Page 113 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 113

Në Sunene dhe në Musnedin e Ahmedit transmetohet se Sa’d Ibn Ubade (r.a.) tha: O
                     I Dërguar i All-llahut, nëna e Sa’dit (nëna ime) vdiç, cila sadak pra është më e
                     mira? Ai i tha: “Uji”. Atëherë ai e hapi një bunar dhe tha: Këtë për nënën e
                     Sa’dit 210 .
                     Transmetohet nga Abdullah Ibn Amri se gjyshi i tij El-As Ibnul-Vaili ishte zotuar në
                     kohën e xhahilijetiti që t’i therrë njëqind deve dhe se Hisham Ibnul-Asi kishte therrë
                     pesëdhjetë e pesë deve, ndërsa Amri e kishte pyetur të Dërguarin (s.a.v.s.) për këtë
                     kurse ai i kishte thënë: “Sikur babai yt të kishte vërtetuar tevhidin (njëshmërinë e
                     All-llahut) do t’i bënte dobi atij agjërimi dhe sadaka jote” 211 . E transmetoi imam
                     Ahmedi.
                     KAPITULL
                     Kurse për arritjen e shpërblimit të agjërimit transmetohet në dy Sahihët nga Aishja
                     (r.a.)  se  I  Dërguari  i  All-llahut  (s.a.v.s.)  tha:  “Kush  vdes  duke  patur  agjërim
                     borxh, agjëron për të përgjegjësi i tij”.
                     Në dy Sahihët poashtu transmetohet nga Ibn Abbasi (r.a.) se një njeri erdhë te I
                     Dërguari (s.a.v.s.) dhe i tha: O I Dërguar i All-llahut, nëna ime vdiç duke patur
                     agjërim borxh, a të agjëroj unë për të? Ai i tha: “Po, sepse borxhi i All-llahut e
                     meriton më shumë të kryhet”    212 .
                     Në një transmetim thuhet se erdhë një grua te I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) dhe i
                     tha: O I Dërguar i All-llahut, nëna ime vdiç duke lënë borxh agjërim të zotimit, a të
                     agjëroj për të? Ai i  tha:  “Çfarë  thua sikur nëna jote të kishte borxh dhe ti  ta
                     lashë atë për të, a do të kryhej ai për të?!” I tha: Po. Atëherë ai i tha: “Pra, agjëro
                     për nënën tënde”. Kjo është shprehja vetëm e Buhariut 213  në spjegim.
                     Transmetoi Burejde (r.a.) i cili tha: “Derisa isha duke ndejtur te I Dërguari i All-
                     llahut (s.a.v.s.) erdhë një grua dhe i tha: Unë i dhurova (sadak) nënës time një
                     robreshë dhe ajo vdiç. Ai (s.a.v.s.) i tha: Të është obliguar shpërblimi kurse atë
                     ta riktheu e drejta e trashëgimisë. Ajo tha: O I Dërguar i All-llahut asaj i ka
                     mbetur borxh agjërimi i një muaji, a të agjëroj për të? Tha: Agjëro për të. Ajo
                     i tha: Ajo poashtu nuk ka bërë Haxhin asnjëherë, a të bëjë Haxhin për të? Tha:
                     Bëne  Haxhin  për  të?” 214 .  E  transmetoi  Muslimi,  e  në  një  transmetim  përmendet
                     agjërimi i dy muajve.
                     Transmetoi Ibn Abbasi (r.a.) se një grua duke lundruar në det u zotua se nëse
                     All-llahu e shpëton do të agjëroj një muaj, por pasi që e shpëtoi ajo nuk agjëroi
                     dhe vdiç, pastaj erdhë vajza apo motra e saj te I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.)
                     dhe ai e urdhëroi që të agjëroj për të. E transmetuan pronarët e Suneneve  215  dhe
                     imam Ahmedi, poashtu transmetoi nga ai arritjen e shpërblimit të zëvendësimit të
                     agjërimit e që është të ushqyerit.
                     Në Sunene transmetohet nga Ibn Omeri (r.a.) se I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha:
                     “Kush vdes duke lënë borxh agjërimin e një muaji, le të ushqejë një të varfër




                  210
                     I saktë. E transmetoi Ebu Davudi (1679 – 1681), Nesaiu (6/254, 255), Ibn Maxhe (3684) dhe Ahmedi
                  në “El-Musned” (5/285). Esh-Shejh Albani tha se është I saktë.
                  211
                     I mirë. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (2/182), aty gjindet El-Haxhxhaxh Ibn Ertae I cili
                  konsiderohet mudel-lis (e fsheh transmetuesin). Esh-Shejh Shakiri tha se është I saktë. Albani poashtu tha
                  se është I saktë në librin e tij “Dispozitat e xhenazeve”.
                  212  E transmetoi Buhariu (1953), Fet’hul-Bari (3/46) dhe Muslimi në “Es-Sijam” (155).
                  213
                     Buhariu në “Kitabus-Savm” (42, Kush vdes duke lënë pas vete agjërim) dhe Muslimi në “Es-Sijam”
                  (154).
                  214
                     E transmetoi Muslimi në “Es-Sijam” (156, 157), Ebu Davudi (2877), Tirmidhiu (667), Bejhekiu në
                  “El-Kubra” (4/151, 256) dhe hakimi në “El-Mustedrek” (4/347).
                  215
                     I saktë. E transmetoi Ebu Davudi (3308), Nesaiu (7/20) dhe Ahmedi në “El-Musned” (1/216).
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118