Page 83 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 83
Të tjerët thanë: Kjo nuk argumenton veçorizimin e këtij ummeti ndaj ummeteve të
tjera për pyetjen në varr, sepse thënia e tij “umme (popull)” mund të ketë për qëllim
disa njerëz sikurse thotë i Madhëruari: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as
shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndarë në grupe (ummete të
ndryshme) sikurse edhe ju...” (El-En’am : 38). Çdo lloj i shtazëve në vetën e tyre
quhen umme kurse në një hadith I Dërguari (s.a.v.s.) tha se sikur qenët të mos jenë
një ummet (grup apo popull) nga ummetet do të urdhëroja të vriten, poashtu
përmendet këtu edhe hadithi në të cilin I Dërguari (s.a.v.s.) tha se një pejgamber e
kafshoi një milingonë kurse ai urdhëroi që ai fshat i milingonave të digjet,
atëherë All-llahu i shpalli atij: A pse të kafshoi një milingonë ti e dogje një
ummet nga ummetet të cilat e madhërojnë All-llahun 167 . Edhe nëse në hadith
është për qëllim ummeti i tij (s.a.v.s.) tek i cili ai u dërgua nuk ekziston asgjë në të
që mohon pyetjen në varr të ummeteve të tjera. Madje përmendja e tyre mund të jetë
lajm se ata do të pyeten në varret e tyre dhe se kjo nuk është veçanti e atyre që ishin
para tyre duke treguar kështu vlerën dhe nderin e këtij ummeti ndaj ummeteve të
tjera.
Këtu mund të përmendet edhe thënia e të Dërguarit (s.a.v.s.): “Mua më është
shpallur se ju sprovoheni në varret tuaja”.
Poashtu lajmërimi i tij për thënien e dy melekëve: “Çfarë ishte ky njeri që u
dërgua te ju?” është lajmërim i ummetit të tij për atë që do të sprovohen me të në
varret e tyre. Sipas asaj që duket, All-llahu e di më së miri, çdo pejgamberi i ndodhë
një gjë e tillë me ummetin e tij dhe se ata dënohen në varret e tyre pasi të jenë pyetur
dhe të është ngritur argumenti kundër tyre, poashtu do të dënohen në Ahiret pasi të
jenë pyetur dhe të jetë ngritur argumenti, All-llahu i madhëruar e di më së miri.
ÇËSHTJA E TREMBËDHJETË
A SPROVOHEN FËMIJËT NË VARRET E TYRE?
Dijetarët dhanë dy mendime: Ekzistojnë dy aspekte të pasuesve të imam Ahmedit.
Argument i atyre që thanë se ata pyeten është se: Namazi dhe lutja duhen të bëhen
për ta, në atë lutje kërkohet që të ruhen nga dënimi dhe sprova e varrit sikurse e
përmendi këtë imam Maliku në “El-Muvetta’ë” nga Ebu Hurejre (r.a.) se i Dërguari
(s.a.v.s.) ia fali namazin e xhenazes një fëmije dhe në lutjen e tij tha: O All-llah
mbroje atë nga dënimi i varrit (e transmetoi imam Ahmedi në “El-Musned”
3/491). Morën për argument edhe atë që e transmetoi Ali Ibn Ma’bedi nga Aishja
(r.a.) se kaloi afër saj xhenazja e një fëmije dhe ajo qajti, e dikush i tha: Çfarë të bëri
të qashë oj nëna e besimtarëve? Qajta për këtë fëmijë nga mëshira për shtrëngimin e
varrit. Poashtu morën argument atë që transmetoi Hennad Ibnus-Sirriu se na tregoi
Muavije nga Jahja Ibn Seidi nga Seid Ibnul-Musejjibi nga Ebu Hurejre (r.a.) se tha
ai ia falte namazin e xhenazes fëmiut i cili ka marrë frymë edhe pse ai nuk ka bërë
asnjë mëkat e thoshte: O All-llah, strehoje atë nga dënimi i varrit. Thanë: All-
llahu i madhëruar do tu plotësojë atyre mendjet e tyre që t’i njohin pozitat e tyre dhe
se do të inspirohen me përgjigjen për atë që pyetën. Thanë: Këtë e argumentuan
hadithe të shumta të cilat sinjalizojnë se ata sprovohen në Ahiret, e këtë e përmendi
El-Esh’ariu edhe nga Ehlus-Sunneti. E nëse ata sprovohen në Ahiret, atëherë nuk ka
pengesë që ata të sprovohen edhe në varre.
Disa të tjerë thanë: Pyetja i bëhet atij që kupton, kështu që pyetet se a besoi në të
Dërguarin dhe a ju bind atij apo jo? I thuhet: Çfarë thua për këtë njeri që u dërgua te
ju? Sa i përket fëmiut i cili nuk mund t’i dallojë gjërat në asnjë aspekt si mund t’i
thuhet se çfarë thua për këtë njeri që u dërgua te ju, po edhe sikur t’i kthehet mendja
167 E transmetoi Buhariu (3019, 3319), Muslimi në “Es-Selam” (148-150) dhe Ahmedi në “El-Musned”
(16/8115) nga Ebu Hurejre (r.a.).