Page 112 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 112

Në Sunene  transmetohet nga Uthman  Ibn Affani (r.a.) se  kur  I Dërguari  (s.a.v.s.)
                     përfundonte me varrosjen e ndonjë të vdekuri ndalej pranë tij dhe thoshte: “Kërkoni
                     falje për vëllaun tënd dhe lutuni që të përforcohet sepse ai tani pyetet” 203 .
                     Poashtu lutja për ta kur të vizitohen varret e tyre sikurse transmetohet në Sahihun e
                     Muslimit nga Burejdetu Ibnul-Husajbi (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.) i mësonte që kur
                     të dalin te varrezat të thonë: “Es-selamu alejkum (paqja qoftë me ju) o pronarë të
                     këtyre banesave, besimtarë e muslimanë, edhe ne me ju do të bashkohemi, in
                     sha All-llah, i lutemi All-llahut që të na dhuroi shpëtim neve dhe juve” 204 .
                     Në Sahihun e Muslimit transmetohet nga Aishja (r.a.) se e kishte pyetur të Dërguarin
                     (s.a.v.s.)  se  si  të  themi  kur  të  kërkojmë  falje  për  pronarët  e  varreve?  I  tha  thuaj:
                     “Paqja qoftë me pronarët e këtyre banesave besimtarë e muslimanë, All-llahu i
                     mëshiroftë të parët dhe të fundit tanë, edhe ne me ju do të bashkohemi, in sha
                     All-llah” 205 .
                     Poashtu në Sahihun e tij nga Aishja (r.a.) transmetohet se I Dërguari (s.a.v.s.) doli
                     nga ajo në natën e saj në fund të natës te varrezat e Bekisë dhe tha: “Es-selamu
                     alejkum  o  shtëpi  e  popullit  besimtarë,  u  erdhi  ajo  që  u  është  premtuar  të
                     nesërmen jeni duke pritur, edhe ne me ju do të bashkohemi, in sha All-llah, o
                     All-llah fali pronarët e Bekiul-Garkadit” 206 .
                     Lutja  e  të  Dërguarit  (s.a.v.s.)  për  të  vdekurit  praktikisht  dhe  me  mësim,  lutjet  e
                     Sahabëve (r.a.), të Tabiinëve dhe të muslimanëve gjeneratë pas gjenerate janë më
                     shumë se të përmendën e më të njohura se të refuzohen. Është transmetuar se All-
                     llahu e ngritë pzitën e robit në Xhennet kurse ai thotë: Prej nga kjo mua? I thuhet:
                     Nga lutja e fëmiut tënd për ty!
                     KAPITULL
                     Kurse sa i përket arritjes së shpërblimit të sadakës transmetohet në dy Sahihët nga
                     Aishja (r.a.) se një njeri erdhë te I Dërguari (s.a.v.s.) dhe i tha: O I Dërguari i
                     All-llahut, nëna ime vdiç papritur dhe nuk la vasijet (porosi për trashëgimi) dhe
                     besojë se sikur të kishte mundësi të flas do të jepte lëmoshë, prandaj nëse unë
                     japë sadakë për të, a do të ketë shpërblim ajo? I tha: “Po” 207 .
                     Në  Sahihun  e  Buhariut  transmetohet  nga  Abdullah  Ibn  Abbasi  (r.a.)  se  Sa’d  Ibn
                     Vekkasit (r.a.) i vdiç nëna derisa ai nuk ishte prezent, kështu që erdhë tek I
                     Dërguari (s.a.v.s.) dhe i tha: O I Dërguar i All-llahut, nëna ime vdiç derisa unë
                     nuk isha prezent, a i  bënë  dobi  asaj nëse unë  jep sadak për të? I  tha: “Po”.
                     Atëherë  ai  tha:  Unë  ty  të  bëjë  dëshmitar  se  murin  tim  El-Mihraf  po  e  japë
                     sadak për të! 208
                     Poashtu në Sahihun e muslimit transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.) se një njeri i tha
                     të  Dërguarit  (s.a.v.s.):  Babai  im  vdiç  duke  lënë  pasuri  por  nuk  la  kurrfarë
                     porosie, prandaj a mjafton që unë të japë sadak për të? I tha: “Po”  209 .


                  203
                     I saktë. E transmetoi Ebu Davudi (3221), Tirmidhiu (73), Hakimi në “El-Mustedrek” (1/370) dhe tha
                  se është I saktë në çka e pëlqeu edhe Dhehebiu. E transmetoi edhe Ibnus-Sunniju në “Amelul-Jevmi vel-
                  Lejle” (578).
                  204   E  transmetoi  Muslimi  në  “El-Xhenaiz”  (104),  Nesaiu  në  “El-Xhenaiz”  (102),  Ibn  Maxhe  (1547),
                  Ahmedi në “El-Musned” (5/353, 360) dhe Bejhekiu në “El-Kubra” (4/79).
                  205  E transmetoi Muslimi në “El-Xhenaiz” (103), Bejhekiu në “El-Kubra” (4/79) dhe Taberani në “El-
                  Kebir” (2/33).
                  206  E transmetoi Muslimi në “El-Xhenaiz” (102), Ebu Davudi (2337), Nesaiu (1/94), Ibn Maxhe (1546),
                  Ahmedi në “El-Musned” (2/375) dhe Maliku në “El-Muvetta’ë” (f. 28).
                  207  E transmetoi Buhariu (1388), Fet’hul-Bari (3/229), Musliminë “Ez-Zekah” (51) dhe në “El-Vesijje”
                  (12).
                  208  E transmetoi Buhariu në “El-Vesaja” (2756) dhe Fet’hul-Bari (5/453).
                  209
                     E transmetoi Muslimi në “El-Vesijje” (11).
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117