Page 82 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 82
apo munafik i thotë: Çfarë thua për këtë njeri? Thotë: Nuk e di”, pra ky hadith
është i qartë se pyetja i bëhet pabesimtarit dhe munafikut. Kurse thënia e Ebi
Omerit, All-llahu e mëshiroftë,: Ndërsa pabesimtari mohues nuk është nga ata që
pyetën për Zotin dhe fenë e tij, ne i themi: Nuk është ashtu sepse ai është nga ata që
pyetën dhe kanë përparësi më shumë të pyetën.
All-llahu i madhëruar tregoi në Librin e Tij se pabesimtari do të pyetet në Ditën e
Kijametit, e thotë: “Dhe ditën kur i thërret ata e u thotë: “Çfarë përgjigje u keni
dhënë të dërguarve?” (El-Kasas : 65), e thotë: “Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t’i
marrim në përgjegjësi. Për atë se ç’vepruan” (El-Hixhr : 92-93) dhe thotë: “Ne
patjetër do të marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dërguar (pejgamber), e do
t’i marrim në pyetje edhe të dërguarit” (El-A’rafë : 6). Nëse ata do të pyetën në
Ditën e Kijametit si, pra, nuk do të pyetën në varret e tyre. Prandaj, atë që e
përmendi Ebu Omeri, All-llahu e mëshiroftë, nuk ka kurrfarë baze.
ÇËSHTJA E DYMBËDHJETË
PYETJA E MUNKERIT DHE NEKIRIT A ËSHTË E VEÇANTË PËR KËTË
UMMET APO EDHE PËR UMMETET E TJERA?
Kjo është një temë për të cilën folën dijetarët, Ebu Abdullah Et-Tirmidhiu tha: Në
realitet pyetja e të vdekurit bëhet vetëm në këtë ummet në veçanti sepse popujve
para nesh u vinin pejgamberët me shpallje dhe nëse ata popuj refuzonin pejgamberët
largoheshin nga ata dhe atyre u pasonte dënimi. Ndërsa kur All-llahu dërgoi
Muhammedin (s.a.v.s.) me mëshirë dhe imam të njerëzimit sikurse thotë i
Madhëruari: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha
krijesat” (El-Enbija : 107), atëherë e ndaloi dënimin e tyre dhe lejoi përdorimin e
shpatës që ai që hynë në fenë Islame nga frika e shpatës pastaj t’i ngulitet imani në
zemrën e tij dhe kështu u dha rast atyre. Prej këtu u shfaqë nifaku (dyfytyrsia) me
ç’rast disa njerëz fshehën mosbesimin dhe shfaqën besimin, kështu që ata në mesin e
muslimanëve ishin të fshehtë, por pasi që All-llahu mori shpirtrat e tyre u përcaktoi
All-llahu atyre sprovat e varrit që tu nxjerrë atyre sekretin e tyre me pyetja, e kështu
All-llahu të ndajë të keqën nga e mira: “All-llahu forcon ata që besuan me fjalën e
fortë në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të
humbur. All-llahu punon çka të dojë” (Ibrahim : 27).
Ndërsa disa dijetarë të tjerë e kundërshtuan këtë mendim, nga ata Abdul-Hakk El-
Eshbiliu dhe Kurtubiu, dhe thanë: Pyetja i bëhet këtij ummeti dhe i është bërë të
tjerëve.
Kurse disa dijetarë të tjerë, prej tyre Ebu Omer Ibn Abdul-Berr, mbetën neutral, e
thanë: Në hadithin e transmetuar nga Zejd Ibn Thabiti se I Dërguari (s.a.v.s.) tha:
“Pjestarët e këtij ummeti sprovohen në varret e tyre”, e disa e transmetuan me
fjalën “tuselu – pyeten”, e bazuar në këtë shprehje mund të jetë për qëllim
veçorizimi i këtij ummeti, por kjo është një çështje që nuk mund të jemi të sigurt për
të.
Ata të cilët veçuan këtë ummet u bazuan në thënien e tij (s.a.v.s.): “Pjestarët e këtij
ummeti sprovohen në varret e tyre” poashtu në thënien e tij: “Më është shpallur
mua se ju sprovoheni në varret tuaja” 166 , e që janë të qarta në veçorizimin e këtij
ummeti. Ata thanë: Poashtu argumenton thënia e dy melekëve atij (të vdekurit):
“Çfarë thoshe për këtë njeri që u dërgua te ju? Besimtari thotë: Dëshmoi se ai
është rob i All-llahut dhe I Dërguar i Tij”, e kjo është e veçantë për të Dërguarin
(s.a.v.s.). Në një hadith tjetër poashtu ai (s.a.v.s.) tha: “Ju për mua sprovoheni dhe
për mua pyeteni”.
166
E transmetoi Buhariu (86), Muslimi në “El-Mesaxhid” (123) dhe Ahmedi në “El-Musned” (6/238).