Page 94 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 94

Ebu  Abdullah  Ibn  Mendeh  tha:  Transmetoi  Musa  Ibn  Ubejde  nga  Abdullah  Ibn
                     Jezidi nga Ummi Kebeshe Bintul-Ma’rur e cila tha: Hyri te ne I Dërguari i All-
                     llahut  (s.a.v.s.)  të  cilin  e  pyetëm  për  shpirtrat?  Ai  i  përshkruajti  ata  me  një
                     përshkrim  që  i  bëri  të  qajnë  antarët  e  familjes  dhe  tha:  “Shpirtrat  e
                     besimtarëve  janë  në  brendësinë  e    disa  shpendëve  të  gjelbër  shëtisin  nëpër
                     Xhennet,  ushqehen  nga  frytet  e  tij  dhe  pinë  nga  uji  i  tij,  strehohen  në  disa
                     kandila nga ari të cilët gjinden nën Arsh dhe thonë: O Zoti ynë, bashkoji te ne
                     vëllezërit  tanë  dhe  na  dhuro  atë  që  na  premtove,  ndërsa  shpirtrat  e
                     pabesimtarëve  janë  në  brendësinë  e  disa  shpendëve  të  zi    dhe  ushqehen  nga
                     Zjarri, pinë nga Zjarri, strehohen në një humnerë të Zjarrit dhe thonë: O Zoti
                     ynë,  mos  i  bashko  me  ne  vëllezërit  tanë  dhe  mos  na  dhuro  atë  që  na  ke
                     premtuar”   177 .
                     Taberani tha: Na tregoi Ebu Zer’a Ed-Dimeshkiu, na tregoi Abdullah Ibn Salihu, më
                     tregoi Muavijetu Ibn Salihu nga Dumretu Ibn Hubejb (r.a.) i cili tha: Është pyetur I
                     Dërguari  (s.a.v.s.)  për shpirtrat  e besimtarëve? Ai tha:  “Janë në  disa  shpendë të
                     gjelbër dhe shëtisin nëpër Xhennet kahdo që dëshirojnë”. I thanë: O I Dërguar i
                     All-llahut,  e  shpirtrat  e  pabesimtarëve?  Tha:  “Ata  janë  të  ngujuar  në
                     Sixhxhinë”  178 . E transmetoi Ebush-Shejh nga Hisham Ibn Junusi nga Abdullah Ibn
                     Salihu dhe e transmetoi Ebul-Mugire nga Ebu Bekr Ibn Ebi Merjem nga Dumretu
                     Ibn Hubejbi.
                     Ebu Abdullah Ibn Mendeh përmendi nga Ganxhari nga Eth-Thevriu nga Thevr Ibn
                     Jezidi nga Halid Ibn Muiddani nga Abdullah Ibn Amri i cili tha: I Dërguari i All-
                     llahut  (s.a.v.s.)  tha:  “Shpirtrat  e  besimtarëve  janë  në  shpendë  të  gjelbër  si
                     shturat dhe ushqehen nga frytet e Xhennetit”   179 . E transmetuan të tjerët hadith të
                     ndërprerë (Mevkuf).
                     Jezid  Err-Rrekashiu  përmendi  nga  Enesi  dhe  Ebu  Abdullah  Esh-Shamiu  nga
                     Temimud-Dariu nga I Dërguari (s.a.v.s.): “Kur meleku i vdekjes e ngritë shpirtin
                     e  besimtarit  në  qiell  e  pret  atë  Xhibrili  me  shtatëdhjetë  mijë  melekë  dhe
                     çdonjëri nga ata e përgëzon me një gëzim të veçantë nga qielli, kur ai arrinë tek
                     Arshi  bie  në  sexhde  kurse  All-llahu  i  madhëruar  i  thotë  melekut  të  vdekjes:
                     Shko dhe vendose shpirtin e robit tim në pemë pa therra, te bananet me fruta
                     palë-palë,  nën hije të gjatë dhe pranë ujit rrjedhës”  180 .  E transmetoi  Bekr  Ibn
                     Hunejsi nga Dirar Ibn Amr nga Jezidi dhe Ebu Abdullahu.
                     KAPITULL
                     Kurse ata që thanë: Shpirtrat qëndrojnë në fushën e varreve të tyre, nëse kanë për
                     qëllim  se  ata  qëndrojnë  aty  vazhdimisht  asnjëherë  nuk  largohen  nga  fushat  e
                     varreve, është gabim dhe këtë e refuzojnë Kur’ani e Sunneti në shumë aspekte, e ne
                     kemi përmendur disa nga ato dhe ne do t’i përmendim ato që nuk i kemi përmendur,
                     in sha All-llah.





                  177  I dobët. E transmetoi Ibn Maxhe (1449), El-Mishka (163), El-Mugni an hamlil-esfar (1/304). Them:
                  Aty gjindet Musa Ibn Ubejde për të cilin thanë Ahmedi, Ibn Muini, Nesaiu, Tirmidhiu dhe Ibn Adij se
                  është I dobët.
                  178
                     Mursel – I lëshuar, I ndërprerë. Nuk është përmendur Sahabiu I cili e ka transmetuar hadithin nga I
                  Dërguari (s.a.v.s.). Nga transmetuesit e tij janë edhe Abdullahu dhe Muavija dy bijtë e Salihut dhe që të
                  dy janë të dobët.
                  179  I dobët. Aty gjindet Halid Ibn muiddan El-Kulai El-Himsi, Ebu Abdullah, I besueshëm adhurues, por
                  ngritë shumë hadithe (Takrib: 1/218/80).
                  180   I  dobët.  Aty  gjindet  Dirar  Ibn  Amri,  Dhehebiu  tha:  Nuk  ka  transmetuar  asgjë  (Hamishud-Duafa:
                  2/222/765).
   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99