Page 91 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 91

duke u ushqyer te Zoti i tyre” 173 . Ky hadith gjindet në Musnedin e Ahmedit dhe në
                     Sunenin e Ebu Davudit.
                     Pastaj e përmendi hadithin e El-A’meshit nga Abdullah Ibn Murre nga Mesruki i cili
                     tha: Abdullah Ibn Mes’udi pyeti për këtë ajet: “Kurrsesi të mos mendoni se janë të
                     vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë
                     duke u ushqyer te Zoti i tyre” dhe tha: Ne kemi pyetur për atë, e na tha: Shpirtrat e
                     tyre  janë  në  brendësinë  e  disa  shpendëve  të  gjelbër  në  Xhennet,  shëtisin  aty
                     kahdo që dëshirojnë, pastaj strehohen tek ata kandila dhe i shikoi ata Zoti yt
                     me  shikim  të  plotë,  e  u  tha:  A  dëshironi  ndonjë  gjë?  Thanë:  Çfarë  të
                     dëshirojmë kur ne shëtisim nëpër Xhennet kahdo që dëshirojmë! E përsëriti Ai
                     këtë para tyre tri herë dhe kur ata vërejtën se nuk do të lihen pa dëshiru diçka
                     thanë:  O  Zot,  po  dëshirojmë  që  shpirtrat  tanë  të  kthehen  në  trupa  që  edhe
                     njëherë të vritemi në rrugën Tënde, e kur Ai pa se ata nuk kanë asnjë kërkesë, i
                     la ata. Ky hadith gjindet në Sahihun e Muslimit 174 .
                     Them: Transmetohet në Sahihun e Buhariut nga Enesi (r.a.) se Ummurr-Rrebi’ë e
                     bija e El-Bera-së (r.a.), e cila është Ummu Harithetu Ibn Suraka, erdhë te I Dërguari
                     (s.a.v.s.) dhe i tha: O I Dërguar i All-llahut, a nuk më tregon për Harithin? Harithi
                     ishte vrarë në Bedr nga një shtizë anësore. I tha: Nëse ai është në Xhennet do të bëjë
                     durim, por nëse është diku tjetër do të përpiqem të qajë për të?! Ai i tha: “Oj nëna e
                     Harithit,  ato  janë  plotë  xhennete  kurse  djali  yt  ka  fituar  Firdevsin  më  të
                     lartë” 175 .
                     Pastaj e transmetoi atë nga Bekij Ibn Muhal-lidi i cili tha: Na tregoi Jahja Ibn Abdul-
                     Hamid, na tregoi Ibn Ujejne nga Ubejdil-lah Ibn Ebi Jezid i cili e dëgjoi Ibn Abbasin
                     (r.a.) duke thënë: Shpirtrat e shehidëve shëtisin në brendësinë e disa shpendëve të
                     gjelbër dhe ushqehen nga frytet e Xhennetit.
                     Pastaj përmendi nga Muammeri nga Katadeja (r.a.) se tha: Na ka arritur se shpirtrat
                     e  shehidëve  kanë  pamjen  e  disa  shpendëve  të  bardhë  dhe  ushqehen  nga  frytet  e
                     Xhennetit.
                     Transmetohet nga Ebu Asim En-Nebili nga Thevr Ibn Jezidi nga Halid Ibn Ma’dani
                     nga Abdullah Ibn Amri (r.a.) se tha: Shpirtrat e shehidëve janë në disa shpendë si
                     shturat, ata njihen ndërmjetvete dhe ushqehen nga frytet e Xhennetit.
                     Ebu Omeri tha: Të gjitha këto gjurmë argumentojnë se ata janë shehidët e jo edhe të
                     tjerët, në disa u përmend se ata kanë pamje të disa shpendëve, në disa të tjerë se ata
                     janë në brendësinë e shpendëve dhe në disa se janë si shpendë të gjelbër. Tha: Ajo
                     që mua më përngjet, All-llahu e di më së miri, e vërteta është thënia e atyre që thanë
                     si shpendë apo në pamje të shpendëve sepse kështu përputhet me hadithin tonë të
                     përmendur (ka për qëllim hadithin e Ka’b Ibn Malikut) dhe thënien e tij: Shpirti i
                     besimtarit është si një shpendë, e nuk tha në brendësinë e një shpendi.
                     Tha:  Isa  Ibn  Junusi  transmetoi  një  hadith  nga  Ibn  Mes’udi  nga  El-A’meshi  nga
                     Abdullah Ibn Murre nga Mesruki nga Abdullahu ku thuhet si shpendë i gjelbër.
                     Them: Ajo që thuhet në Sahihun e Muslimit është në brendësinë e disa shpendëve të
                     gjelbër.
                     Ebu  Omeri  tha:  Sipas  këtij  komenti  sikur  I  Dërguari  (s.a.v.s.)  tha:  Shpirti  i
                     besimtarit  në  mesin  e  shehidëve  është  një  shpendë  që  ushqehet  nga  pemët  e
                     Xhennetit”.


                  173
                      I  saktë.  E  transmetoi  Ahmedi  në  “El-Musned”  (4/2388),  Ebu  Davudi  (2520)  dhe  Hakimi  në  “El-
                  Mustedrek” (2/88, 297) tha se është I saktë dhe e pëlqeu edhe Dhehebiu.
                  174
                     E transmetoi Muslimi në “El-Imare” (121).
                  175  E transmetoi Buhariu (2809), Tirmidhiu (3174), Ahmedi në “El-Musned” (3/124, 272), Hakimi në “El-
                  Mustedrek” (3/208) dhe Taberani në “El-Kebir” (3/261).
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96