Page 108 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 108
se: Shpirtrat zhduken tërësisht pas vdekjes dhe nuk mbetet asnjë shpirt që begatohet
e dënohet, por begatia dhe dënimi i ndodhë disa pjesëve apo një pjese të trupit
sikurse fundi i boshtit kurrizor apo diç tjetër dhe i krijon All-llahun atij dhimbje apo
begati, kjo sipas disave nga ata ndodhë me kthimin e jetës apo pa kthimin e saj
sikurse thanë disa të tjerë, pra sipas tyre nuk ka dënim në Berzah përveçse mbi
trupin. Në anën e kundërt të këtyre janë ata që thanë: Shpirti nuk kthehet asnjëherë
në trup dhe nuk ka kurrfarë lidhje me të kurse dënimi dhe begatia i ndodhin vetëm
shpirtit. Por Sunneti i qartë i transmetuar prej shumë transmetuesve i refuzon te dy
thëniet dhe sqaron se dënimi i ndodhë shpirtit e trupit të bashkuar dhe të ndarë.
Nëse dikush thotë: Ju keni përmendur thëniet e njerëzve rreth vendqëndrimit të
shpirtrave dhe burimet e tyre, por cila nga ato thënie është e vërtetë që ta besojmë
atë?
Themi: Shpirtrat në vendqëndrimin e tyre në Berzah kanë dallim të madh, disa nga
ata janë në lartësitë më të larta në shoqërinë më të lartë, e ata janë shpirtrat e
pejgamberëve (paqja e All-llahut qoftë me ta) dhe ata dallojnë në pozitat e tyre
sikurse i pa I Dërguari (s.a.v.s.) në natën e Isras.
Disa nga ata janë në brendësinë e disa shpendëve të gjelbër të cilët shëtisin nëpër
Xhennet kahdo që dëshirojnë , e ata janë shpirtrat e disa shehidëve e jo të gjithëve,
sepse disa shpirtra të shehidëve ngujohen në derë të Xhenneti si shkak i ndonjë
borxhi apo diçkaje tjetër sikurse transmetohet në Musned nga Muhammed Ibn
Abdullau Ibn Xhahshi se një njeri erdhë te I Dërguari (s.a.v.s.) dhe i tha: “O I
Dërguar i All-llahut, çfarë do të kem nëse vritem në rrugë të All-llahut? I tha:
Xhennetin. Por pasiqë ai u largua, i tha: Përveç atyre që Xhibrili më tregoi
tani” 193 .
Disa nga ata janë të ngujuar në derë të Xhennetit sikurse thuhet në këtë hadith: “E
pashë shokun tuaj të ngujuar në derë të Xhennetit” 194 .
Disa nga ata janë të ngujuar në varret e tyre sikurse transmetuam për pronarin e
batanijes i cili e vodhi atë dhe pastaj ra shehid, e njerëzit për të thanë: Urime i qoftë
Xhenneti, por I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Pasha Atë që shpirti im është në dorën e
Tij, batanija të cilën ai e vodhi i ndizet zjarr në varrin e tij”.
Disa nga ata vendqëndrim kanë derën e Xhennetit sikurse u tha në transmetimin e
Ibn Abbasit (r.a.): “Shehidët janë në buzë të një lumi në derë të Xhennetit në një
kube të gjelbër dhe u vie atyre ushqimi nga Xhenneti mëngjes e mbrëmje”. E
transmetoi Ahmedi. Kjo nuk është ngjashëm me Xha’fer Ibn Ebi Talibin të cilit All-
llahu ia zëvendësoi dy duart e tij me dy krahë me të cilët fluturon në Xhennet kahdo
që dëshiron.
Disa nga ata janë të ngujuar në tokë, nuk është ngritur shpirti i tij në shoqërinë më të
lartë sepse ishte shpirtë i ulët tokësor, kurse shpirtrat tokësor nuk mund t’i
shoqërojnë shpirtrat e lartë sikurse nuk mund t’i shoqërojnë në dun’ja, e shpirti i cili
nuk ka përfituar në këtë dun’ja njohurin e Zotit të tij, dashurin për të, përmendjen e
Tij, shoqërimin me Të, afrimin tek Ai dhe ai ishte shpirt tokësor i ulët, pas ndarjes
nuk ka mundësi të gjindet përveçse aty, sikurse edhe shpirti i lartë i cili në dun’ja
vazhdonte në dashuri të All-llahut, në përmendjen e Tij, në afrimin tek Ai dhe në
shoqërimin e Tij kështu që pas ndarjes nga trupi bashkohet me shpirtrat e lartë që i
193 I saktë. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (4/139, 350). E përmendi atë El-Hejthemiu në
“Mexhmeuz-Zevaid” (4/127) dhe tha: E transmetoi Ahmedi dhe aty gjindet Ebu kethir I cili është I
mbuluar kurse transmetuesit e tjerë janë të besueshëm, e dëshmon atë një hadith I saktë të cilin e
përmendi El-Hejthemiu në “Mexhmeuz-Zevaid” (4/128) dhe tha: Transmetuesit e tij janë të saktë.
194 I saktë. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (5/11) dhe e përmendi El-Hejthemiu në “Mexhmeuz-
Zevaid” (4/128).