Page 103 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 103

krahun e majtë të tij një grumbull të zi, e është e ditur në mënyrë të prerë se shpirtrat
                     e Ibrahimit (a.s.) dhe të Musait (a.s.) janë mbi këtë në qiellin e gjashtë e të shtatin,
                     poashtu shpirtrat e shoqërisë së lartë janë mbi ta dhe shpirtrat e të lumturëve janë
                     disa më lartë se disa të tjerë sipas pozitave të tyre sikurse janë edhe shpirtrat e të
                     palumturëve disa më poshtë se disa të tjerë sipas pozitave të tyre, All-llahu e di më
                     së miri.
                     KAPITULL
                     Ndërsa thënia e Ebu Muhammed  Ibn Hazmit  se:  Vendqëndrimi i  shpirtrave  është
                     atje  ku  kanë  qenë  para  krijimit  të  trupave,  është  thënie  e  bazuar  në  medhhebin
                     (shkollën) e tij të cilin e zgjodhi ai se shpirtrat janë krijuar para trupave, por për këtë
                     thënie  dijetarët  kanë  dy  mendime,  shumica  e  tyre  mendojnë  se  ata  u  krijuan  pas
                     krijimit  të  trupave,  kurse  ata  që  thanë  se  ata  janë  krijuar  para  trupave  nuk  kanë
                     kurrfarë  argumenti  prej  Kur’anit,  as  prej  Sunnetit  e  as  prej  Ixhmait  (pajtimit  të
                     dijetarëve) përveç asaj që kuptuan nga citatet të cilat nuk argumentojnë një gjë të
                     tillë, ose edhe nga disa hadithe të cilat nuk janë të sakta, sikur që Ebu Muhammed
                     Ibn Hazmi mori për argument thënien e të madhëruarit: “Përkujto kur Zoti yt nxori
                     nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre
                     (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!”...” (El-A’rafë :
                     172) dhe thënien e Tij: “Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej melekëve u
                     thamë: “Bëni sexhde për Ademin”. Ata i bënë sexhde pos Iblisit...”(El-A’rafë : 11).
                     Tha: Është vërtetuar se All-llahu i krijoi shpirtrat përnjëherë, kështu lajmëroi edhe I
                     Dërguari  (s.a.v.s.):  “Shpirtrat  janë  si  ushtria  e  fortifikuar,  ata  që  njihen
                     ndërmjet  vete  afrohen  kurse  ata  që  nuk  njihen  largohen”.  Tha:  All-llahu  i
                     madhëruar mori betimin dhe dëshminë e tyre kur ata ishin të krijuar, të formësuar
                     dhe me mendje para se t’i urdhërojë melekët t’i bëjnë sexhde Ademit dhe para se të
                     hynë  ata  në  trup  kurse  trupat  atë  ditë  ishin  dhe.  Poashtu  tha:  Sepse  All-llahu  i
                     madhëruar i krijoi ata me shprehjën “thumme – pastaj” e cila është rënditëse dhe
                     pastaj i vendosi All-llahu i madhëruar atje ku dëshiroi, e ai është Berzahu ku do të
                     kthehen pas vdekjes.
                     Do të flasim për këtë argumentim kur të përgjigjemi në pyetjen e atij që pyet se a
                     janë krijuar shpirtrat bashkë me trupat apo para tyre? Këtu kemi për qëllim të flasim
                     për  vendqëndrimin  e  shpirtrave  pas  vdekjes,  ndërsa  thënia  e  tij  se:  Ata  kanë
                     vendqëndrim Berzahun në të cilin ishin para krijimit të trupave është e bazuar në
                     këtë bindje të cilën ai e ka, ndërsa thënia e tij se: Shpirtrat e të lumturëve janë në
                     krahun e djathtë të Ademit (a.s.) kurse shpirtrat e të palumturëve janë në krahun e
                     majtë të tij është e vërtetë sikurse lajmëroi I Dërguari (s.a.v.s.), e sa i përket thënies
                     së tij: Ky vend është atje ku përfundojnë elementet, nuk ka kurrfarë argumenti nga
                     Kur’ani  e  as  nga  Sunneti  dhe  kjo  thënie  nuk  u  përngjanë  dijetarëve  muslimanë.
                     Hadithet e vërteta dëshmojnë se shpirtrat janë mbi elementet në Xhennet tek All-
                     llahu, këtë e vërtetojnë edhe argumentet Kur’anore, kurse Ebu Muhammedi u pajtua
                     se shpirtrat e shehidëve janë në Xhennet, si dhe është e ditur se siddikinët (shumë të
                     sinqertit) janë më të mirë se ata, atëherë si ka mundësi që shpirti i Ebu Bekr Es-
                     Siddikut,  Abdullah  Ibn  Mes’udit,  Ebud-Derdasë,  Hudhejfetu  Ibnul-Jemanit  dhe  të
                     ngjashmëve (All-llahu qoftë i kënaqur me ta) të jenë aty ku përfundojnë elementet
                     nën këtë orbitë më të ulët dhe nën qiellin e dun’jas, kurse shpirtrat e shehidëve të
                     kohës sonë dhe të tjerët të jenë mbi elementet e mbi qiejt.
                     Ndërsa  thënia  e  tij:  Muhammed  Ibn  Nasr  El-Merviziu  transmetoi  bashë  këtë  që
                     thamë nga Is’hak Ibn Rahevejhi, tha: Këtë qëndrim e kanë të gjithë dijetarët, pra ajo
                     është thënie e të gjithë muslimanëve.
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108