Page 114 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 114

për çdo ditë”. E transmetuan Tirmidhiu   216  dhe Ibn Maxhe. Tirmidhiu tha: Nuk e
                     njohim atë të ngritur (merfu’ë) përveç nga ky aspekt, e saktë është nga Ibn Omeri
                     mevkuf (i ndalur te sahabiu).
                     Në Sunenin e Ebu Davudit transmetohet nga Ibn Abbasi (r.a.) se tha: “Nëse njeriu
                     sëmuhet në Ramazan dhe nuk agjëron, për çdo ditë ushqen një të varfër dhe
                     nuk ka kaza, e nëse ka bërë zotim, e kryen atë përgjegjësi i tij” 217 .
                     KAPITULL
                     Kurse sa i përket arritjes së shpërblimit të Haxhxhit në Sahihun e Buhariut nga Ibn
                     Abbasi (r.a.) se një grua nga fisi Xhuhejne erdhë te I Dërguari (s.a.v.s.) dhe i tha:
                     Nëna ime u zotua ta bëjë Haxhxhin por nuk e bëri atë derisa vdiç, a ta bëjë Haxhxhin
                     unë për të? Tha: “Kryeje Haxhxhin për të, çfarë thua nëse nëna jote do të kishte
                     borxh a do ta kryeshe për të? Kryene obligimin e All-llahut sepse obligimi i All-
                     llahut ka më shumë të drejtë të kryhet”  218 .
                     Më herët përmendëm hadithin e transmetuar nga Burejde (r.a.) ku tha: “Nëna ime
                     nuk e bëri Haxhxhin asnjëherë, a ta bëjë unë për të? I tha: Kryeje Haxhxhin
                     për të”.
                     Transmetohet  nga  Ibn Abbasi  (r.a.) se gruaja e  Sinan  Ibn Seleme El-Xhuheniut e
                     pyeti  të  Dërguarin  e  All-llahut  (s.a.v.s.)  për  nënën  e  saj  e  cila  vdiç  pa  e  kryer
                     Haxhxhin se a i mjafton që të bëjë Haxhxh për të? I tha: “Po, sepse sikur nëna e saj
                     të kishte borxh dhe ta kishte kryer për të, a nuk do t’i mjaftonte” e transmetoi
                     Nesaiu 219 .
                     Poashtu u transmetua nga Ibn Abbasi (r.a.) se një grua e pyeti të Dërguarin (s.a.v.s.)
                     për djalin e saj i cili vdiç pa e kryer Haxhxhin dhe ai i tha: “Kryeje Haxhxhin për
                     djalin tënd” 220 .
                     Poashtu transmetohet nga ai se një njeri tha: O I Dërguar i All-llahut, babai im vdiç
                     pa e kryer Haxhxhin, a ta kryej unë për të? I tha: “Çfarë thua sikur babai yt të
                     kishte borxh a do ta kryeshe për të? I  tha: Po. Atëherë i tha: “Borxhi i All-
                     llahut  ka  më  shumë  të  drejtë” 221 .  Të  gjithë  muslimanët  u  pajtuan  se  kryerja  e
                     borxhit,  qoftë  edhe  nga  ndonjë  i  huaj  apo  nga  pasuria  e  tjetër  kujt,  konsiderohet
                     kryerje e borxhit nga përgjegjësia e tij. Këtë e vërtetoi hadithi i Ebu Katades (r.a.)
                     kur  i  garantoi  dy  dinarë  për  një  të  vdekur  dhe  kur  ai  i  lau  për  të,  e  I  Dërguari
                     (s.a.v.s.) i  tha: “Tani u ftohë lëkura e tij” 222 .
                     Poashtu janë pajtuar se nëse i vdekuri i ka ndonjë hak të gjallit dhe ai ia bën hallall
                     atij do t’i bëjë dobi dhe do të spastrohet ashtu sikurse bie edhe nga i gjalli.
                     Nëse borxhi bie nga i gjalli bazuar në citat dhe ixhma, duke patur mundësi që vetë ta
                     kryej atë edhe nëse nuk është i kënaqur me këtë, atëherë rënia e tij nga përgjegjësia e
                     të vdekurit  me spastrimin  e tij  kur ai  nuk ka mundësi  ta kryej  atë, ka  më  shumë
                     përparësi, e nëse ai ka dobi nga spastrimi dhe rënia e borxhit kështu ka dobi edhe
                     nga falja dhe dhurimi.
                     Pra, nuk ka dallim në mes tyre sepse shpërblimi i punës është e drejtë e dhuruesit,
                     kështu që kur ai ia dhuron të vdekurit kalon tek ai, sikurse që janë të drejtat e të

                  216  I dobët. E transmetoi Tirmidhiu (7018), Ibn Maxhe (1757), kurse El-Albani tha për të se është I dobët
                  (shiko: Hadithet e dobëta të Ibn Maxhes, h. 389).
                  217  E transmetoi Ebu Davudi në “Es-Savm” (Kush vdes duke lënë borxh agjërimin, 2401, I ndalur te Ibn
                  Abbasi r.a.)
                  218  E transmetoi Buhariu (7315).
                  219
                     I saktë. E transmetoi Nesaiu në “El-Muxhteba” (5/116).
                  220  I saktë. E transmetoi Nesaiu në “El-Muxhteba” (5/117).
                  221
                     I dobët. E transmetoi Nesaiu në “El-Muxhteba” (5/118).
                  222  I saktë. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (3/330, 5/297), Hakimi në “El-Mustedrek” (2/58) dhe
                  tha është I saktë në çka e pëlqeu edhe Dhehebiu.
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119