Page 67 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 67

u prenin kokat dhe u bërtitnin atyre ndërsa muslimanët pranë tyre nuk i shihnin e as
                      nuk i dëgjonin ata. Pra, All-llahu i madhëruar u ka fshehur njerëzve shumë gjëra që
                      ndodhin  mes  tyre  në  këtë  botë  dhe  pastaj  Xhibrili  (a.s.)  i  lexonte  dhe  i  mësonte
                      Kur’anin 137  të Dërguarit (s.a.v.s.) kurse të pranishmit nuk e dëgjonin atë.
                      Pra, si mund të refuzoj ai që njeh All-llahun e madhëruar dhe vërteton fuqinë e Tij
                      se Ai i vepron disa gjëra nga të cilat i largon shikimet e disa krijesave të Tij nga
                      urtësia dhe mëshira e Tij  për ta, sepse ata nuk mund  të  përballojnë  shikimin  dhe
                      dëgjimin e tyre dhe se njeriu është shumë i dobët në shikimin dhe dëgjimin e tij që
                      të  qëndrojë  para  përjetimit  të  dënimit  të  varrit,  e  ka  shumë  njerëz  të  cilëve  u
                      mundësoi  All-llahu  të  dëshmojnë  atë  por  u  alivanosën  dhe  një  kohë  të  gjatë  e
                      humbën shpresën për këtë jetë, madje disa edhe vdiçën nga frika, e si pra mund të
                      refuzohet nga urtësia hyjnore shtrirja e një mbulese që ndërhyn në mes el-mukel-
                      lifinëve (të ngarkuarve me obligime) dhe në mes shikimit të asaj që kur tu heqet
                      mbulesa do ta shohin atë me sytë e tyre.
                      Nëse njeriu  ka mundësi t’i bëjë  disa  gjëra  që  konsiderohen të  çuditshme, atëherë
                      çfarë të themi për Atë që është i fuqishëm për çdo gjë. A ka mundësi që një çështje e
                      Berzahut të krahasohet me atë që njerëzit e shohin në këtë botë, kjo nuk është tjetër
                      përveçse injorancë e pastërt, devijim, përgënjeshtrim i më të sinqertit dhe pamundësi
                      e Zotit të botëve, e s’ka dyshim se kjo është padituria dhe padrejtësia më e madhe.
                      Nëse ndonjëri nga ne ka mundësi të zgjerojë varrin dhjetë kut, njëqindë kut, më të
                      gjatë, më të gjërë e më të thellë dhe këtë ta fshehë nga njerëzit që ta shohin vetëm
                      ata  që  ai  dëshiron,  si  pra  nuk  ka  mundësi  Zoti  i  botëve  t’ia  zgjerojë  atë  sa  të
                      dëshirojë dhe atij që Ai dëshiron pastaj këtë ta fshehë nga sytë e njerëzve kështu që
                      njerëzit ta shohin atë të ngushtë derisa ai është shumë i gjërë, me aromë shumë të
                      bukur, me dritë të madhe dhe këtë ata të mos e shohin.
                      Sekreti i kësaj çështje është se gjërësia, ngushtësia, ndriçimi, gjelbërimi dhe zjarri
                      nuk janë nga lloji i asaj që ne dimë në këtë botë. All-llahu i madhëruar u bëri të
                      mundur njerëzve të shohin në këtë botë atë që është në të dhe prej saj kurse sa i
                      përket çështjes së ahiretit (botës së ardhme) e mbuloi atë me një mbulesë që kështu
                      vërtetimi i saj dhe besimi në të të jetë shkak për lumturinë e tyre, e kur të zbulohet
                      mbulesa nga ata ajo atëherë shihet me sytë e tyre. Sikur i vdekuri të jetë i vendosur
                      në mes të njerëzve kjo nuk pengon që të vinë dy melekët e ta pyesin atë pa vërejtur
                      ata që janë prezent dhe ai të përgjigjet pa dëgjuara ata fjalët e tij, pastaj ata do ta
                      godasin  atë pa e vërejtur ata që janë prezent. Ndodhë që ndonjëri nga ne të flejë
                      pranë shokut të tij dhe të dënohet në gjumë, të goditet apo të ndijë dhimbje kurse ai
                      që është i zgjuar të mos ketë për këtë kurrfarë lajmi derisa kanë mbetur shenjat e
                      goditjes dhe dhimbjeve në trupin e tij.
                      Nga padituria më e madhe është edhe bindja se meleku nuk mund të qajë tokën dhe
                      gurin derisa All-llahu i madhëruar i ka bërë ata për të si ajrin për shpendët. Nëse ata
                      janë të pamundur për trupat e trashë kjo nuk do të thotë u ndalohet hyrja shpirtrave
                      të  lehtë  dhe  kjo  a  nuk  është  përveçse  analogjia  më  e  prishur.  Me  kështu  dhe  të
                      ngjashme janë përgënjeshtruar pejgamberët (alejhimus-selam).
                      KAPITULL
                      Çështja  e  tetë:  Është  e  pamundur  që  shpirti  të  kthehet  në  të  gozhduarin,  të
                      fundosurin dhe të djegurin dhe ne të mos e ndiejmë këtë sepse ai kthim është një lloj
                      tjetër që ne nuk jemi mësuar me të, e ti sheh atë që ka humbur vetëdijen, të heshturin
                      dhe të hutuarin të gjallë, shpirtrat e tyre janë me ta kurse ti nuk e ndien jetën e tyre.
                      Poashtu atij që i janë shkapërderdhur pjesët nuk është pengesë ndaj Atij që është i


                  137
                     E transmetoi Buhariu (6), Fet’hul-Bari (1/40) dhe Tirmidhiu (3634).
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72