Page 73 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 73

edhe nëse e tha të vërtetën, e kjo na tërheqë vërejtjen se ai që hedhë armiqësi në mes
                      njerëzve  përmes  gënjeshtrës,  dëshmisë  së  rrejshme  apo  shpifjes  ka  dënim  më  të
                      madh  dhe  se  në  mospastrimin  nga  derdhja  e  ujit  i  tërhiqet  vërejtja  atij  që  e  lë
                      namazin, e që pastrimi nga derdhja e ujit është një prej obligimeve të tij, se do të
                      dënohet me dënim më të madh. Në transmetimin e Shu’bes I Dërguari (s.a.v.s.) tha:
                      “...njëri nga ata hante mishërat e njerëzve”, ky është ai që bënë gibet (i përmend
                      njeriut atë që e urren), kurse i pari është bartësi i fjalëve (en-Nemmam). Poashtu më
                      herët përmendëm transmetimin e Ibn Mes’udit (r.a.) për atë që u godit me kamxhik
                      dhe iu mbush varri me zjarr sepse kishte falur një namaz pa abdest dhe kishte
                      kaluar pranë një njeriut që i bënin zullum kurse ai nuk i kishte ndihmuar.
                      Më  herët  kemi  përmendur  hadithin  e  Semures  (r.a.)  në  Sahihun  e  Buhariut 144   ku
                      përmendët dënimi i atij që e thotë një rrenë dhe ajo arrinë horizontet, dënimi i
                      atij që ka lexuar Kur’anin por natën ka fjetur dhe ditën nuk ka punuar me të,
                      dënimi i prostitutëve e prostituteve dhe dënimi i ngrënësit të kamatës sikurse i
                      kishte parë I Dërguari (s.a.v.s.) në jetën e Berzahut.
                      Poashtu  kemi  përmendur  hadithin  të  cilin  e  transmetoi  Ebu  Hurejre  (r.a.)  ku  u
                      përmend shtypja e kokave me gurë të atyre që nuk bënin sexhde (nuk faleshin),
                      ecja  e  atyre  që  nuk  e  dhanë  zeqatin  mbi  therra  helmuese  dhe  mbi  pemën
                      Zekkum, ata që hanin mishin e kalbur me erë të keqe si shkak i prostitucionit
                      të tyre dhe ata që u shkëputeshin buzët e tyre me dana të hekurit si shkak i
                      fjalëve e ligjëratave të tyre trazuese.
                      Gjithashtu kemi përmendur hadithin e Ebu Seidit (r.a.) dhe dënimin e kryersve të
                      atyre  krimeve,  që  disa  kishin  barqet  e  tyre  sa  shtëpia  dhe  të  cilët  ishin  në
                      vendshkeljet e ushtrisë së Faraonit, e ata janë ngrënësit e kamatës, disa prej
                      tyreve  u  hapeshin  gojët  dhe  u  mbusheshin  ato  me  zjarr  i  cili  u  dilte  nga
                      mbrapa,  e  ata  ishin  ngrënësit  e  pasurisë  së  jetimit,  disa  prej  tyre  ishin  të
                      vjerrura për gjinjët e tyre, e ato janë laviret, disa prej tyre hanin mishrat e tyre
                      që u këputeshin nga pjesët e tyre të trupit, e ata ishin gibetxhinjët dhe disa prej
                      tyre kishin thonjë të bakrit me të cilët gërvishnin fytyrat e gjoksat e tyre, e ata
                      ishin ata të cilët preknin moralin e njerëzve.
                      I  Dërguari  (s.a.v.s.)  tregoi  për  pronarin  e  batanijes  të  cilën  e  kishte  marrë  nga
                      plaqkat e luftës se si i ndizet zjarr në varrin e tij dhe ai kishte të drejtë në to, e si
                      mund  të jetë  puna me atë  që bënë  zullum në  atë  që  nuk  është  e drejtë  e tij. Pra,
                      dënimet e varrit rezultojnë nga gjynahet e zemrës, syrit, veshit, gojës, gjuhës, barkut,
                      organit  seksual,  dorës,  këmbës,  dhe  trupit  në  përgjithësi.  Bartësi  i  fjalëve,
                      gënjeshtari,  gibetxhiu, dëshmuesi i rrejshëm, shpifësi ndaj atij që është  i martuar,
                      hedhësi në trazira, thirrësi në risi, ai që thotë për All-llahun dhe të Dërguarin e Tij
                      atë  që  nuk  e  di,  llomotitësi,  ngrënësi  i  kamatës,  ngrënësi  i  pasurisë  së  jetimëve,
                      ngrënësi  i  haramit  si  ryshfeti  e  të  ngjashme,  ngrënësi  i  pasurisë  së  vëllaut  të  tij
                      musliman  pa  të  drejtë  ose  të  atij  që  është  me  kontratë,  konsumuesi  i  alkoolit,
                      ngrënësi  i  kafshatës  së  pemës  së  mallkuar,  prostitutët,  homoseksualët,  vjedhësi,
                      tradhtari,  mashtruesi,  hilegjia,  marrësi,  dhënësi,  dëshmitarët,  lejuesi  dhe  atij  që  i
                      lejohet kamata, ai që bën dredhi në rënien e obligimeve të All-llahut dhe në bërjen e
                      ndalesave të Tij, dëmtuesi i muslimanëve dhe pasuesi i avreteve të tyre, gjykuesi me
                      atë që nuk e ka zbritur All-llahu, ai që përgjigjet pa atë që e ka zbritur All-llahu,
                      ndihmuesi në gjynahe dhe armiqësi, vrasësi i atij që All-llahu e ka ndaluar, ateisti në
                      Qabe, mohuesi i realitetit të emrave dhe cilësive të All-llahut, ai që i jepë përparësi
                      mendimit, shijes dhe sjelljes së tij para Sunnetit të Dërguarit të All-llahut (s.a.v.s.),


                  144
                     E transmetoi Buhariu (7047) dhe Ahmedi në “El-Musned” (5/9).
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78