Page 86 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 86
XHENNET APO JO? A VENDOSEN ATA NË TRUPA TË TJERË NGA ATA
QË ISHIN QË KËSHTU TË BEGATOHEN DHE DËNOHEN APO MBESIN
TË ZHVESHUR?
Kjo është një çështje e madhe për të cilën folën njerëzit dhe dhanë mendime të
ndryshme, e kjo është një çështje e cila mirret vetëm me anë të dëgjimit.
Disa thanë: Shpirtrat e besimtarëve janë tek All-llahu në Xhennet qofshin ata
shehidë apo të tjerë përderisa nuk i pengon ata nga hyrja në Xhennet ndonjë mëkat i
madh apo ndonjë borxh dhe t’i ketë pranuar All-llahu ata me falje e mëshirë, ky
është mendimi i Ebu Hurejres dhe Abdullah Ibn Omerit (r.a.).
Disa të tjerë thanë: Ata janë në periferi të Xhennetit te dera e tij dhe atyre u vie nga
kënaqësia, begatia dhe furnizimi i tij.
Një grup tjetër thanë: Shpirtrat janë në fushën e varreve të tyre.
Imam Maliku tha: Më ka arritur se shpirti është i liruar të shkoi kudo që ai dëshiron.
Imam Ahmedi, sikurse transmeton nga ai djali i tij Abdullahu, tha: Shpirtrat e
pabesimtarëve janë në Zjarr, ndërsa shpirtrat e besimtarëve janë në Xhennet.
Ebu Abdullah Ibn Mendeh tha: Disa Sahabinjë (r.a.) dhe Tabiijë (pasardhës të
sahabëve) thanë: Shpirtrat e besimtarëve janë tek All-llahu i madhëruar dhe nuk
shtuan asgjë më shumë. Tha: Është transmetuar nga disa Sahabinjë (r.a.) dhe Tabiijë
se shpirtrat e besimtarëve janë në në vendin e quajtur El-Xhabije, ndërsa shpirtrat e
pabesimtarëve janë në një pus në një vend të quajtur Berhut në Hadramevt.
Safvan Ibn Amri tha: E kam pyetur Amir Ibn Abdullah Ebul-Jemanin se a
bashkohen shpirtrat e besimtarëve në një vend? Ai tha: Toka për të cilën All-llahu i
madhëruar thotë: “Ne kemi shënuar në Zebur pas shënimit (në pllakën e ruajtur), se
me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë” (El-Enbija : 105), është
toka në të cilën tubohen shpirtrat e besimtarëve derisa të ndodhë ringjallja dhe thanë:
Ajo është toka të cilën All-llahu ua trashëgon besimtarëve në dun’ja.
Ka’bi (r.a.) tha: Shpirtrat e besimtarëve janë në Il-lijunë në qiellin e shtatë kurse
shpirtrat e pabesimtarëve janë në Sixhxhin në tokën e shtatë nën ushtrinë e Iblisit (të
mallkuar).
Një grup tjetër thanë: Shpirtrat e besimtarëve janë në bunarin e Zemzemit, ndërsa
shpirtrat e pabesimtarëve janë në bunarin Berhut.
Selman El-Farisiu (r.a.) tha: Shpirtrat e besimtarëve janë në një Berzah (pengesë) të
tokës shkojnë kahdo që dëshirojnë kurse shpirtrat e pabesimtarëve janë në Sixhxhin.
Në një shprehje tjetër të tij tha: Shpirti i besimtarit shkon në tokë kahdo që dëshiron.
Disa të tjerë thanë: Shpirtrat e besimtarëve janë në krahun e djathtë të Ademit kurse
shpirtrat e pabesimtarëve janë në krahun e majtë të tij.
Një grup tjetër, në mesin e tyre edhe Ibn Hazmi, thanë: Vendqëndrimi i tyre është
atje ku ishin para krijimit të trupave.
Tha: Atë që themi ne është se vendqëndrimi i shpirtrave është atje ku All-llahu i
madhëruar dhe I Dërguari i Tij (s.a.v.s.) thanë dhe nuk e kalojmë atë sepse ai është
argumenti i qartë, e All-llahu i madhëruar thotë: “përkujto kur Zoti Yt nxori nga
shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke
u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!” të mos thoni në Ditën
e Kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur” (El-A’rafë : 172) dhe thotë i
Madhëruari: “Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej melekëve u thamë:
“Bëni sexhde për Ademin”...” (El-A’rafë : 11). Është vërtetuar se All-llahu i
madhëruar i krijoi shpirtrat përnjëherë, kështu tha edhe I Dërguari (s.a.v.s.):
“Shpirtrat janë si ushtria e fortifikuar, ata që njihen ndërmjet vete afrohen
kurse ata që nuk njihen ndërmjet vete largohen”. All-llahu mori nga ata besën
dhe dëshminë për njëshmërinë e Tij si Zot i Vetëm kur ata ishin të krijuar, të