, të dënuar në një gjendje më të
                     madhe se sa atëherë kur ishin në trupa, e sa shumë i përngjanë gjendja e tyre në këtë
                     trup gjendjes së fëmiut në mitrën e nënës dhe gjendjes së tij pas daljes nga trupi në
                     krahasim me gjendjen e fëmiut me rastin e daljes nga mitra e nënës në këtë botë.
                     Pra, shpirtrat kalojnë nëpër katër shtëpi (vendqëndrime) ku secila është më e madhe
                     se mëhershmja:
                     Shtëpia e parë: Në mitrën e nënës, ku është i kufizuar, në ngushtësi, në preokupim
                     dhe në tri errësira.
                     Shtëpia e dytë: Është shtëpia në të cilën u rrit, u mësua në të, përfitoi aty të mirën e
                     të keqën dhe shkaqet e lumturisë dhe të dështimit.
                     Shtëpia e tretë: Është shtëpia e quajtur Berzah, e cila është shumë më e gjërë dhe
                     më e madhe se kjo botë, madje dallimi i kësaj me të është si dallimi i të dytës me të
                     parën.
                     Shtëpia e katërt: Shtëpia e përjetësisë, e që është Xhenneti apo Zjarri dhe pas saj
                     nuk ka tjetër shtëpi. All-llahu e bartë atë prej një shtëpie në tjetrën derisa të arrijë në
                     shtëpinë që nuk ka tjetër përveç saj, nuk meriton tjetër përveç saj, ajo është shtëpia
                     për të cilën ai u krijua dhe u përgatitë për punën e cila e dërgon aty. Shpirtrat në
                     çdonjërën nga këto shtëpi kanë dispozita dhe çështje që ndryshojnë nga njëra-tjetra, i
                     madhërishëm  qoftë  All-llahu  Krijuesi,  Çpikësi,  Vdekjeprurësi,  Ringjallësi,
                     Lumturiprurësi dhe Dështimprurësi i tij i Cili bëri dallim në shkallën e lumturisë dhe
                     dështimit  të  tyre,  ashtu  si  bëri  dallim  në  shkallët  e  diturisë,  punëve,  forcës  dhe
                     moralit të tyre. Prandaj, ai që e njehë atë ashtu si duhet do të dëshmojë se nuk ka Zot
                     tjetër përveç All-llahut të Vetmit, i Cili nuk ka shok, Atij i takon i tërë pushteti e
                     falënderimi, e gjithë mirësia është në dorën e Tij, tek Ai kthehet çdo çështje, e Tij
                     është e tërë forca, mundësia, lartësia dhe urtësia, si dhe Atij i takon apsolutiteti nga
                     të  gjitha  aspektet.  Ai  që  njeh  mirë  shpirtin  e  tij  do  të  njohë  sinqeritetin  e
                     pejgamberëve dhe se ajo me të cilën ata u dërguan është e vartetë që e dëshmojnë
                     mendjet dhe e vërteton natyrshmëria kurse ajo që kundërshton atë është e pavërteta,
                     All-llahut i takon pëlqimi.
                     ÇËSHTJA E GJASHTËMBËDHJETË
                     A  PËRFITOJNË  SHPIRTRAT  E  TË  VDEKURVE  DIÇKA  NGA
                     PËRPJEKJET E TË GJALLËVE APO JO?
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114