Page 110 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 110

Përgjigja: Ata përfitojnë nga përpjekjet e të gjallëve në dy mënyra rreth të cilave u
                     pajtuan dijetarët, fukahat (njohësit e mirë të fikhut), muhadithinët (njohësit e mirë të
                     haditheve) dhe komentatorët e Kur’anit të Ehlus-Sunnetit.
                     E para: Ajo që i vdekuri e shkaktoi vetë në jetën e tij.
                     E dyta: Lutja e muslimanëve për të, kërkimi i faljes për të, lëmosha, Haxhi duke
                     patur kunërshtime se cili shpërblim i arrinë, a i arrinë shpërblimi i shpenzimit apo i
                     veprës? Shumica e dijetarëve (xhumhuri) thanë se i arrinë vetë shpërblimi i veprës,
                     ndërsa disa nga Hanefitë thanë se i arrinë shpërblimi i shpenzimit.
                     Dijetarët dhanë mendime të ndryshme rreth adhurimeve trupore si agjërimi, namazi,
                     leximi i Kur’anit dhe dhikri (përmendja e All-llahut). Imam Ahmedi dhe shumica e
                     të  parëve  (selefit)  mendojnë  se  ato  i  arrijnë,  këtë  mendim  e  thanë  edhe  disa  nga
                     nxënësit e Ebu Hanifes, e vërtetoi këtë imam Ahmedi në transmetimin e Muhammed
                     Ibn Jahja El-Kuhhalit dhe tha: I është thënë Ebu Abdullahut (imam Ahmedit): Njeriu
                     e punon një vepër të mirë si namazin, lëmoshën, ose diçka tjetër dhe gjysmën e tij ia
                     dhuron babait apo nënës? U përgjgij: Shpresoj t’i arrijë, ose tha: Të vdekurit i arrinë
                     çdo  gjë,  qoftë  lëmoshë  apo  diç  tjetër.  Poashtu  tha:  Lexo  Ajetul-Kursinë  dhe  Kul
                     HuvAll-llahu Ehad tri herë, e thuaj: O All-llah vlerën e tyre ua dhuroj banorëve të
                     varrezave.
                     Është e njohur në medhhebin (shkollën) Shafiij dhe atë Malikij se ato nuk u arrijnë.
                     Disa nga bidatxhinjët (risimtarët) në mesin e Ehlul-Kelamit (apologetikët) thanë se
                     nuk arrinë tek i vdekuri asgjë, as ndonjë lutje e asgjë tjetër.
                     Argument se ai përfiton nga ajo që vet e shkaktoi i vdekuri në jetën e tij është ajo që
                     transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Hurejre (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.)
                     tha: “Kur njeriu vdes i ndërpriten punët e tij përveç tre personave: Ai që la pas
                     vete një lëmoshë të vazhdueshme, apo një dituri që ka dobi prej saj, apo ai që la
                     një  fëmijë  të  mirë  i  cili  lutet  për  të” 195 .  Pra,  veçorizimi  i  këtyre  tre  personave
                     tregon se ata vet i shkaktuan ato në jetën e tyre.
                     Në Sunenin e Ibn Maxhes transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.)
                     tha:  “I  bashkangjiten  besimtarit  nga  punët  e  mira  të  tij  edhe  pas  vdekjes:
                     Dituria të cilën ia mësoi dikujt dhe e përhapi atë, fëmiu i mirë të cilin e la pas
                     tij, mus’hafin (Kur’anin) të cilin e la në trashëgimi, xhaminë të cilën ai e ndërtoi,
                     shtëpia të cilën ai e ndërtoi për udhëtarin, lumin të cilin ai e hapi dhe lëmoshën
                     të cilën ai e dha nga pasuria e tij kur ishte i shëndoshë në jetën e tij, të gjitha
                     këto i vazhdojnë edhe pas vdekjes së tij” 196 .
                     Në  Sahihun  e  Muslimit  nga  Xherir  Ibn  Abdullahu  transmetohet  se  I  Dërguari
                     (s.a.v.s.) tha: “Kush e fillon një rrugë të mirë në Islam do ta ketë shpërblimin e
                     saj  dhe  shpërblimin  e  atyre  që  punojnë  me  të  pas  tij  pa  u  munguar  nga
                     shpërblimi i tyre asgjë, ndërsa ai që fillon një rrugë të keqe në Islam do ta bartë
                     mëkatin e saj dhe mëkatin e atyre që punojnë me të pas tij pa u manguar nga
                     mëkatet e tyre asgjë”  197 . Në këtë kuptim u transmetuan nga  I Dërguari (s.a.v.s.)
                     disa hadithe të sakta e të mira.
                     Në Musned transmetohet nga Hudhejfeja (r.a.) se një njeri filloi të lypë në kohën e të
                     Dërguarit  (s.a.v.s.) por njerëzit nuk i  dhanë, atëherë  një  njeri  i  dha atij kështu  që
                     filluan edhe të tjerët t’i japin, atëherë I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Ai që fillon një të
                     mirë dhe njerëzit e pasojnë atë do të ketë shpërblimin e tij si dhe shpërblimin e


                  195
                     E transmetoi Muslimi në “El-Vesijje” (14), Ebu Davudi (2880), Tirmidhiu ( 1376), Nesaiu (6/215),
                  Ahmedi në “El-Musned” (2/372) dhe Bejhekiu në “El-Kubra” (6/278).
                  196
                     I saktë. E transmetoi Ibn Maxhe në “El-Mukaddeme” (242).
                  197  E transmetoi Muslimi në “El-Ilm” (15), Ibn Maxhe (207), Ahmedi në “El-Musned” (4/357/359) dhe
                  Bejhekiu në “El-Kubra” (4/176).
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115