Page 104 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 104
Them: Muhammed Ibn Nasr El-Merviziu në librin “Kundërshtimi i Ibn Kutejbes”
duke komentuar thënien e të madhëruarit: “Përkujto kur Zoti yt nxori nga shpina e
bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u
thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!”...” (El-A’rafë : 172),
përmendi gjurmët të cilat i përmendën selefi (të parët) për nxjerrjen e pasardhësve të
Ademit (a.s.) nga kurrizi i tij, pastaj e mori betimin nga ata dhe i rikthejë në kurrizin
e tij, se i nxorri ata në pamjen milingonave, se Ai i Madhëruari i ndau ata atëherë në
të palumtur dhe në të lumtur, se ua shkruajti exhelet, furnizimet, punët e tyre dhe e
mira e keqja që do t’i godet ata, pastaj tha: Is’haku tha: U pajtuan dijetarët se ata
ishin shpirtrat prej të cilëve kërkoi të flasin para krijimit të trupave: “...dhe i bëri
dëshmues të vetës së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po,
dëshmuam!” Të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të
panjohur. Ose të mos thoni: “Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim
pasardhës të tyre...”, kjo është thënia e tij. Pra, sikur ti po sheh kjo nuk argumenton
se vendqëndrimi i shpirtrave është ajo që përmendi Ebu Muhammedi atje ku
përfundojnë elementet në asnjë aspekt, madje nuk argumenton se shpirtrat janë
krijuar para trupave, por argumenton se Ai i Madhëruari i nxorri atëherë, u foli dhe
pastaj i riktheu në kurrizin e Ademit (a.s.). Këtë thënie edhe pse e thanë disa nga
selefi (të parët) dhe halefi (të fundit) e sakta është një thënie tjetër sikur që do të
shohësh, in sha All-llah, meqë nuk është për qëllim në përgjigjen ndaj kësaj
çështjeje rreth shpirtrave se a janë të krijuar para trupave apo jo? Edhe poqëse e
gjithë kjo që tha Ebu Muhammedi është në rregull, nuk ka në të argument se
vendqëndrimi i shpirtrave është atje ku përfundojnë elementet dhe as që ai vend
ishte vendqëndrimi i tyre që në fillim.
KAPITULL
Kurse ata që thanë: Vendqëndrim i tyre është zhdukja e tërësishme, ishte thënie e
atyre që thanë se shpirti është një dukuri nga dukurit e trupit e që është jeta, këtë e
tha El-Bakilani dhe ata që e pasuan atë. Poashtu është thënie e Ebul-Hudhejl El-Al-
lafit i cili tha: Shpirti është një dukuri nga dukurit e trupit, por nuk e përcaktoi që ajo
është jeta sikurse veproi El-Bakilani, pastaj tha: Ai është një dukuri e trupit sikurse
edhe dukurit e tjera.
Sipas këtyre kur trupi të vdes shpirti zhduket, sikurse përmendëm, e edhe dukuritë e
tjera të cilat janë të kushtëzuara me jetën. E ata që thonë në mesin e tyre: Dukuria
nuk mund të mbijetojë dy kohë sikurse thonë shumë nga El-Esh’arinjët, sipas kësaj
ata thanë se shpirti i njeriut tani është tjetër nga ai që ishte më herët, ai vazhdon të
ndryshojë në një shpirt tjetër pastaj në një shpirt tjetër dhe kështu vazhdimisht,
brenda një kohe të shkurtër atij i ndryshojnë deri në njëmijë shpirtra dhe kur ai të
vdes nuk ngritet shpirti i tij në qiell, nuk kthehet në varr, nuk e marrin atë melekët,
nuk i hapen dyert e qiellit dhe nuk begatohet e as nuk dënohet, por begatohet dhe
dënohet trupi kur All-llahu dëshiron ta begatojë apo dënojë atë duke i kthyer jetën në
kohën kur Ai dëshiron ta begatojë apo ta dënojë, përndryshe nuk ekzistojnë atje
shpirtra të cilët qëndrojnë vetvetiu asnjëherë.
Disa pronarë të kësaj thënie thanë: Jeta i kthehet Uxhbudh-dheneb-it (fundit të
boshtit kurrizor të cilin nuk e ha toka) dhe vetëm ai dënohet apo begatohet.
Këtë thënie e refuzon Kur’ani, Sunneti, Ixhmai (pajtimi i dijetarëve), argumentet
logjike dhe ato të natyrshmërisë, kjo është thënie e të tillëve që nuk njohin shpirtin e
tyre e jo më të tjerëve. All-llahu i madhëruar i përshkruajti shpirtit kthimin, hyrjen
dhe daljen, poashtu citatet e sakta e të qarta argumentuan ngritjen, zbritjen, marrjen,
lirimin, hapjen e dyerve të qiellit për të, se ai bën sexhde dhe flet, se ai del sikur pika
e ujit, se ai mbështillet dhe parfymoset me qefinë të Xhennetit apo të Zjarrit, se

