Page 107 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 107

bazë të sheriatit, poashtu nuk kundërshton asnjë citat të Kur’anit apo të Sunnetit të
                     transmetuar nga I Dërguari (s.a.v.s.), por kjo tregon plotësimin e respektit të All-
                     llahut ndaj shehidëve kur u zëvendësoi atyre trupat të cilët u copëtuan për Të me
                     trupa më të mirë se ata që t’i shfrytëzojnë për shpirtrat e tyre dhe kështu të arrinë
                     begatinë e plotë, e kur të ndodhë Kijameti i kthen ata shpirtra në trupat e tyre që i
                     kishin në dun’ja.
                     Nëse thuhet: Kjo është thënia e atyre që folën për transformimin (et-tenasuh) dhe
                     hyrjen e shpirtrave në trupa të tjerë nga ata që i kishin.
                     Themi: Ky është një kuptim në të cilin argumentoi Sunneti i qartë dhe është i vërtetë
                     që duhet besuar dhe nuk e prishë atë quajtja e tij transformim, sikurse edhe vërtetimi
                     i  asaj  që  vërtetoi  mendja  dhe  shpallja  rreth  cilësive  të  All-llahut  të  madhëruar  e
                     realitetit  të  emrave  të  Tij  më  të  mirë,  është  e  vërtetë  të  cilën  nuk  mund  ta
                     zhvlerësojnë  ata  të  cilët  këtë  e  quajnë  terkib  dhe  texhsim  (formësim  apo
                     personifikim i cilësive dhe emrave të Tij), poashtu atë që argumentoi mendja dhe
                     shpallja rreth vërtetimit të veprave dhe fjalëve të Tij kur Ai dëshiron, zbritja e Tij
                     çdo mbrëmje në  qiellin e dun’jas  (në  pjesën  e tretë të natës)  dhe zbritja e Tij  në
                     Ditën  e  Kijametit  që  të  gjykojë  robërit  e  Tij  është  e  vërtetë  që  nuk  mund  ta
                     zhvlerësojnë  ata  që  këtë  e  quajnë  hulul-havadith  (përzierje,  ndërhyrje  e  ndodhive
                     apo e gjërave), si dhe atë që e argumentoi mendja dhe shpallja rreth lartësimit të All-
                     llahut mbi krijesat e tij, të ndarjes dhe qëndrimit mbi Arshin e Tij (sikurse i takon
                     madhërisë  së  Tij),  ngritjes  së  melekëve  dhe  Shpirtit  (Xhibrilit  a.s.)  tek  Ai  dhe
                     zbritjes  prej  Tij,  ngritjes  së  fjalës  së  mirë  dhe  ngritjes  të  Dërguarit  të  Tij  tek  Ai,
                     afrimi  i  tij  (s.a.v.s.)  tek Ai derisa ishte  afër Tij sa dy kutë  apo edhe më  afër dhe
                     argumente të  tjera janë  e vërtetë  që  nuk mund  ta zhvlerësojnë  Xhehemitë  të  cilët
                     këtë e quajnë përkufizim (hajizun), përcaktim i anës dhe texhsim (personifikim).
                     Imam Ahmedi tha: “Ne nuk i heqim All-llahut asnjë cilësi për shkak të fyerjes së
                     fyersëve”  sepse  kjo  është  shprehi  e  bidatxhinjëve  (risimtarëve)  të  cilët  i  quajnë
                     Ehlus-Sunnetin dhe thëniet e tyre me disa  shprehje me të  cilat  i  largojnë nga  ata
                     injorantët, kështu që i quajnë ato hashvun (mbushje), terkib (formësim) dhe texhsim
                     (personifikim),  ndërsa  Arshin  (fronin)  e  All-llahut    të  madhëruar  e  quajnë
                     përkufizim (hajjiz) me qëllim që kështu të mohojnë lartësimin e Tij mbi krijesat e
                     Tij dhe qëndrimin e Tij mbi Arshin e Tij, sikurse Err-Rrafida (shiitët) që e quajnë
                     dashurinë ndaj të gjithë shokëve të Dërguarve të All-llahut dhe lutjen për ta “Ness”
                     (citat),  apo  sikurse  El-Kaderitë  el-mexhusij  që  e  quajnë  vërtetimin  e  kaderit
                     (përcaktimit)  xhebr  (detyrim,  jo  i  lirë  në  vepra),  pra  çështja  nuk  ka  të  bëjë  me
                     shquarje por me realitetin e çështjeve dhe qëllimi është se ajo që hadithet e qarta e
                     vërtetuan  rreth  shpirtrave  të  shehidëve  se  janë  në  brendësinë  e  disa  shpendëve  të
                     gjelbër dhe quajtja e kësaj tenasuh (transformim) nuk e prishë këtë kuptim. Ndërsa
                     transmformimi i kotë është ai që e thonë armiqët e pejgamberëve sikurse natyralistët
                     e të tjerët të cilët mohojnë ringjalljen dhe thonë se shpirtrat pas ndarjes nga trupat
                     kalojnë në llojet e ndryshme të shtazëve, insekteve dhe shpezëve që u përshtaten dhe
                     u përngjajnë  atyre, kështu  që  me ndarjen  nga trupat  ata kalojnë  në  trupin  e atyre
                     shtazëve ku begatohen apo dënohen pastaj ndahen nga aty dhe kalojnë në trupa të
                     tjerë që i përshtaten veprave dhe sjelljeve të tyre, e kështu pandërprerë. Ky  është
                     vendkthimi i shpirtrave  sipas tyre dhe begatia e dënimi i tyre, nuk ka kthim tjetër
                     për ta përveç këtij. Pra, ky është transformimi i kotë i cili është në kundërshtim me
                     atë që u pajtuan që të gjithë pejgamberët dhe kjo konsiderohet mosbesim në All-
                     llahun dhe në Ditën e fundit. Ky grup thonë: Vendqëndrim i shpirtrave pas ndarjes
                     nga trupat janë trupat e shtazëve që u përshtaten atyre, e nuk ka dyshim se kjo është
                     nga thëniet më të pavërteta dhe më të këqija, pas kësaj pason thënia e atyre që thanë
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112