Page 76 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 76

ajo  është  shpëtuese  që  e  shpëton  nga  dënimi  i  varrit” 149 .  Tirmidhiu  tha:  Ky
                      hadith është i mirë por i panjohur.
                      Transmetuam në Musnedin e Ibn Humejdit   150  nga Ibrahim Ibnul-Hakemi nga babai i
                      tij Ikreme nga Ibn Abbasi (r.a.) se i tha një njeriu: A të stolisi me një hadith që do të
                      gëzohesh me të? Ai i tha: Gjithsesi? I tha: Lexoje “Tebarekel-ledhi bijedihil-mulk ve
                      huve  ala  kul-li  shej’in  kadir  (sureja  El-Mulk)”,  mësoje  përmendësh,  mësojau  atë
                      familjes,  fëmijve  tu  dhe  fëmijve  të  fqinjëve  sepse  ajo  është  shpëtuesja  dhe
                      diskutuesja e cila do të diskutoj në Ditën e Kijametit para Zotit të saj për lexuesin e
                      saj, ajo do të kërkoj nga Zoti i saj që ta shpëtoi atë nga dënimi i Zjarrit nëse është në
                      gjoksin e tij dhe me të All-llahu do ta shpëtoi pronarin e saj nga dënimi i varrit. I
                      Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “Do të dëshiroja që ajo të gjindet në zemrën e
                      çdo njeriu të ummetit tim”.
                      Ebu Omer Ibn Abdul-Birr tha: Është vërtetuar nga I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) se
                      tha: “Një sure e cila i ka tridhjetë ajete ndërmjetësoi për pronarin e saj derisa
                      ai u falë: Tebarekel-ledhi bijedihil-mulku (El-Mulk)” 151 .
                      Në Sunenin e Ibn Maxhes  152  transmetohet në një hadith të ngritur (merfu’ë) nga Ebu
                      Hurejre (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Ai që vdes nga sëmundja e barkut do të
                      vdes shehid, do të sigurohet nga sprova e varrit dhe do të furnizohet me ushqim
                      të Xhennetit mëngjes e mbrëmje”.
                      Në Sunenin e Nesaiut 153  transmetohet nga Xhami’ë Ibn Sheddadi se tha: E dëgjova
                      Abdullah Ibn Jeshkerin duke thënë: Isha duke ndejtur me Sulejman Ibn Surren dhe
                      Halid Ibn Arfetan, me atë rast e përmendën një njeri që kishte vdekur nga sëmundja
                      e barkut dhe dëshironin që të kishin dëshmuar xhenazen e tij, e i thanë njëri-tjetrit: A
                      nuk tha i Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.): “Atë që e mbytë barku i tij nuk do të
                      dënohet në varrin e tij”.
                      Ebu Davud Et-Tajalisi në Musnedin e tij tha: Na tregoi Shu’beja, më tregoi Ahmed
                      Ibn Xhami’ë Ibn Sheddadi se babai i tij tha: E përmendi rastin e njejtë, por shtoi:
                      Tjetri i tha: Gjithsesi.
                      Transmetoi  Tirmidhiu 154   nga  Rebia  Ibn  Sejf  nga  Abdullah  Ibn  Amri  i  cili  tha:  I
                      Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: “Nuk ka asnjë musliman i cili vdes në ditën e
                      xhuma apo në natën e xhumas përveçse All-llahu do ta mbrojë nga sprova e
                      varrit”, Tirmidhiu tha: Ky hadith është i mirë por i panjohur dhe nuk është zingjiri i
                      tij i lidhur. Rebia Ibn Sejfi transmeton nga Ebi Abdurrahman El-Habli nga Abdullah
                      Ibn Amri, ndërsa nuk dihet se Rebia Ibn Sejfi ka dëgjuar nga Abdullah Ibn Amri,
                      përfundoi.
                      I urti Tirmidhi e transmetoi këtë hadith edhe nga Rebia Ibn Sejfi nga Ijjad Ibn Ukbe
                      El-Fihriu nga Abdullah Ibn Amri.




                  149
                     I saktë. E transmetoi Tirmidhiu (2890), Ebu Neimi në “El-Hilje” (3/81), hadithet e saktë të Albanit
                  (3/131, 1140).
                  150
                     I dobët. E transmetoi Abd Ibn Humejdi në “El-Muntehab” nga Musnedi I Ibn Abbasit r.a. (f. 206-207,
                  h. 603). Them: Në këtë transmetim gjindet Ibrahim Ibnul-Hakem Ibn Ibban për të cilin Ibn Muini, Nesaiu,
                  El-Ukajli, Ebu Zer’a dhe El-Xhurxhani thanë se është I dobët.
                  151  I mirë. E transmetoi Tirmidhiu (2891), Ibn Maxhe (3786), Ahmedi në “El-Musned” (2/299, 321) dhe
                  Hakimi në “El-Mustedrek” (2/497).
                  152  Shumë I dobët. E transmmetoi Ibn Maxhe (1615), Ibn Adiji në “El-Kamil” (2/450), Hadithet e dobëta
                  të Ibn Maxhes (355), El-Mishkah (1595) dhe Hadithet e dobëta e Albanit (4661).
                  153  I mirë. E transmetoi Nesaiu në “El-Xhenaiz” (4/98), Tirmidhiu (1064) dhe tha: Ky hadith është I mirë
                  I panjohur dhe është transmetuar nga ky aspekt.
                  154   I  dobët.  E  transmetoi  Tirmidhiu  (1074)  dhe  Ahmedi  në  “El-Musned”  (2/169)  dhe  në  hadith  ka
                  ndërprerje.
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81