Page 99 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 99

qielli  dhe  thonë:  Kush  është  ky?  Thonë:  Ky  është  filani  i  biri  i  filanit,  ai
                     vepronte kështu e kështu duke i përmendur punët e mira dhe i thonë: Mirë se
                     erdhet ju dhe ai, pastaj e marrin atë nga ata dhe e ngritin atë përmes derës nga
                     e  cila  i  ngritej  puna  e  tij,  ai  ndriçon  në  qiej  sikur  ndriçon  dielli  dhe  kështu
                     vazhdojnë me të derisa të arrijnë tek Arshi. Ndërsa kur shpirti i pabesimtarit të
                     mirret e ngritin atë melekët dhe thonë: Kush është ky? Thonë: Ky është filani i
                     biri i filanit, ai punonte kështu e kështu duke i përmendur punët e tij të këqija
                     dhe thonë: Për ty nuk ka mirëseardhje, për ty nuk ka mirëseardhje, kthene atë.
                     Kështu që atë e kthejnë në fund të tokës” 186 .
                     El-Mekij  Ibn  Ibrahimi  transmetoi  nga  Davud  Ibn  Jezid  El-Evdiu  i  cili  tha:
                     Transmetohet  nga  Amir  Esh-Sha’biu  nga  Hudhejfetu  Ibnul-Jemani  (r.a.)  se  tha:
                     Shpirtrat janë të ndalur te I Gjithmëshirshmi dhe presin kohën kur t’i fryhet Surit.
                     Sufjan Ibn Ujejne përmendi nga Mensur Ibn Safijje nga nëna e tij se Ibn Omeri hyri
                     në xhami pas vrasjes së Ibnuz-Zubejrit kur ai ishte i kryqëzuar, ai shkoi te Esma-ja
                     që ta ngushëllojë dhe i tha: Kija frikën All-llahut dhe bën durim sepse këta trupa nuk
                     janë asgjë kurse shpirtrat janë tek All-llahu, ajo i tha: Çfarë më pengon mua që të
                     mos bëjë durim kur koka e Jahja Ibn Zekeriaut është dhuruar për një lavire të Beni
                     Israilëve.
                     Xheriri përmendi nga El-A’meshi nga Shemmer Ibn Atijje nga Hilal Ibn Jessafi i cili
                     tha: Ishim duke ndejtur te Ka’bi, Err-Rrebi’ë Ibn Hajthemi dhe Halid Ibn Ar’ure me
                     disa njerëz të tjerë kur erdhë Ibn Abbasi (r.a.) kurse Ka’bi (r.a.) tha: Ky është djali i
                     xhaxhait të Dërguarit tuaj (s.a.v.s.), të cilit i’a zgjeruan vendin dhe ai u ulë, e tha: O
                     Ka’b, unë e kuptova krejt atë që është në Kur’an përveç katër gjërave, prandaj më
                     trego  për  ato:  Çka  është  Sixhxhin-i,  çka  është  Il-lijjin-i,  çka  është  Sidretul-
                     Muntehaja dhe çka do të thotë thënia e All-llahut për Idrisin (a.s.): “Ne e ngritëm atë
                     në një vend të lartë” (Merjem : 57). Ai tha: El-Il-lijjun është në qiellin e shtatë aty
                     janë  shpirtrat  e  besimtarëve,  kurse  Sixhxhin  është  në  tokën  e  shtatë  dhe  aty  nën
                     trupin  e  Iblisit  janë  shpirtrat  e  pabesimtarëve,  ndërsa  thënia  e  All-llahut  të
                     madhëruar për Idrisin (a.s.) se “Ne e ngritëm atë në një vend të lartë”, d.m.th. se atij
                     All-llahu i shpalli që do t’i ngritë vepra sa të gjithë bijve të Ademit, ai bisedoi me
                     një  melek  të  sinqertë  që  t’i  mundësojë  të  bisedoi  me  melekun  e  vdekjes  për  ta
                     vonuar derisa t’i shtojë veprat e mira, atëherë ai e vendosi në krahët e tij dhe u ngritë
                     me të, e kur arritën në qiellin e katërt e takuan melekun e vdekjes të cilit i foli për
                     nevojën e tij kurse ai i tha: E ku është ai? I tha: Ja ku është në mes dy krahëve të
                     mij! Meleku i vdekjes tha: Sa çudi, por unë u urdhërova që t’ia marrë shpirtin në
                     qiellin e katërt, kështu ia mori shpirtin atij aty. Kurse Sidretul-Muntehaja është një
                     pemë mbi kokat e bartësve të Arshit ku përfundon dituria e krijesave, e më tutje nuk
                     posedon  askush  kurrfarë  diturie  dhe  për  këtë  u  quajt  Sidretul-Munteha  (Pema  e
                     përfundimit) 187 .
                     Ibn  Mendeh  tha:  E  transmetoi  Vehb  Ibn  Xheriri  nga  babi  i  tij,  e  transmetoi  atë
                     Ja’kub  El-Kummiu  nga  Shemmeri  dhe  e  transmetoi  Halid  Ibn  Abdullahi  nga  El-
                     Avvami Ibn Havshebi nga El-Kasim Ibn Avfi nga Err-Rrebi’ë Ibn Hajthemi i cili
                     tha: Ishim duke ndejtur te Ka’bi (r.a.) dhe e përmendi atë ndodhi.
                     Ja’la Ibn Ubejdi përmendi nga El-Exhlehi nga Ed-Dahhaki (r.a.) i cili tha: Kur të
                     mirret  shpirti  i  robit  besimtar  ngritet  ai  në  qiellin  e  dun’jas,  melekët  më  të  afërt
                     ngriten me të në qiellin e dytë, pastaj në të tretin pastaj në të katërtin pastaj në të


                  186  I mirë. Nuk e kam gjetur në Musnedin e Ebu Musa El-Esh’ariut të Ebu davud et-Tajalisit.
                  187
                     Shumë I dobët. E transmetoi Ibn Xheriri në “Tefsir” (30/65). Ibn Kethiri në tefsirin e tij tha: Ky është
                  një citat I panjohur I çuditshëm, ai është nga lajmet e Ka’b El-Ahbari I cili transmeton Israilijate dhe në
                  disa prej tyre ka gjëra të urrejtura.
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104